18 July 2020
18.07.2020 - Qendra Trajnuese për Avokatë në bashkëpunim me USAID-in - Projektin e Drejtësisë komerciale, kanë organizuar trajnimin me temë: "Zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve - Ndërmjetësimi”
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin avokatët e regjionit të Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajt.
Numri i avokatëve të pranishëm në këtë trajnim virtual ishte: 72.
Ligjërues të këtij trajnimi ishte: Z.Isuf Jahmurataj, ndërmjetësues i licensuar.
Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 kredi ) do të numërohen kredi të AVLO-së.
QTA, do të vazhdoj në mbajtjen e aktiviteteve të tilla, në ditët dhe javët në vijim me regjione të tjera në mënyrë rotative