15 November 2023
15.11.2023, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, së bashku me kryetarin e DR Gjilan z. Fadil Sinanaj, ka pritur në takim kryetarin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, z. Maksim Haxhia dhe Drejtorin Ekzekutiv të Dhomës, z. Edmond Konini.
Ndër temat e diskutuara në këtë takim, ishte edhe Marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë për sektorin e drejtësisë përkatësisht të profesioneve të lira, e më konkretisht problemet dhe sfidat të cilat rrjedhin nga kjo marrëveshje.
Ky diskutim vjen për arsye të nevojës për të qartësuar pozicionin e OAK-së dhe DHASH-it, karshi avokatëve të të dyja vendeve, si dhe për shkak të interesit tepër të madh të avokatisë por edhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi.