KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokati Fadil Sinanaj zgjedhet Kryetar i Degës Regjionale në Gjilan

30 May 2023

ekipi

Gjilan, 30.05.2023 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjilan, mbajti Kuvendin e Jashtëzakonshëm zgjedhor në të cilin janë zgjedhur kryetari dhe nënkryetari, i kësaj Dege, në mandat plotësues, pasi këto dy pozita kishin mbetur vakante. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 63 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend, nga 105 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë.

Kuvendin e hapi me një fjalë rasti Kryetari i OAK-së z. Behar Ejupi, i cili përshëndeti punimet e këtij Kuvendi, duke uruar që procesi zgjedhor të shkoj në mënyrë sa më demokratike, duke theksuar se Oda e Avokatëve të Kosovës duhet të jetë në funksion të zbatimit të misionit të saj.

Avokatët e Degës Regjionale në Gjilan, vendosen përmes votimit të fshehtë, se deri në përfundim të mandatit këtë Degë do ta udhëheq avokati Fadil Sinanaj, i cili u zgjodh kryetar i Degës me shumicë votash, ndërsa kundër kandidat ishte avokati Hamdi Jashari.

Nënkryetar i Degës Regjionale në Gjilan u zgjodh avokat Mustafë Nuhiu pas votimit, ndërsa pretendent për këtë pozitë ishte i propozuari avokati Edison Simani.