KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Jashar Lokaj nga Deçani

26 May 2023

ekipi

Deçan, 26.05.2023 – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Jashar Lokaj.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 26.05.2023 (e premte) në ora 16:00, në varrezat e fshatit Pobërgjë në drejtim të rrugës për Voksh.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij, do të mbahet mbledhje komemorative në sallën e Asamblesë komunale në Deçan, me datë 26.05.2023 në ora 13:00.

Avokati Jashar, u lind me 10.08.1950, në Deçan. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1977, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 2002.

Avokati Jashar, ushtroi profesionin e avokatit që nga data 26.03.2003, me seli të zyrës në Deçan.