16 April 2023
16.04.2023, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit ortodoks, me rastin e festës së Pashkëve.
Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve ortodoks, Festën e Pashkëve Ortodokse.
Duke e vlerësuar këtë ditë festive, Dita e Pashkëve Ortodokse le të shërbejë si ditë e cila na afron të gjithëve, ditë e tolerancës fetare dhe mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit.
Me respekt,
Av. Behar Ejupi, Kryetar
Oda e Avokatëve të Kosovës