20 February 2023
16-18.02.2023, Vjenë - Me ftesë të Kryetarit të Odës së Avokatëve të Austrisë, Dr. Armenak UTUDJIAN, delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës, i prirë nga Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, si dhe z. Admir Salihu avokat në Ferizaj, morën pjesë në Konferencën e 51 të Presidentëve të Odave të Evropës dhe shoqërive të avokatëve nga vendet tjera.
Konferenca këtë vit zhvilloj punimet me temën: “Sa ndikon transparenca në shtetin e së drejtës?”.
Në këtë Konferencë të rregullt vjetore, ishin të pranishëm shumë Presidentë (Kryetarë) dhe përfaqësues të Odave të ndryshme të shteteve të Evropës, me ç ‘rast delegacioni i Kosovës, u takua me shumë përfaqësues dhe krerë të avokatëve nga shtete të ndryshme, e po ashtu edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të IBA-së, z. Jörg Menzer, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe mirëpritur të njëjtit në vizita eventuale në Kosovë.