KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Përfundoj trajnimi për Përgatitje të Provimit të Jurisprudencës, certifikohen pjesëmarrësit

22 January 2023

ekipi

Prishtinë, 23.01.2023 - Sot përfundoj trajnimin grupi i radhës për Përgatitje të Provimit të Jurisprudencës.

Në ceremoninë e përfundimit të trajnimit morën pjesë Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Besim Curri, derisa në ditën e fundit të trajnimit u ligjërua lënda e drejta Familjare dhe Trashëgimore, nga z. Adem Vokshi, avokat në Prishtinë.

Kryetari i OAK-së, z. Ejupi, fillimisht deklaroj se Oda e Avokatëve të Kosovës mbetet e përkushtuar që edhe në të ardhmen të organizoj trajnime të tilla për juristët e rinjë, duke përzgjedhur ligjëruesit më të mirë të mundshëm, krejt me qëllim të ngritjes dhe avancimit profesional të  mëtutjeshëm të gjeneratës se re dhe jo vetëm.  

Drejtori Ekzekutiv, z. Curri, tha se vlerësimet, komentet, sugjerimet dhe plotësimet eventuale rreth trajnimit nga pjesëmarrësit janë shumë me rëndësi për Odën e Avokatëve, me qëllim të përmirësimit eventual të trajnimit  ne të ardhshëm dhe për gjeneratat qe vijnë.

Ai pasi falënderoj pjesëmarrësit për komentet e tyre potencoj se nga formularët e vlerësimit rezulton se kandidatet janë të kënaqur me kushtet dhe ligjëruesit, gjithmonë duke pasur parasysh se të njëjtit janë vlerësuar lartë, por edhe trajnimi është vlerësuar pozitivisht në përgjithësi.

Oda e Avokatëve të Kosovës, do të vazhdoj me organizimin e trajnimit të radhës andaj fton të gjithë të interesuarit, që të paraqiten në Odën e Avokatëve të Kosovës, për të vijuar trajnimin e radhës që do të organizohet shumë shpejt dhe ku ligjërues do të jenë profesionistët më të mirë që ka sistemi juridik i Kosovës.

Për të qenë pjesë e trajnimit për përgatitje të provimit të jurisprudencës, Ju mund të dërgoni kërkesën përmes e-mail: info@oak-ks.org ose Tel: 038/610-101. Në kërkesë shkruani kontaktet e juaja (Emrin/mbiemrin, numrin e telefonit, e-mail adresën), pastaj stafi i OAK-së do ju informon me detajet tjera shtesë.