KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Habib (Jusuf) Hashani

17 January 2023

ekipi

17.01.2023, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Habib Hashani. Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër me datë 18.01.2023 (e mërkurë) në ora 13:00 në varrezat e Hashanëve, Obiliqi i Vjetër

Avokati Habib, u lind me 14.09.1939, në Obiliq. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Beogradit në vitin 1962, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me date 15.02.1968 në Prishtinë.

Avokati Habib, ushtroi profesionin e avokatit që nga data 05.09.2001, me seli të zyrës në Prishtinë.