Dega Regjionale në Mitrovicë, mbajti Kuvendin e rregullt vjetor
24 December 2022
23.12.2022, Mitrovicë – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Mitrovicë, mbajti Kuvendin e rregullt vjetor.
Kuvendin e hapi me një fjalë rasti Kryetari i DR Mitrovicë z. Vehbi Beqiri, derisa u diskutuan shumë çështje të cilat i preokupojnë avokatët nga regjioni i Mitrovicës. Kuvendi pas diskutimeve miratoi këto konkluzione:
- Përkundër integrimit të sistemit gjyqësor vazhdon të jetë gjendja e rëndë në regjion dhe atë kryesisht në mosfunksionimin gjykatës dhe në zgjedhjen e rasteve të shumta që janë në pritje si në fushën civile dhe penale;
- Është e domosdoshme ndërhyrja e KGJK-së dhe KPK-së, në zgjedhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e regjionit të Mitrovicës që lëndet e tyre presin një kohë të gjatë për tu trajtuar nga viti 2002 e tutje;
- Mbështetet Qëndrimi i Kryesisë se Degës se OAK-së dhe KD të OAK-së për ndërhyrjen e shpejtë nga KGJK dhe KPK që të emërohen gjyqtarë dhe prokurorë në numrin e parapara ngase mungojnë se paku mbi 20 pozita që akoma nuk janë plotësuar me vite.
- Transparenca e trajtimit të lëndëve të jete e qasshme për të gjithë në veçanti trajtimi i lëndëve sipas viteve dhe përparësisë së tyre.
- Të rishqyrtohen rastet, Prokuroria i procedon të pandehurit pa praninë e mbrojtësit apo atë e fton në momentin e fundit dhe nuk merr përsipër shpenzimet e rasteve kur avokati mbrojtës prezanton sipas thirrjes.
- Tarifa e shërbimeve të OAK-së “Ex-officio” të rriten dhe ato të zbatohen nga të gjitha organet dhe për të gjitha shërbimet.
- Heqja e limitit për pagesë në prokurori dhe gjykata në rastet “sipas detyrës zyrtare”
- Anëtarësia vjetore të zvogëlohet në 200 euro në vit dhe ajo të paguhet me tri këste gjate vitit.
- Dega e Mitrovicës kërkon nga Kuvendi i OAK-së dhe Këshillit Drejtues i OAK-së që pas për bazë gjendjen e krijuar pas largimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve serb, anëtarësia për vitin 2023 të jetë në vlerën deri në 50% për Regjionin e Mitrovicës.
- Sa i përket thirrjeve “sipas detyrës zyrtare” qëndrim unanim ishte që të trajtohen të gjithë avokatët e Regjionit në mënyrë të barabarte.
