KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Ndihma Juridike për Azilkërkuesit dhe Refugjatët – Korniza ligjore dhe praktikat”

19 November 2022

ekipi

Me datë 19 Nëntor 2022, (E shtune) në Restaurant “Rron” në Prishtinë, Oda e Avokatëve të Kosovës respektivisht Qendra Trajnuese për Avokatë, në bashkëpunim me UNHCR - Zyra e Shefit të Misionit dhe Programin për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K), në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO), ka organizuar  seminar me temën: “Ndihma Juridike për Azilkërkuesit dhe Refugjatët – Korniza ligjore dhe praktikat”

Numri i të pranishmëve në këtë seminar ishte: 20

Ligjërues i këtij seminari ishte: z. Memli Ymeri – CRP/K.

Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (5 kredi ) do të numërohen kredi të AVLO-së