KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Trajnim për mbrojtjen nga shpifja - standardet vendore dhe ndërkombëtare

18 May 2022

ekipi

17 dhe 18 Maj 2022, Gjilan – Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, kanë organizuar trajnim dy ditorë me Avokatët dhe atë me datë 17 dhe 18 Maj 2022, me temën: “Mbrojtja nga shpifja - standarde vendore dhe ndërkombëtare".

Ky trajnim, është hapur nga znj. Albulena Ukimeraj, Koordinatore e Qendrës Trajnuese për Avokatë – OAK, vazhduar me prezantimin e projektit nga znj. Gresa Musliu, Zyrtare e Lartë e projektit, Këshilli i Evropës, zyra në Prishtinë dhe ka vijuar me prezantimin e trajnuesve që kanë qenë: Flutura Kusari, eksperte ndërkombëtare e Këshillit të Evropës dhe Leutrim Ademi, ekspert vendor i Këshillit të Evropës, trajnues i certifikuar nga JUFREX II.

Në ditën e parë, janë trajtuar këto tema dhe nën tema:

  • Prezantim i konceptit të lirisë së shprehjes;
  • Hyrje në lirinë e shprehjes -(legjislacioni vendor, KEDNJ, testi 3 hapësh)
  • Shpifja dhe mbrojtja e reputacionit - (legjislacioni vendor dhe rastet gjyqësore vendore)
  • Shpifja dhe mbrojtja e reputacionit e figurave publike dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e gazetarëve (Standardet e GjEDNj-së);
  • Shpifja dhe mbrojtja e reputacionit e figurave publike dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e gazetarëve (Standardet e GjEDNj-së), duke e përmbyllur ditën e parë me pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit.

Dita e dytë e trajnimit ka filluar me temën:

  • Roli i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisionit të Pavarur për Media në zbutjen e dëmtimit të reputacionit, duke vazhduar më tutje me Paditë Strategjike, kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), janë prezantuar buletinet për Lirinë e Shprehjes:
  • Zhvillimet e fundit në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për lirinë e shprehjes.

Trajnimi ka vijuar me një Rast studimor dhe punë në grupe duke aplikuar standardet

ndërkombëtare në praktikë.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 11 Avokatë.

Në fund të këtij sesioni trajnues dy ditorë, Avokatët janë certifikuar.