KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryesia e Degës Regjionale të OAK-së në Prizren, u prit në takim nga Kryetarja e re e Gjykatës Themelore në Prizren

11 May 2022

ekipi

Prizren, 11.05.2022 – Kryesia e Degës Regjionale të OAK-së në Prizren, në përbërje të Kryetarit z. Hajrip Krasniqi, Nënkryetarit z. Visar Ostrozubi dhe Sekretarit z. Fitim Shporta, u pritë në takim nga Kryetarja e posa zgjedhur e Gjykatës Themelore në Prizren znj. Shpresa Rada-Emra.

Kryetari i Degës, z. Hajrip Krasniqi, në emër të Degës, uroj Kryetaren znj. Emra, për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Gjykatën Themelore në Prizren, në kuadër të autorizimeve ligjore për interes të përbashkët, për të dy institucionet, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punën institucionale.

Kryetarja znj. Emra në emër të Gjykatës Themelore paraprakisht falënderoj kryesinë, derisa theksoj se profesionalizmi, integriteti, rritja e përformancës dhe rritja e besueshmërisë së publikut, do të trajtohen me prioritet me të vetmin qëllim, arritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas, dhe llogaridhënës.

Kryetarja e Gjykatës premtoi se në të ardhmen do të organizojnë edhe takime tjera për të diskutuar problemet dhe për të gjetur zgjidhjet e duhura, në mes të Gjykatës Themelore dhe Odës së Avokatëve të Kosovës.