KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Trajnim Online: Kompensimi i Viktimave të Krimit

30 March 2022

ekipi

Prishtinë, 30.03.2022 – Qendra Trajnuese për Avokatë në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së Ambasadës Amerikane, organizoj dhe mbajti sesionin virtual me temë: “Kompensimi i viktimave të krimit".

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin avokatët e regjionit të Prishtinës.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë trajnim virtual ishte: 86.

Ligjëruese e këtij trajnimi ishte: znj. Nesrin Lushta, Gjyqtare e Gjykatës Supreme, njëherit Kryetare e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Në fillim të trajnimit, për një fjalë përshëndetëse u paraqit Kryetari i Odës, z. Behar Ejupi i cili përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe falënderoj Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për mbështetjen në mbajtjen e trajnimit me avokatët e Regjionit të Prizrenit, Ferizajit, Gjilanit dhe Prishtinë, duke theksuar rëndësinë e këtij trajnimi si dhe dëshirën për bashkëpunime të reja.  

Po ashtu, fjalën e mori z. John Hanley nga Ambasada Amerikane, i cili falënderoj Kryetarin e Odës, z. Behar Ejupi dhe Koordinatoren e Qendrës Trajnuese znj. Albulena Ukimeraj, për bashkëpunimin dhe organizimin e sesioneve të tilla, duke shtuar më tutje se Ambasada Amerikane ka mbajtur këto sesione të trajnimeve edhe me Gjyqtarët dhe Prokurorët, e duke përfshirë të gjithë profesionistët që punojnë në sistem të drejtësisë.

Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (2 kredi) do të numërohen kredi të AVLO-së.

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Ambasada Amerikane – Departamenti i Drejtësisë, do të shohin mundësinë për organizimin e sesioneve tjera edhe në fazat tjera të vitit.