KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Të drejtat e Refugjatëve dhe Azilkërkuesëve, Legjislacioni përkatës

09 October 2021

ekipi

Me datë 09.10. 2021, (e shtunë), në Restaurant “Rron”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) në mbështetje CRP/K dhe UNHCR-së, kanë organizuar trajnimin me temën: “Të drejtat e refugjatëve në Kosovë, Legjislacioni Nërkombëtar dhe Kombëtar”

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë trajnim ishte:12.

Ligjërues i këtij seminari ishte: Memli Ymeri (CRP/K - UNHCR) dhe Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në këtë trajnim janë trajtuar këto tema dhe nëntema:

  • Legjislacioni Ndërkombëtar për të Drejtat e Refugjatëve dhe Azilkërkuesve
  • Ligji për Azil , me fokus të veçantë në zbatimin e tij
  • Raste të ndryshme nga praktika si dhe përceptimi publik ndaj azilkërkuesve dhe refugjatëve

Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (5 kredi ) do të numrohën kredi të AVLO-së.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit janë çertifikuar.