KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Delegacioni i Odës së Avokatëve, mori pjesë në manifestimin e Ditës së Avokatisë në Slloveni

23 October 2021

ekipi

21-22.10.2021, Slloveni – Me ftesë të Odës së Avokatëve të Sllovenisë, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi së bashku me Kryetarin e Këshillit Mbikëqyrës, z. Jeton Osmani dhe z. Agron Kryeziu, avokat nga Malisheva, morën pjesë në manifestimin e ditës së Avokatisë në Slloveni.

Delegacioni i Odës së Avokatëve, mori pjesë edhe në eventet e organizuara për nderë të ditës së avokatisë në Slloveni, përkatësisht 150 vjetorin e themelimit, duke u takuar me delegacione të shumta të avokatëve nga Odat e Avokatëve në të gjithë Evropën.

Përmes këtyre takimeve, delegacioni i OAK-së, paraqiti të arriturat dhe rolin e Odës së Avokatëve të Kosovës, në sistemin e drejtësisë në Kosovë, e po ashtu duke krijuar ura bashkëpunimi duke synuar shkëmbimin e përvojave të ndërsjella.