KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokati në studio – “Angazhimi i avokatëve sipas detyrës zyrtare dhe roli i administratës së OAK-së”

19 October 2021

ekipi

Prishtinë, 19.10.2021 – Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Radiotelevizionit 21, për realizimin e emisionit javor “Avokati në studio”, në këtë javë u diskutua lidhur me temën: “Angazhimi i avokatëve sipas detyrës zyrtare dhe roli i administratës së OAK-së”.

Në këtë emision, prezantoj z. Besim Curri – Drejtor Ekzekutiv në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Emisioni synon që të bëjë sensibilizimin e publikut të gjerë për çështje të ndryshme juridike, të drejtat, detyrimet dhe procedurat ligjore.

Po ashtu, synohet që të paraqitet roli i avokatit në realizimin e këtyre të drejtave të qytetarëve, të garantuara me Kushtetutë dhe Ligj, detyrat dhe përgjegjësitë e tij, misioni i tij fisnik dhe profesional, bazuar në ligjet në fuqi dhe normativën tjetër të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Kliko Këtu