Ndërroj jetë avokati Besnik Blakaj nga Peja

03 Gusht 2021

03.08.2021, Pejë - Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Besnik Blakaj.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 03.08.2021 në fshatin Vrellë – Komuna e Istogut, në ora 17:00.

Avokati, Besnik Blakaj u lind më 06.07.1962 në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 08.09.1993, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 20.09.2003 në Prishtinë.

Avokati Besnik ushtroi profesionin e avokatit që nga data 11.11.2003, me seli të zyrës në Pejë.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha