Filloj projekti i bashkëpunimit të OAK-së dhe RTV 21, për realizimin e emisionit “Avokati në studio”

07 Shtator 2021

07.09.2021, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, në bashkëpunim me Radiotelevizionin 21, nga sot ka filluar transmetimin e drejtpërdrejtë të emisionit “Avokati në studio”. Ky emision do të realizohet çdo të martë nga ora 17:00.

Në këtë maratonë emisionesh prezent do të jenë avokatë të ndryshëm, me qëllim të shtjellimit të shumë çështjeve që janë me interes të opinionit publik, por edhe të vet avokatëve në përgjithësi.

Emisioni synon që të bëjë sensibilizimin e shoqërisë për të drejtat e qytetarëve, procedurat ligjore dhe rrugët që duhet të ndiqen për realizimin e tyre. Po ashtu, synohet që të paraqitet roli i avokatit në realizimin e këtyre të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe Ligj, detyrat dhe përgjegjësitë e tij dhe misioni i tij fisnik dhe profesional, bazuar në ligjet në fuqi dhe normativën tjetër të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Në këtë drejtim mysafiri i parë ishte Kryetari Behar Ejupi, ku temë e emisionit ishte “Avokatia si profesion dhe roli i Odës së Avokatëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë”.

Kryetari Ejupi, në këtë emision u përgjigj në pyetjet që kanë të bëjnë me përmirësimin e pozitës së avokatit, sfidat me të cilat ballafaqohen avokatët në Kosovë, pastaj mënyrën se si angazhohet avokati, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre etj.

Z. Ejupi, ftoj institucionet e vendit që të marrin parasysh kërkesat e Odës së Avokatëve të Kosovës, në nismat për ndryshim plotësim të ligjeve që prekin interesat e drejtësisë, si dhe ato që prekin interesin e drejtpërdrejtë të avokatisë.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni si më poshtë:

Kliko Ketu

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha