Kryetari Ejupi, mori pjesë në lansimin e Udhëzuesit “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare” të Gjykatës Supreme

23 Shtator 2021

Prishtinë, 23.09.2021 – Gjykata Supreme ka lansuar sot Udhëzuesin e veçantë “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Gjykata Supreme, pjesë e së cilës ishin edhe i ngarkuari me punë të Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, z. Nicolas Giacobbe, Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, mori pjesë edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, si dhe krerë të Institucioneve tjera të drejtësisë.

U theksua se ky Udhëzues, në fushën e politikës ndëshkimore përcakton rrugën më të thjeshtë për të marrë vendime më të mira, më të drejta dhe të arsyetuara mirë. Zbatimi i këtij Udhëzuesi shmang kthimin e rasteve në rigjykim dhe i ndihmon gjyqtarët me rastin e matjes së dënimit.

Udhëzuesi “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”, është realizuar me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe UNDP-së, ndërkaq ceremonia e lansimit është mbajtur me prani të kufizuar fizike, por me mundësi të përcjelljes përmes platformës online Zoom dhe ndjekjes direkte ‘live stream’, në faqen e Gjykatës Supreme në rrjetin social Facebook.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha