17 February 2024
17 Shkurt 2024, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, në emër të Kryetarit, z. Behar Ejupi, uron qytetarët e Republikës së Kosovës në këtë ditë të veçantë të 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Ky jubile është një moment i gëzimit dhe përkujtimit për të gjithë ne, pasi shënon rezultatin e sakrificës dhe përpjekjeve të shumë gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Është kjo dita kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kanë vetëm një dëshirë që shteti ynë të ketë prosperitet dhe të ardhme të ndritur për të gjithë.
URIME DHE SHËNDET!
Me respekt,
Behar Ejupi
Kryetar i OAK-së