KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Ejupi, mori pjesë në publikimin e raportit për zbatimin e Strategjisë së Sundimit të Ligjit në Praktikë

04 October 2023

ekipi

Prishtinë, 04.10.2023 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi mori pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të National Endowmend for Democracy (NED), në të cilën është publikuar raporti lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit (SSL).

Në këtë Konferencë, morën pjesë edhe Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pjesëmarrës nga institucionet që janë pjesë e strategjisë, përfaqësues të ambasadës Britanike në Kosovë, dhe përfaqësues të tjerë.

Në këtë raport është analizuar çështja e përmbushjes së aktiviteteve nga ana e Institucioneve që kanë pasur obligim t’i përmbushin aktivitetet e përcaktuara me SSL dhe Plan të Veprimit.

Kryetari Ejupi, fillimisht theksoj përkushtimin e Odës së Avokatëve të Kosovës, në përmbushjen e aktiviteteve të OAK-së, që dalin nga strategjia, derisa nuk u pajtua me të cekurat në këtë raport se OAK nuk ka përmbushur aktivitetet e parapara.

Më poshtë gjeni fjalimin e kryetarit të OAK-së në këtë tryezë.

Nuk kam pritur që në këtë raport të shkruhet diçka që në fakt është ndryshe për shkak se raportin do ta kem përpara dhe do t’i referohem faqes 13, por fillimisht do të mundohem që të jap një shpjegim për shkak të asaj që ne duhet fillimisht ta themi para anëtarësisë, ashtu siç e kam obligim si kryetar i OAK. Duke pas parasysh së OAK në mandatin tim është njoftuar nga Ministria e Drejtësisë në shtator të vitit 2022 për obligimet që rrjedhin nga Strategjia për OAK-në. Menjëherë kam autorizuar Drejtorin Ekzekutiv që të interesohet për këtë çështje, ashtu që me datën 22 shtator 2022 është mbajtur takimi i parë zyrtar, nga është kuptuar zyrtarisht se OAK në mandatin tim prej kur jam zgjedhur kryetar i Odës nga viti 2020, nuk është kontaktuar asnjëherë më parë për këtë çështje. Për këtë çështje, kemi reaguar edhe publikisht menjëherë. Përkundër se kemi reaguar edhe në deklaratën e Ministres me datën 27 shtator 2022 sepse mospjesëmarrja e Odës ka qenë për shkak se nuk është njoftuar nga Ministria. Andaj, ne nuk kemi pasur asnjë tendencë, asnjë qellim për shkak se ne si OAK kemi interes që të jepim kontributin. Kemi dije, kemi kapacitet në nivel publik, duke llogaritur me të gjithë avokatët që mund të dhënë shumë e që faktikisht kjo çështje edhe është dëshmuar që për shkak se prej takimit të parë në shtator të vitit 2022 deri në përfundim të vitit 2022, nga të dhënat që ne kemi pranuar, domethënë për një kohë rekorde kemi mbushur 50 për qind që kemi pasur ne si OAK. Ne jemi njoftuar se OAK nuk ka qenë e njoftuar nga viti 2016, në atë kohë kur ish Drejtori Ekzekutiv ka pasur takime, por që prej vitit 2016 nuk kanë vazhduar takimet. Se pse nuk kanë vazhduar nuk është çështje e jona sepse nuk i përket mandatit tim. Është me interes që të theksojë se OAK në vitin 2016 ka nxjerrë një rregullore që ka bërë këtë kualifikim me rekomandim të Ministrit të Drejtësisë, në prill të vitit 2017, kjo rregullore është pezulluar. Sa e di unë, në këtë rregullore ka qenë i angazhuar si ekspert nga OSBE-ja dhe z. Miftaraj i cili është prezent këtu dhe është në dijeni se kjo rregullore është pezulluar dhe kjo çështje është ende në proces gjyqësor dhe për këtë çështje, Gjykata e Shkallës së dytë ende nuk ka vendosur. Ne jemi në pritje. Nuk e kemi diskutuar ende në Këshill Drejtues deri sa të marrim një vendim të formës së prerë duke e ditur se është detyrim i joni të presim deri sa vendoset me aktgjykim të formës së prerë.”

Kryetari Ejupi po ashtu theksoj se :

Sa i përket obligimeve tona si OAK, unë ndjehem jashtëzakonisht mirë për sa i përket çështjes së transparencës sa i përket thirrjeve sipas detyrës zyrtare ku që nga janari i vitit 2022 në kohë rekorde brenda 40 sekonda e bëjmë publikimin e të gjitha thirrjeve”.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, me përkrahje të National Endowmend for Democracy, publikoi raportin lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit (SSL), në të cilin është analizuar çështja e përmbushjes së aktiviteteve nga ana e institucioneve që kanë pasur obligim t’i përmbushin aktivitetet e përcaktuara me SSL dhe Plan të Veprimit.