KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

35 kandidatë i nënshtrohen provimit nga Kodi i Etikës Profesionale

18 April 2023

ekipi

18.04.2023, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës mbajti provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë, të cilit iu nënshtruan 35 kandidatë.

Paraprakisht, me një fjalë rasti kandidatët i përshëndeti Kryetari i Odës, Behar Ejupi, i cili theksoi nevojën e përkushtimit të kandidatëve, për të arritur nivelet më të larta në zbatimin e Kodit të Etikës dhe përsëriti përkushtimin e Odës, drejtë mbrojtjes së interesave të të gjithë anëtarësisë, por edhe forcimit të sundimit të ligjit, në përgjithësi në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Më tutje, mbikëqyrjen e procesit të provimit e vazhdoj Komisioni vlerësues, në përbërje nga Florin Vërtopi, kryesues i Komisionit si dhe anëtarët Bardh Maksuti dhe Kemajl Ademaj. Po ashtu gjatë mbarëvajtjes së provimit mori pjesë edhe u.d. Drejtoresha Ekzekutive Vjollca Ajeti.

Oda e Avokatëve të Kosovës, uron të gjithë kandidatët të cilët kanë kaluar provimin, dhe ju dëshiron suksese në procedurat e mëtutjeshme të licencimit.