KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Ejupi, merr pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të Strategjisë së Sundimit të Ligjit

04 April 2023

ekipi

04.04.2023, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, ka marr pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të Strategjisë për Sundimin e Ligjit për të diskutuar rreth Raportit 1 vjeçar për zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Rregullat e Procedurës të strukturave institucionale të Strategjisë, si dhe Analizat e Politikave që i paraprijnë Planit të ri të Veprimit 2024 – 2026.

Para anëtarëve të Komitetit, në fjalimin e tij Kryetari Ejupi theksoj se nga rezultatet e këtij raporti, Oda e Avokatëve të Kosovës ka implementuar 50% të aktiviteteve të parapara, derisa raporti një vjeçar, për Odën në fakt është pasqyrim i gjysmës së dytë të vitit të kaluar, sepse Oda nuk ishte e njoftuar më herët për obligimet që kishte nga kjo Strategji dhe për këtë kishte bërë reagim publik. Ai ndër të tjera theksoj përkushtimin e Odës për përmbushjen e të gjitha aktiviteteve që dalin nga Strategjia, megjithëse disa prej tyre nuk do të mund të implementohen pa ndryshimet e caktuara ligjore. Kryetari Ejupi kërkoj nga Ministria e Drejtësisë që të sugjeroj ndryshimin e përbërjes së anëtarëve të Komitetit ashtu që edhe nga Oda e Avokatëve të jetë një anëtar.

Në këtë takim, diskutuan Ministrja Haxhiu, Kryesuesit e KGJK-së dhe KPK-së, si dhe pjesëmarrës të institucioneve tjera të sistemit të drejtësisë.