03 April 2023
Sot me datë 03 Prill 2023, në Hotel Emerald në Prishtinë, Oda e Avokatëve të Kosovës, në bashkëpunim me Misionin e EULEX në Kosovë dhe Këshillin e Evropës, organizuan trajnim me temën: “Mbrojtja gjyqësore e të drejtës së lirisë dhe sigurisë dhe e të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm: Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.
Për një fjalë rasti të pranishmëve i’u drejtuan, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, Shefi i EULEX në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark si dhe Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power.
Ligjërues i këtij trajnimi dy ditor është: Prof. Dr. Bekim Sejdiu - Profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe Ish Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
Ky trajnim do të zgjasë edhe nesër me datë 04.04.2023, derisa pjesëmarrësit në këtë trajnim do të fitojnë nga 5 kredi të AVLO-së, për secilën ditë të trajnimit.