KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Procedurat Alternative me theks të veçantë Ndërmjetësimi” - Trajnim me avokatët nga Dega Regjionale në Prishtinë

25 March 2023

ekipi

Sot me datë 25 Mars 2023, (e Shtunë), në Hotel “Sirius” në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë e Odës së Avokatëve të Kosovës, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO), ka organizuar seminar me temën: ”Procedurat Alternative me theks të veçantë Ndërmjetësimi”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte: 104 Avokatë.

Ligjërues të këtij seminari ishte: z. Kujtim Kërveshi – Avokat në Prishtinë.

Oda e Avokatëve, synon që të ofroj sa më shumë trajnime për avokatët me qëllim të ngritjes së mëtejme të arsimimit të vazhdueshëm ligjor, me temat aktuale në interes të profesionit të avokatit, përmes përzgjedhjes së ligjëruesve sa më profesional.

Ky trajnim është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi do të numërohen (5 Kredi), të AVLO-së.