KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Trajnim me avokatët nga Dega Regjionale në Mitrovicë, me temë: "Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve"

18 March 2023

ekipi

Sot me datë 18 Mars 2023, (e Shtunë), në Restaurant “No Name” – Koshtovë, Mitrovicë, Qendra Trajnuese për Avokatë e Odës së Avokatëve të Kosovës, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO), ka organizuar seminar me temën: "Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve".

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar është 56 Avokatë.

Ligjërues të këtij seminari është: Dr.Sc. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë.

Oda e Avokatëve, synon që të ofroj sa më shumë trajnime për avokatët me qëllim të ngritjes së mëtejme të arsimimit të vazhdueshëm ligjor, me temat aktuale në interes të profesionit të avokatit, përmes përzgjedhjes së ligjëruesve sa më profesional.

Ky trajnim është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi do të numërohen (5 Kredi), të AVLO-së.