KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës, po organizon trajnim me temë: “Risitë dhe ndryshimet në kodin e ri të Procedurës Penale” me dy Degë Regjionale

11 March 2023

ekipi

Sot me datë 11.03.2023 (E Shtune) në Restaurant Lindi Ri - Viti, Oda e Avokatëve të Kosovës, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO), ka organizuar seminar me temën: “Risitë dhe ndryshimet në Kodin e ri të Procedurës Penale”.

Oda po mban këtë trajnim për avokatët nga Dega Regjionale e Gjilanit dhe Ferizajit, në të cilin janë prezent 101 avokatë.

Ligjërues të këtij seminari janë: z. Artan Qerkini – Avokat dhe z. Ali Kutllovci, Gjyqtar.

Ky trajnim është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi do të numërohen (5 Kredi), të AVLO-së.

Oda e Avokatëve, synon që të ofroj sa më shumë trajnime për avokatët me qëllim të ngritjes së mëtejme të arsimimit të vazhdueshëm ligjor, me temat aktuale në interes të profesionit të avokatit, përmes përzgjedhjes së ligjëruesve sa më profesional.