KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Ndryshimet në Kodin e Procedurës penale”

15 December 2022

ekipi

Me datë 09 dhe 10 Dhjetor 2022 – në Hotel Emerald, Prishtinë, me iniciativë të degës regjionale të Mitrovicës, pas koordinimit me EULEX- zyra në Mitrovicë, është organizuar në bashkëpunim me Qendrën Trajnuese, EULEX-in dhe Kryesinë e degës, trajnim dy ditorë me Avokatët e regjionit të Mitrovicës.

Ky trajnim, është hapur nga z. Besim Curri, Drejtor Ekzekutiv- OAK, dhe ka vazhduar me me fjalën e z. Benny Tollestrup Jensen, shefi i Shtyllës së Monitorimit, EULEX, duke vijuar me prezantimin e trajnuesëve: z. Artan Qerkini, Avokat dhe z. Ali Kutllovci, Gjyqtar.

Në ditën e parë, janë trajtuar këto tema dhe nën tema:

  • Mbrojtja e detyrueshme, mbrojtja me shpenzime publike
  • Pushimi i kallëzimit penal / e drejta e ankimimit të vendimit
  • Masat e posaçme hetimore
  • Njohja e dëshmitarëve
  • Marrja në pyetje në procedurë paraprake, deklarata në procedurë paraprake dhe mundësia e veçantë hetimore
  • Hetimi (afati i hetimeve, pezullimi dhe rihapja)
  • Marrëveshja për pranimin e fajësisë dhe dëshmitarët bashkëpunues
  • Qasja publike në aktakuzë dhe publikimi i aktgjykimit
  • Shqyrtimi i dytë, aktakuza e konfirmuar dhe caktimi i gjykimit.

Dita e dytë e trajnimit më datë 10 Dhjetor 2022, është hapur nga Kryetari i Degës Regjionale në Mitrovicë z. Vehbi Beqiri dhe ka vijuar me temat dhe nën temat:

  • Sekuestrimi dhe konfiskimi 
  • Gjykimi në mungesë
  • Seanca e dënimit
  • Standardi i shqyrtimit të apelit (shkeljet thelbësore, dërgohen për rigjykim nga Gjykata e Apelit)
  • Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë
  • Procedimi penal me autorë me çrregullime mendor
  • Procedurat për suspendimin e personit zyrtar nga detyra

Trajnimi ka vazhduar me pyetje dhe diskutime, duke dhënë edhe rekomandime konkrete që për këto institute të organizohen trajnime specifike të ndara në vitin 2023, të cilat do të jenë mundësi e mirë për Avokatët për të ngritur kapacitetet e tyre profesionale.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 75 Avokatë.

Dega e Mitrovicës dhe EULEX, do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe do të organizojnë trajnime të tilla edhe në të ardhmen.

Dega Regjionale në Mitrovicë