KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Trajnim Balansimi i fjalës së lirë dhe të drejtave të tjera të mbrojtura”

10 October 2022

ekipi

Me datë 06 dhe 07 Tetor 2022 në Hotel Astoria në Gjilan, Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, kanë organizuar trajnim dy ditorë me Avokatët dhe atë me datë 06 dhe 07 tetor 2022, me temën: “Trajnim Balansimi i fjalës së lirë dhe të drejtave të tjera të mbrojtura”.

Ky trajnim, është hapur nga znj.Albulena Ukimeraj, Koordinatore e Qendrës Trajnuese për Avokatë – OAK, vazhduar me prezantimin e projektit nga znj. Gresa Musliu, Zyrtare e Lartë e projektit, Këshilli i Evropës, zyra në Prishtinë dhe ka vijuar me prezantimin e trajnuesëve që kanë qenë: Z. Fadil Sinanaj, trajner i certifikuar nga JUFREX dhe z.Samir Reka, trajnues i certifikuar nga JUFREX

Në ditën e parë, janë trajtuar këto tema dhe nën tema:

  • Hyrje dhe parimet bazë
  • Shpifja: legjislacioni në nivel vendor dhe ndërkombëtar dhe zhvillimet kryesore
  • Moduli 3: Shpifja dhe figurat publike
  • Jurisprudenca vendore për shpifjen dhe mbrojtjen e reputacionit.

Dita e dytë e trajnimit ka filluar me temën:

  • Rifreskim i njohurive të nxjerra nga dita e parë
  • Përgjegjësitë dhe sanksionet në gazetari
  • Shpifja, Privatësia dhe Neni 8
  • Konteksti vendor dhe jurisprudenca vendore
  • Ushtrim interaktiv në fushën e shpifjes

Trajnimi ka vijuar me Pyetje dhe Diskutime

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 12 Avokatë.

Në fund të këtij sesioni trajnues dy ditorë, Avokatët janë certifikuar.