KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i DR Prizren, z. Hajrip Krasniqi, pranon telegram ngushëllimi nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, për ndarjen nga jeta të avokatit Rexhep Hasani

03 October 2022

ekipi

03.10.2022, Prizren – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj. Shpresa Emra, ka dërguar telegram ngushëllimi Kryetarit të Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës në Prizren, z. Hajrip Krasniqi, për ndarjen nga jeta të avokatit Rexhep Hasani, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe gjithë kolegët.

Telegramin e plotë e gjeni si në vijim:

 

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familje Hasani, I nderuari kryetar i Odes se Avokateve, dega në Prizren z. Hajrip Krasniqi, Të nderuar kolegë avokat. Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Gjykatës Themelore në Prizren, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të avokatit Rexhep Hasani. Angazhimi dhe kontributi i të…

 

E nderuara familje Hasani,

I nderuari kryetar i Odes se Avokateve, dega në Prizren z. Hajrip Krasniqi,

Të nderuar kolegë avokat.

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Gjykatës Themelore në Prizren, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të avokatit Rexhep Hasani.

Angazhimi dhe kontributi i të ndjerit në sistemin e drejtësisë për 41 vite, si avokat por më herët edhe  në pozita tjera drejtuese në sistemin e sigurisë në Kosovë, në kohët e vështira që kalonte sistemi i drejtësisë dhe vendi jonë, do të kujtohet përherë dhe do të mbetet shembull i mirë për gjenerata e ardhshme të sistemit të Drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Avokati Rexhep Hasani do të kujtohet për urtësinë  e tij, për profesionalizmin dhe respektin e veçantë që kishte për të gjithë, pa dallim moshe apo profesioni në të gjitha institucionet.

Rexhepi do t’iu mungojë miqve që e vlerësonin dhe e respektonin, do t’iu mungojë familjarëve të tij, dhe padyshim që do t’iu mungojë të gjithë komunitetit të juristëve në Prizren dhe në Republikën e Kosovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

 

Me respekt,

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren

Shpresa Emra