KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës, mori pjesë në Konferencën dy ditore në Rumani

30 September 2022

ekipi

28-29.09.2022, Bukuresht – Oda e Avokatëve të Kosovës, ka marrë pjesë në Konferencën dy ditore në Bukuresht të Rumanisë, të organizuar me temën “Detyrimet e akterëve të sistemit të drejtësisë në një proces të drejtë në shërbim të drejtësisë së pavarur dhe të paanshme”.

Në këtë Konferencë, mori pjesë Kryetari z. Behar Ejupi, dhe avokatët z. Florin Lata dhe z. Vigan Rogova, këta të fundit janë edhe pjesë të klubit të avokatëve Frankofon.

Në Konferencë morën pjesë edhe shumë avokatë të shteteve nga e gjithë bota, derisa vlenë të theksohet se pjesëmarrësit nga Kosova, dhanë kontributin e tyre duke synuar krijimin dhe thellimin e bashkëpunimit me avokatët e shteteve të tjera. Ata zhvilluan takime me Avokatët z. Bernard Vatier Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës, z. Jean-Christophe Barjon, Kryetarin e Odës së Avokatëve të Versailles z. Marc Mandicas, Kryetarin e Odës së Avokatëve të Gabonit z. Lubin Ntoutoume, etj.

Delegacioni i Kosovës përveç këtij aktiviteti, me ftesë të Ambasadores së Francës në Bukuresht, znj. Laurence Auer, ka vizituar edhe  Ambasadën e Francës, (ku prezent ishte edhe Ambasadori i Zvicrës në Rumani) ku u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit por edhe u shkëmbyen përvojat e deritashme e të cilat mund të jenë të dobishme për avokatët  e Kosovës dhe avokatinë në përgjithësi.