KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Odës së Avokatëve të Kosovës, i shtohen 14 avokatë dhe 17 praktikantë të rinjë

29 June 2022

ekipi

29.06.2022, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, organizoj dhe mbajti ceremoninë e Betimit Solemn, ku para Kryetarit të Odës, z. Behar Ejupi dhanë betimin 14 avokatë të rinj si dhe 17 praktikantë të avokatisë.

Ceremoninë e udhëhoqi Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, z. Besim Curri, derisa Kryetari Ejupi pasi  ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinj, tha se avokatia është një profesion fisnik dhe mision i cili  duhet të ushtrohet me ndershmëri dhe  përgjegjshmëri në pajtim me Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit dhe aktet tjera normative.

Në këtë ceremoni morën pjesë avokatet znj. Nadire Hoxha me seli të zyrës në Suharekë dhe z. Afrim Salihu me seli të zyrës në Prishtinë, të cilët me një fjalë rasti, i’u drejtuan avokatëve dhe praktikantëve të rinj, duke ritheksuar rëndësinë e profesionit të Avokatit.

Në këtë ceremoni morën pjesë avokatë, familjarë dhe të afërm të avokatëve dhe praktikantëve, të cilët ishin dëshmitarë të Betimit, të cilin e dhanë para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i’u dëshiron shumë suksese avokatëve dhe praktikantëve, në ushtrimin e profesionit të ri.