21 May 2022
21.05.2022 – Oda e Avokatëve të Kosovës, sot njëkohësisht është duke zhvilluar tri aktivitete:
Trajnimi me Avokatët e Degës Regjionale në Prishtinë, është organizuar me temën: “Arbitrazhi dhe Gjykata Komerciale” ku ligjërues do janë znj. Kujtesa Nezaj-Shehu, avokate në Prishtinë dhe Kryetari i Gjykatës Komerciale z. Mahir Tutuli, deri sa për Avokatët në Degën Regjionale në Mitrovicë, po mbahet trajnimi me temën: " Marrja ne pyetje në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthorët", ku ligjërues është z. Hamdi Ibrahimi Gjyqtar i Gjykatës Supreme.
Po ashtu, Komiteti për Legjislacion dhe Çështje Normative, është duke mbajtur punëtori dy ditore, me qëllim të hartimit të Rregullores për financat në OAK si dhe Rregullorja për Organizimin dhe Punën e Komiteteve në OAK.
Oda e Avokatëve të Kosovës, synon që përmes aktiviteteve të saj, të arrij standardet më të larta të ngritjes së vazhdueshme profesionale për avokatët, përmes ofrimit të trajnimeve në kuadër të arsimimit të vazhdueshëm ligjor të obliguar, por edhe duke hartuar kornizë ligjore të avancuar, në harmoni me nevojat aktuale të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Oda e Avokatëve të Kosovës, falënderon të gjithë partnerët e saj për mbështetjen e vazhdueshme, derisa për trajnimin e sotëm me avokatët nga Dega Regjionale në Prishtinë, Odën e mbështetën USAID – Programi për Drejtësi Komerciale.
Trajnimi me avokatët në Degën Regjionale në Mitrovicë
Punëtoria e Komitetit për Legjislacion dhe Çështje Normative