KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda, certifikoj kandidatët që përfunduan trajnimin për Përgatitje të Provimit të Jurisprudencës

01 May 2022

ekipi

Prishtinë, 01.05.2022 - Sot përfundoj trajnimin grupi i radhës për Përgatitje të Provimit të Jurisprudencës.

Në ceremoninë e përfundimit të trajnimit morën pjesë Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Besim Curri, derisa në ditën e fundit të trajnimit u ligjërua për të drejtën Familjare dhe Trashëgimore, nga z. Adem Vokshi, avokat në Prishtinë.

Kryetari i OAK-së, z. Ejupi, duke i’u dëshiruar shumë suksese kandidatëve në Provimin e Jurisprudencës, deklaroj se Oda e Avokatëve të Kosovës mbetet e përkushtuar në organizimin e trajnimeve të tilla për juristët e rinjë, me qëllim të ngritjes dhe avancimit profesional të tyre.

Drejtori Ekzekutiv, z. Curri, dëgjoi nga pjesëmarrësit komentet, sugjerimet dhe plotësimet eventuale rreth trajnimit, derisa në përgjithësi kandidatët kanë vlerësuar lartë trajnimin.

Oda e Avokatëve të Kosovës, do të vazhdoj me organizimin e trajnimit të radhës andaj fton të gjithë të interesuarit, që të paraqiten në Odën e Avokatëve, për të vijuar trajnimin e radhës që do të organizohet shumë shpejt dhe ku ligjërues do të jenë profesionistët më të mirë që ka sistemi juridik i Kosovës.

Për të qenë pjesë e trajnimit për përgatitje të provimit të jurisprudencës, Ju mund të dërgoni kërkesën përmes e-mail: info@oak-ks.org ose Tel: 038/244-586. Në kërkesë shkruani kontaktet e juaja (Emrin/mbiemrin, numrin e telefonit, e-mail adresën), pastaj stafi i OAK-së do ju informon me detajet tjera shtesë.

Për më shumë info rreth trajnimit, kliko këtu.