KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mbajt mbledhja e rregullt vjetore e Kuvendit, asnjë votë për shkarkimin e Kryetarit dhe Nënkryetarit

29 May 2021

ekipi

Prishtinë, 29.05.2021 – Oda e Avokatëve të Kosovës në bazë të nenit 42 par. 3 dhe 4 të Ligjit mbi Avokatinë (Nr. 04/L-193), mbajti mbledhjen e Rregullt të Kuvendit Vjetor. Në këtë Kuvend morën pjesë 68 delegatë, nga 82 sa janë aktualisht me mandat të delegatit.

Me hapjen e punimeve të këtij Kuvendi, Kryetari Behar Ejupi, kërkoj një minut heshtje, në nderim të avokatëve OAK-së, të cilët ndërruan jetë, qysh nga viti i kaluar.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi para delegatëve prezantojë raportin e aktiviteteve të OAK-së, gjatë periudhës Mars – Dhjetor 2020. Ai theksoi se Oda e Avokatëve të Kosovës, përgjatë vitit 2020, duke përfshirë një gamë të zgjeruar të shërbimeve për profesionin e avokatit, anëtarët dhe gjithë opinionin e gjërë, e veçanërisht duke u fokusuar në:

  • Ngritjen e vëmendjes ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës dhe anëtarëve të saj, nga Institucionet vendore dhe ndërkombëtare;
  • Përmirësimin dhe lehtësimin e ushtrimit të profesionit të avokatit;
  • Avansimin e pozitës së avokatit, karshi institucioneve të drejtësisë dhe jo vetëm;
  • Ngritjen e transparencës në nivelin më të lartë të mundshëm rreth udhëheqjes së OAK-së;
  • Ofrimin e shërbimeve, për avokatët në mënyrë profesionale nga administrata e Odës;
  • Bashkëpunimin me institucionet tjera;
  • Hartimin e kornizës ligjore/normative, për shtrirjen e ndikimit të secilit avokatë në OAK.

Kryetari Ejupi, theksoj se viti 2020 ishte vit i jashtëzakonshëm për shkak të shfaqjes së pandemisë Covid-19 si dhe theksoi sfidat dhe problemet me të cilat u ballafaqua OAK dhe avokatët në përgjithësi. Ndër të tjera theksoj se Oda, gjatë kohës së pandemisë arriti që të ofroj shërbime për avokatët në 24/7 edhe gjatë kohës së izolimit të plotë, duke i’u qëndruar për së afërmi me organizimin e trajnimeve në platformën online si dhe një sërë çështjesh tjera.

Pavarësisht situatës me pandeminë, ai përmendi të arriturat e Odës, në thellimin e bashkëpunimit të OAK-së me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke synuar përmirësimin e vazhdueshëm dhe lehtësimin e ushtrimit të profesionit të avokatit.

Në Kuvendin e Odës së Avokatëve të Kosovës, është diskutuar dhe janë aprovuar edhe këto dokumente; Aprovimi i procesverbalit të Kuvendit të OAK-së, të datës 07.03.2020; Raporti i Këshillit Mbikqyrës të OAK-së, për vitin 2020; Raporti i Auditimit Financiar për vitin 2020, si dhe u aprovua Buxheti i OAK-së për vitin 2021.

Kuvendi u karakterizua me shumë diskutime derisa vlenë të theksohet se para fillimit të punimeve të këtij Kuvendi, u paraqit propozimi i nënshkruar nga një numër i mjaftueshëm i delegatëve për plotësimin e rendit të ditës, të paraparë për këtë Kuvend, për shkarkimin e Kryetarit dhe Nënkryetarit të OAK-së. Kuvendi aprovoj këtë propozim për të qenë pjesë e rendit të ditës, ndërsa në momentin e votimit lidhur me këtë propozim, inicuesit e këtij propozimi, lëshuan mbledhjen ndërsa përfundimisht, delegatët prezent të Kuvendit të OAK-së, vendosën me 40 vota kundër shkarkimit të Kryetarit dhe Nënkryetarit 5 vota abstenim.

Kuvendi mbylli punimet e kësaj mbledhje maratonike, duke zhvilluar këtë aktivitet në frymën demokratike dhe në pajtim me të gjithë normativën e Odës.