KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, z. Michel Davenport, vizitoi Odën e Avokatëve të Kosovës

27 May 2021

ekipi

27.05.2021, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z. Michel Davenport.

Në këtë takim morën pjesë, u.d. Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, znj. Albulena Ukimeraj dhe znj. Rachel Rushby – Zyrtare e lartë ligjore në OSBE.

Qëllimi i takimit ishte, njohja dhe diskutimi më për së afërmi lidhur me të arriturat, sfidat dhe bashkëpunimin që ka Oda e Avokatëve të Kosovës me OSBE-në.

Kryetari z.Ejupi, në këtë takim falenderoj Ambasadorin z. Davenport, të cilit fillimisht i shprehu urimet më të përzemërta për detyrën e re të shefit të OSBE-së në Kosovë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së, që i ka dhënë Odës së Avokatëve të Kosovës, ndër vite, duke mbështetur atë në realizimin e shumë aktiviteteve, të cilat prekin interesin e drejtëpërdrejtë të avokatëve dhe avokatisë në përgjithësi.

Poashtu i njejti njoftoj Ambasadorin për vështirësitë të cilat i ka OAK, si rezultat i Pandemisë Covid-19 dhe sfidat me të cilat aktualisht ballafaqohet avokatia, duke kërkuar që mbështetja nga parnterët të vazhdoj.

“Oda do të mbetet e përkushtuar që të vazhdoj bashkëpunimin me OSBE-në dhe se vizita e Ambasadorit është nderë për mua dhe OAK-në. Kjo vizitë tregon se ky bashkëpunim do të vazhdoj me qëllim të përmbushjes së misionit të Odës në raport me sistemin e drejtësisë por edhe në krijimin e lehtësirave në ushtrimin e profesionit të avokatit”.

Ambasadori z. Davenport, tha se është i interesuar që të vazhdoj mbështetjen e OSBE-së për Odën e Avokatëve të Kosovës, në forcimin e kapaciteteve të saj, me qëllim të realizimit dhe përmbushjes së detyrave të saj, për forcimin e sistemit ligjor dhe shtetit të së drejtës.