KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Behar Ejupi uron Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët musliman

13 May 2021

ekipi

Në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë avokatëve të Republikës së Kosovës, ju uroj festën e Fitër Bajramit, të gjithë qytetarëve të besimit islam kudo qofshin ata.

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, sjellë paqe dhe rritë solidaritetin mes njerëzve andaj uroj çdo të mirë, shëndet e shumë suksese.

Le të shërbejë kjo festë e gëzuar për më shumë paqe, lumturi, mirësi dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.

Gëzuar Festën e Fitër-Bajramit!

Behar Ejupi, Kryetar Oda e Avokatëve të Kosovës