KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, priti në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve z. Behar Ejupi!

21 April 2021

ekipi

21.04.2021, Prishtinë - Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu priti sot në takim kryetarin e Odës së Avokatëve, z. Behar Ejupi, nënkryetarin, z. Naim Rudari dhe kryetarin e degës regjionale në Gjilan, z. Flamur Ahmeti.

Në këtë takim u diskutuan çështjet me interes të përbashkët, duke theksuar edhe problemet që ekzistojnë në avancimin dhe bashkëpunimin me institucionet tjera të drejtësisë, si atë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial.

Është diskutuar për tarifat e avokatëve të angazhuar sipas detyrës zyrtare, për mundësinë e zgjatjes së kohës së vizitave për avokatët në qendrat korrektuese.

Pa anashkaluar, rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe plotësim ndryshimit të ligjit për avokatinë dhe çështjet tjera qe ndërlidhen me bashkëpunimin më te mirë me profesionet e lira, përmbaruesit dhe noterët.

Kryetari Ejupi shprehu gatishmërinë e tij dhe të OAK-së për secilën çështje që hynë në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë dhe të gjithë akterët tjerë në drejtësi, e poashtu u theksua se OAK janë të gatshëm për të kontribuar me komente në projekt kodin e procedurës penale.

Ministrja e Drejtësisë ndër të tjera adresoi çështjet e bashkëpunimit, çështjen e mbrojtjes më të mirë të të drejtave të palëve nga avokatët të angazhuar sipas detyrës zyrtare; plotësim ndryshimet ne ligjet për ndihmë juridike falas, për çka u potencua edhe ndihma falas për viktimat e dhunës në familje, ndaj grave dhe dhunës gjinore.

Në kuadër të krejt këtij takimi palët shprehën gatishmërinë për më shumë bashkëpunim duke e konsideruar të rëndësishme edhe trajtimin rreth integritetit të avokatëve.