KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i Odës, priti në takim Kryesuesin e KGJK-së dhe Kryesuesin e KPK-së

20 April 2021

ekipi

20.04.2021, Prishtinë – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Skender Çoçaj së bashku me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Jetish Maloku, u pritën në takim nga Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi si dhe Nënkryetari i Odës, z. Naim Rudari.

Kryetari Ejupi, ngriti disa çështje lidhur me sfidat e avokatëve në angazhimet sipas detyrës zyrtare, e cila çështje do të shqyrtohet në të ardhmen, në bashkëpunim me të dy Këshillat.

Poashtu, u diskutuan sfidat në të cilat po kalojmë, si rezultat i pandemisë Covid-19.

Pas këtij takimi do të bashkërendohen aktivitetet me KGJK-në dhe KPK-në, me qëllim të përfundimit me sukses të punëve, në të mirë të avokatisë dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi.