17 February 2021
17.02.2021, Prishtinë - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi uron përvjetorin e 13 të shtetësisë së Republikës së Kosovës.
"Në emrin tim personal dhe të gjithë avokatëve të Odës së Avokatëve të Kosovës uroj 13 vjetorin e Republikës, të gjithë shqiptarëve. Themelet e Republikës u ndërtuan brez pas brezi falë sakrificës së dëshmorëve, martirëve dhe veprimtarëve të shquar që kontribuuan me jetën dhe veprën e tyre që ne sot ta gëzojmë dhe të jetojmë të lirë e të pavarur".
Gëzuar!
Me respekt,
Behar Ejupi
Kryetar i OAK-së