08 July 2020
08.07.2020 - Qendra Trajnuese për Avokatë në bashkëpunim me IRZ-në, kanë organizuar trajnimin me temë: " Respektimi i të Drejtave të Mbrojtjes së të miturve gjatë përfaqësimit me avokat në të gjitha Fazat e Gjykimit - gjatë Marrjes në Pyetje nga Policia dhe Prokuroria, si dhe gjatë Seancave Gjyqësore”
Numri i avokatëve të pranishëm në këtë trajnim virtual ishte: 14.
Ligjërues i këtij trajnimi ishte: z. Lukas Pieplow, Avokat nga Gjermania, i specializuar për të drejtën penale.
Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (5 kredi ) do të numërohen kredi të AVLO-së.
QTA, do të vazhdoj në mbajtjen e aktiviteteve të tilla, në ditët dhe javët në vijim me regjione të tjera në mënyrë rotative.