KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryesia e degës Regjionale të OAK-së në Pejë, u prit në takim nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë

19 November 2020

ekipi

19.11.2020, Pejë - Kryetari i degës Regjionale në Pejë, z.Blerim Ademaj, së bashku me Sekretaren e degës znj. Shqipdonë Maraj, u pritën në takim nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, z. Armend Berisha.

Në këtë takim u diskutuan sfidat me të cilat po ballafaqohen avokatët nga dega Regjionale në Pejë, lidhur me punën e përditshme në Gjykatën Themelore në Pejë. Këto sfida dhe pengesa Kryetari Ademaj i shpalosi duke kërkuar eleminimin e pengesave të listuara edhe në formë të shkruar, drejtuar Kryetarit të Gjykatës.

Kryetari i Gjykatës z. Armend Berisha, në këtë takim u zotua se do të bëjë përpjekje maksimale për eleminimin e këtyre sfidave dhe bashkarisht do ti zgjedhim problemet e tilla, duke theksuar se kërkesa që të ndahet një zyre për avokat në kuadër të Gjykatës Themelore në Pejë, tani për tani është e pamundur për shkak të mungesës së hapësirës.

Kërkesën drejtuar me shkrim Gjykatës Themelore në Pejë e gjeni këtu.