KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

TRYEZA BENCH BAR NË PRISHTINË

18 September 2017

ekipi

Prishtinë, 18.09.2017 – Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me NCSC- Programi për Drejtësi, kanë mbajtur takimin e përbashkët për prezantimin e raportit për: Gjetjet nga pyetësori për integritetin e sistemit të drejtësisë.

Në këtë takim morën pjesë UD i Degës Regjionale të OAK-së në Prishtinë, av. Skender Musa dhe gjashtë avokatë të regjionit të Prishtinës, përfaqësues nga Gjykata Themelore në Prishtinë, të kryesuar nga Kryetarja znj. Afërdita Bytyçi, përfaqësues të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të kryesuar nga Kryeprokurori z. Imer Beka, si dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës të kryesuar nga Drejtori Rajonal i DRP-së Nënkolonel Rexhep Sijarina.

Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte shqyrtimi i të gjeturave të pyetësorit për integritetin e sistemit të drejtësisë, duke përfshirë avokatët, gjyqtarët, prokurorët, stafin administrativ në gjykata dhe prokurori, Policinë e Kosovës, si dhe Inspektoratin Policor.

Gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe përfaqësues të policisë të cilët ishin të pranishëm vunë theksin rreth nevojës së përbashkët për bashkëpunim më të mirë në mes të akterëve të sistemit të drejtësisë në mënyrë që të fuqizohet integriteti i sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe të ulet niveli i korrupsionit. Në këtë takim u tha se niveli i korrupsionit nuk duhet të jetë aq i lartë sa është paraqitur përceptimin nga përgjigjet e të anketuarve, sepse pyetjet në pyetësorë kanë qenë orientuese, pyetësori ka qenë voluminoz e çka ndikon në humbjen e seriozitetit dhe durimit të të anketuarve, e si rezultati i kësaj nuk ka mundur të vie deri tek një përceptim i plotë.

 

Gjithsesi pyetësori ishte i pari në vend që si të anketuar ishin profesionistët ligjorë, dhe ishin ata të cilët e vlerësuan nivelin e korrupsionit të përgjithshëm në Kosovë e në veçanti nivelin brenda sistemit të drejtësisë.