KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mbajt punëtoria për hartimin e draft Programit të Trajnimeve për vitin 2023

04 December 2022

ekipi

02-04.12.2022, Pejë – Oda e Avokatëve të Kosovës, në bashkëpunim dhe financim të UNHCR-së, organizoj dhe mbajti punëtorinë për hartimin e draft/programit kornizë të trajnimeve për vitin 2023, në kuadër të arsimimit të vazhdueshëm ligjor të obliguar.

Në këtë punëtori, pjesëmarrës ishin Gjyqtarë, Profesorë dhe Avokatë të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në identifikimin e nevojave për trajnime të avokatëve duke mundësuar që të përpilohet një draft program i cili do të jetë në dobi të rritjes së njohurive dhe profesionalizmit tek të gjithë avokatët.

Me rastin e hapjes së kësaj punëtorie mori pjesë edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, i cili fillimisht tha se programi i trajnimeve për vitin 2023, duhet të jetë gjithëpërfshirës në trajtimin e temave për të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme për avokatët, me qëllim të avancimit të mëtejmë të ngritjes profesionale të të gjithë avokatëve.

Në këtë punëtori, u punua në grupet e ndara të ekspertëve, përkatësisht nga fushat Penale, Civile, Administrative dhe nga Etika Profesionale, të cilët pas përfundimit të hartimit të temave, elaboruan dhe sqaruan në tërësi temat e zgjedhura ku bënin pjesë edhe temat e propozuara nga Kryetarët e Degëve Regjionale në Prizren, Pejë, Gjilan dhe Ferizaj.

Grupet më tutje në sesionin plenar patën mundësinë që të paraqesin komentet vërejtjet dhe sugjerimet duke i plotësuar temat e paraqitura nga grupet e ndara të ekspertëve.

Oda e Avokatëve të Kosovës, edhe njëherë falënderon UNHCR në Kosovë dhe partnerin e saj CPR/K, i cili përveç financimit të kësaj punëtorie mori pjesë edhe me dy ekspertë të fushës duke propozuar edhe tema nga fusha në të cilën ata janë të profesionalizuar.