OAK hap konkurs për esenë e vitit 2013


“DITA E AVOKATISË” - 2012

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), shënon manifestimin “Dita e Avokatisë”, që do të mbahet në Prishtinë / Kosovë me datë 9 – 10 qershor 2012, andaj ftohen të gjithë avokatët që të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve.

Manifestimi do të përcillet me ngjarje dhe aktivitete të veçanta që do ta bëjnë sa më madhështore këtë manifestim.

Hapja e ceremonisë së “Ditës së Avokatisë” do të mbahet me datë 9 qershor 2012 në orën 10:00 në Hotel "Swiss Diamond", në Prishtinë dhe për të vazhduar me aktivitete tjera të parapara sipas agjendës.

Për t’u informuar rreth aktiviteteve të organizuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) me datë 9 – 10 qershor 2012, gjeni të bashkëngjitur më poshtë; Agjendën, Formën e Konfirmimeve, Ftesën për aktivitete sportive, Ftesën për Dhurimin Vullnetar të Gjakut si dhe Njoftimi për aksionin humanitar.
 
- Për të shkarkuar Agjendën në programin PDF Klikoni këtu ndërsa, Word doc Klikoni këtu 
 
- Për të shkarkuar Formën e Konfirmimeve Klikoni këtu

- Për të shkarkuar Ftesën për aktivitete sportive Klikoni këtu

- Për të shkarkuar Ftesën për Dhurim Vullnetar të Gjakut Klikoni këtu

- Për të shkarkuar Njoftimin për aksionin humanitar Klikoni këtu

- Për të shkarkuar Listën e Sponsorëve Klikoni këtu

Prania juaj do ta bëjë më madheshtore manifestimin !
 


Kryetari Dobruna takoi krerët e drejtësisë në Gjilan

Gjilan, 02.04.2014 – Kryetari i OAK z. Ibrahim Dobruna, kryetari i Degës Regjionale të OAK në Gjilan z. Shemsedin Piraj dhe Prokurori Disiplinor i OAK Florim Shefqeti në kuadër të takimeve me krerët e institucioneve gjyqësore, me qëllim të krijimit të bashkëpunimit në sferën e shkëmbimit të informative në interes të procedurave disiplinore dhe të angazhimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare dhe çështje të tjera me interes për sistemin e drejtësisë kanë mbajtur takim ku janë pritur nga kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan z. Zyhdi Haziri dhe zv-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan z. Afrim Shefkiu.
 
Z. Haziri ka deklaruar se avokatia është segment i pandare së bashku me gjyqësorin dhe prokurorinë në sistemin e drejtësisë, andaj bashkëpunimi i Gjykatës Themelore në Gjilan dhe OAK në sistemin e angazhimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare është në nivel të shkëlqyer, dhe se është duke funksionuar me mjaft sukses, dhe ka kërkuar që OAK të bëjë caktimin e avokatëve që do të jenë në gatishmëri për angazhim gjatë vikendeve.
 
Njeherit ka kërkuar nga OAK që të bëjë profilizimin e avokatëve në mënyrë që të ofrohet përfaqësim më efikas në procedurat gjyqësore.
 
Z. Dobruna e ka falemenderuar për pritjen, ka informuar pjesëmarrësit se OAK është e interesuar në avancimit e profesionit ligjor, gjithashtu ka informuar se OAK ka filluar procesin e specializimit të avokatëve, dhe se është vënë në binare programi AVLO me qëllim të ngritjes së njohurive profesionale të avokatëve.
 
z. Afrim Shefkiu zv-kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka potencuar se angazhimi i avokatëve sipas detyrës zyrtare është duke funksionuar shumë mirë dhe se ky sistem ua lehtëson punën në angazhimin e avokatëve.
 
Z. Dobruna i ka njoftuar pjesëmarrësit për organizimin e ri të procedurave disiplinore në kuadër të OAK, dhe për themelimin e Zyrës së Prokurorit Disiplinor, gjë e cila është mirëpritur dhe është vlerësuar si një hap i rëndësishëm në avancimin e procedurave disiplinore dhe disiplinës në përgjithësi.
 
Z. Shemsedin Pira, ka falemenderuar krerët e gjykatës dhe prokurorisë me bashkëpunimin më avokatët e regjionit të Gjilanit, dhe se është zotuar se avokatët do të jenë gjithmonë në shërbim të avancimit dhe mbështetës për sistemin e drejtësisë.
 
Është premtuar përkrahje nga gjykata dhe prokuroria në njoftimin e ZPD të OAK për procedurat penale dhe për sjelljet e avokatëve që bien ndesh me normative etike të OAK.


Gjenerata II/2014 dhanë betimin për avokatë dhe praktikantë

Prishtinë, 01.04.2014 – Dhanë betimin avokatët dhe praktikantët e gjeneratës së II për vitin 2014, në një ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës. Në këtë ceremoni dhënë betimin nëntë avokatë (9) dhe pesëdhjetepesë praktikantë (55). Praktikantët të avokatisë do të ushtrojnë praktikën në Odën e Avokatëve të Kosovës për një vit.

Avokatet dhe avokatet praktikantë dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna, Drejtorit Ekzekutiv, z. Yll Zekaj dhe anëtari i Komitetit për Praktikantë, avokati Isamedin Dedinca.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 564 avokatë dhe 230 avokatë praktikantë. Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës 1200 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.





 


OAK merr mbështetje nga CCBE

Oda e Avokatëve të Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht në ruajtjen e profesionit të avokatisë në Republikën e Kosovës. Karshi kësaj, OAK ka marr përkrahjen e Këshilli i Shoqatave të Avokatëve të Evropës  (The Council of Bars and Law Societies of Evropë - CCBE) për ndryshimin e Ligjit të procedurës kontestimore, konkretisht nenet 85 dhe 86, që ka të bëjë me përfaqësimin e palëve me autorizim në procedurën civile.

Oda e Avokatëve të Kosovës rreth neneve 85 dhe 86 të Ligjit të Procedurës Kontestimore ka ngritur shqetësimet edhe pranë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Duke parë cenimin e ushtrimit të profesionit të avokatisë në Republikën e Kosovës, Këshilli i Shoqatave të Avokatëve të Evropës i ka dërguar letër Presidentes së Republikës së Kosovës, Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Ministritë të Drejtësisë në Republikën e Kosovës për rendësin e ndryshimit te nenit 85 dhe 86 te Ligjit te Procedurës Kontestimore. 

Letra e përkthyer në gjuhen shqipe 

Më poshtë mund të lexoni letren presidentit të CCBE, Aldo Bulgarelli dërguar krerëve krerëve të Kosovës

Letra dërguar presidentes së Kosovës

Letra dërguar kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Letra dërguar kryeministrit të Kosovës

Letra dërguar ministritë të Drejtësisë 


Kandidatet për avokatë iu nënshtruan provimit hyrës



Prishtinë, 25.03.2014
– Bazuar në nenin 10 par.1 pika 10 të Ligjit për Avokatinë lidhur me nenin 83 par.2 të Statutit të OAK dhe Rregullores për Provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për avokatë, sot 11 kandidatet potencial për avokatë iu kanë nënshtruar provimit hyrës për avokatë të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Kandidatët të cilët kalojnë provimin do të vlerësohen nga Komisioni kompetentë dhe më pastaj do të procedohen në Këshillin Drejtues, i cili do të shqyrton dokumentet e secilit kandidat veç e veç. Pas aprovimit nga Këshilli Drejtues, Oda e Avokatëve të Kosovës organizon ceremoni të dhënies së betimit për avokatë dhe praktikantë. 
 


Reagim ndaj arrestimit të avokatëve Faruk Korenica dhe Dejan Vasiq


ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS
ADVOKATSKA KOMORA KOSOVA
KOSOVA BAR ASSOCIATION
 
Reagim ndaj arrestimit të anëtarëve të Odës së Avokatëve të Kosovës, avokatët Faruk Korenica dhe Dejan Vasiq nga ana misionit të EULEX-it në Kosovë
 
Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), reagon lidhur me arrestimin e anëtarëve të Odës së Avokatëve të Kosovës, avokatet Faruk Korenica dhe Dejan Vasiq dhe bastisjes së zyrave  të tyre, nga Misioni i EULEX në Kosovë, në mëngjesin e ditës së marte (25.03.2014) rreth orës 1:20 në Mitrovicë.
Oda e Avokatëve të Kosovës shprehet e shqetësuar lidhur me arrestimin e dy anëtarëve të saj pa përfillur procedurat ligjore vendore lidhore me arrestimin e tyre. OAK lidhur me këtë rast nuk është vënë në dijeni nga Misioni i EULEX në Kosovë për veprimet e ndërmarra ndaj avokatëve.

OAK ia bën me dije Misionit të EULEX në Kosovë se veprimet e tyre janë me kundërshtim me Ligjin për Avokatinë, konkretisht konform nenit 33 të Ligjit për avokatinë Nr.04/L-193, GZ-nr: 20/31 maj 2013 lidhur me Heqjen e lirisë së avokatit dhe bastisja e zyrës së tij thuhet se: Avokati nuk mund të privohet nga liria për vepra penale lidhur me ushtrimin e shërbimet e tij në cilësinë e avokatit pa vendimin e gjykatës kompetente. Për privimin e avokatit nga liria njoftohet Oda. Zyra e avokatit mund të bastiset vetëm në bazë të vendimit të gjykatës kompetente edhe atë, lidhur me shkresa, dokumente apo lëndë të përcaktuara shprehimisht. Zyra e avokatit mund të bastiset vetëm në prezencën e avokatit dhe të përfaqësuesit të autorizuar të Odës të caktuar nga Kryetari i Odës. Sendet, shkresat ose dokumentet, përveç atyre nga paragrafi 3. i këtij neni, si dhe informatat që mund të mblidhen me rastin e bastisjes së zyrës së avokatit, nuk mund të shfrytëzohen për zhvillim të asnjë procedure kundër palëve të avokatit nga zyra e tij. Gjykatat ose organet tjera shtetërore duhet menjëherë ta informojnë Odën për fillimin e procedurës kundër avokatit apo për vendimin e mbajtjes apo paraburgimit të tij.

Kjo prek edhe shkel principet fundamentale të profesionit ligjor dhe shkeljes së privilegjit avokat – klient.
Oda e Avokatëve të Kosovës rikujton detyrimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar pavarësinë dhe lirinë e ushtrimit të profesionit të avokatit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke evituar çdo pengese në ushtrimin e profesionin e avokatisë i cili është i mbrojtur me nenin 111 të Kushtetutës e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për avokatinë.

Konsiderojmë së çdo akt i drejtuar kundër avokatit derisa ai e ushtron profesionin e vet, është njëkohësisht edhe akt  kundër avokatisë dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë, e cila po bën përpjekje të vazhdueshme për krijimin e rendit dhe vënien e sundimit të ligjit.

Oda e Avokatëve të Kosovës për rastet e arrestimeve të avokatëve në Republikën e Kosovës do informon edhe institucionet ndërkombëtare të avokatisë duke përfshirë International Bar Association, Federal Bar of Europe, The Council of Bars and Law Societies of Europe dhe institucionet tjera ndërkombëtare. 


Ndërroj jetë avokati Xhelal Kelmendi (1955 – 2014)

Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur sot (24.03.2014) anëtarin e saj të shquar, avokatin Xhelal Kelmendi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit Zatran në Pejë me datë 24 mars 2014 në orën 14:00.   

Xhelal Kelmendi ka lindur më 06 shtator 1955 në qytetin e Pejës. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Juridik me datë 15 qershor 1980, kurse provimin jurispodencës e ka dhënë në Prishtinë në vitin 21 maj 1984.

Avokati, Xhelal Kelmendi është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 07 qershor 2006 me seli të zyrës në Pejë.

Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë. Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Pejë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.


Takimi Bench Bar në Mitrovicë



Mitrovicë, 17.03.2014
- Oda e Avokatëve të Kosovës do të vazhdon takimet e përbashkëta Bench Bar edhe në vitin 2014 me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë në shtatë regjione të Republikës së Kosovës. Në regjionin e Mitrovicës është mbajtur takimi i parë për vitin 2014 në të cilën është trajtuar tema “Dërgimi i shkresave për seanca, respektimi i afatëve ligjore”.
 
Gjatë takimit është zhvilluar debat interaktiv në mes akterëve pjesëmarrës në takim, duke paraqitur shqetësimet e institucioneve të tyre tek përfaqësuesit relevant në regjion për të ndikuar në eliminimin probleme të hasura rreth dërgimit të shkresave dhe ftesave nga ana e gjykatës dhe prokurorisë.
 
Qëllimi i këtyre takimeve të përbashkëta është themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë dhe policisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë. 
                                                                             


Prokurori bashkërendon bashkëpunimin në sferën e informatave



Prizren, 03.03.2014
– Prokurori Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës në kuadër të takimeve me krerët e institucioneve gjyqësore, me qëllim të krijimit të bashkëpunimit në sferën e shkëmbimit të informative në interes të procedurave disiplinore.
 
Në këto takime kanë marrë pjesë zëvendëskryetari i OAK z. Hajrip Krasniqi, z. Sylë Hoxha kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Ymer Hoxha, kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren dhe Florim Shefqeti Prokuror Disiplinor i OAK.
 
Z. Krasniqi i ka njoftuar pjesëmarrësit për organizimin e ri të procedurave disiplinore në kuadër të OAK, dhe për themelimin e Zyrës së Prokurorit Disiplinor, gjë e cila është mirëpritur dhe është vlerësuar si një hap i rëndësishëm në avancimin e procedurave disiplinore dhe disiplinës në përgjithësi.
 
Është premtuar përkrahje nga gjykata dhe prokuroria në njoftimin e ZPD të OAK për procedurat penale dhe për sjelljet e avokatëve që bien ndesh me normative etike të OAK.



 
 


OAK manifestoi 8 marsin me avokatet femra


Tiranë, 07-08.03.2014
- Për të gjashtin vit me radhë, në një atmosferë festive, Oda e Avokateve të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 marsit 2014 ka organizuar vizitë në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë për të gjitha avokatet femra. Gjatë vizitës është organizuar ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për Ese-të me të mira për studentet femra të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës (UP).

Çmimi i vendit të parë për Ese-në më të mirë i takoj, Malbora Kosumi, vendi i dytë, Ariana Kukaj dhe vendi i tretë, Venera Gashi. Ndarjen e shpërblimeve për ese është bërë nga zëvendëskryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Hajrip Krasniq dhe nga kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore dhe Minoritete, znj. Shpresa Rama.

Manifestimi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe ndarja e shpërblimeve për Ese-n më të mirë është mbajtur në Tiranë, në Hotel “Stela” me datë 07 dhe 08 mars 2014. 





























 


Komiteti për Çështje Gjinore motivon juristet femra për inkuadrim në profesionin e avokatisë


Prizren, 03.03.2014 – Komiteti për Çështje Gjinore dhe Pakica i Odës së Avokatëve të Kosovës në kuadër të planit të punës për vitin 2014, që ka të bëjë me fuqizimin dhe mbrojtjen e femrave dhe pakicave në drejtësi, ka zhvilluar takimin e parë me juristet femra në regjionin e Prizrenit.

Në këtë takim kanë marrë pjesë zëvendëskryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore dhe Pakica, avokatja znj. Myrvete Qollaku, avokatja nga Prishtina, znj. Lule Bilalli-Ymeri, avokatja nga Malisheva, znj. Bahrie Xhyliqi si dhe 12 juristet femra nga regjioni i Prizrenit. Gjatë takimit zëvendëskryetarja, znj. Qollaku ka folur për rolin e një avokate femër në sistemin e drejtësisë në Kosovë, në theks të veçantë në ushtrimin e profesionit të avokatisë në Kosovë. Ajo ndau eksperiencën e saj si avokate duke treguar për sfidat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë karrierës si avokate. Ndërsa, në anën tjetër, avokatja nga Prishtina, znj. Lule Bilalli-Ymeri dhe avokatja znj. Bahrie Xhyliqi kanë folur rreth motivit për të zgjedhur avokatinë si profesion të tyre.

Juristet nga regjioni i Prizrenit gjatë tryezës kanë shfaqur opinionet e tyre rreth sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe rolit të një femre në këtë segment. Ato janë shprehur ta kënaqur me organizimin e tryezës nga OAK, pasi sipas tyre është një mundësi e mirë për tu informuar rreth profesionit të avokatisë. Në kuadër të kësaj, ato shfaqen ambiciet e tyre për të ardhmen në fushën e drejtësisë, përkatësisht gjyqësi, prokurori dhe avokati. Sipas tyre, avokatia është një profesion sfidues për femrën kosovare, por edhe në të njëjtën kohë i përshtatshëm për të treguar vlerat profesionale.

Komiteti për Çështje Gjinore dhe Pakica i Odës së Avokatëve të Kosovës në kuadër të planit të punës për vitin 2014, do i mbaj edhe takime në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Prizren dhe Graçanicë.  


Eksperti Amerikan mbajti trajnimin për etikë


Prishtinë, 27.02.2014
– Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin e Juristëve në Kosovë organizuan një trajnim për mënyrën e përfshirjes së etikës në kurrikulën e Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar të OAK-së. Trajnimi u mbajt nga eksperti i etikës nga PJK/DLA, z. Peter Lindau. Një grup me pjesëmarrës të ndryshëm të trajnuesve të certifikuar të OAK-së kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, përfshirë pjesëtarët e komunitetit jo-shumicë.

Z. Lindau ka gjatë trajnimit ka diskutuar përdorimin e video klipeve, inserte, lojë në role dhe raste studimi si teknika të dobishme të trajnimit. Ai gjithashtu, ka theksuar nevojën e përfshirjes së etikës si komponent në çdo trajnim të organizuar. 
 


OAK dhe PJK organizuan trajnimin - Hartimi i vendimeve disiplinore


Prishtinë, 26.02.2014
- Odën e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin për Juristët në Kosovë (NCSC) ka organizuar një trajnim për ndërtimin e aftësimit profesional me temën "Hartimi i vendimeve disiplinore". Trajnimi është mbajtur nga PJK/DLA eksperti i etikës z. Peter Lindau.

Qëllimi i trajnimit ishte zhvillimi i një sistemi të unifikuar të hartimit të vendimeve për Komisionin Disiplinor të Shqyrtimit (si komision i shkallës së parë) dhe Komisionin e Ankesave (si komision i shkallës së dytë). Si rezultat i trajnimit, anëtarët e komisioneve disiplinore të OAK shkëmbyen eksperiencat e tyre profesionale duke elaboruar edhe raste konkrete nga përvojat e tyre shumë vjeçare. 
 
 


Kryetari i OAK-së uron besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve

Të nderuar besimtarë,
  
Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Krishtlindjes !
  
Duke e vlerësuar lart angazhimin të përhershëm për paqen, dashurinë dhe harmoninë midis njerëzve pa dallim etnie e besimi, ju dëshiroj shëndet dhe suksese të mëtejme gjithë besimtarëve katolikë në Republikën e Kosovës.
  
 
Me respekt,
Ibrahim Dobruna


U mbajt mbledhja e 144 radhës e Këshillit Drejtues të OAK-së



Prishtinë, 28.02.2014
- Në orën 14:00 u mbajt mbledhja 144  (njëqindekaterdhjetekatër) e Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna.

Në mbledhjen e këshillit Drejtues kanë marr pjesë këta anëtarë:
1. Ibrahim Dobruna, kryetar i OAK
2. Hajrip Krasniqi – zëvendëskryetar i OAK
3. Teki Bokshi – anëtar (DR Gjakovë)
4. Zekrija Gashi - anëtar (DR Ferizaj)
5. Osman Havolli – anëtar (DR Prishtin(DR Prishtinë)
6. Safet Voca – anëtar (DR Mitrovicë)
7. Shemsedin Piraj, anëtar (DR Gjilan)
8. Visar Morina - anëtar nga jashtë
9. Musa Xh Dragusha – anëtar (ish kryetar)
10. Mihane Ismajli – përfaqësuese e DR Gjilan 

Në këtë takim u shqyrtuan kërkesat dhe u morën vendime të rëndësishme, që ndërlidhen me punën dhe angazhimin e avokatëve në Republikën e Kosovës, konform dispozitave  ligjore të OAK-së.    

Në këtë mbledhje të Këshilli Drejtues janë diskutuar pikat sipas rendit të ditës të paraparë dhe si pikë e parë ishte aprovimi i procesverbalit 143 dhe procesverbali i datës 31/01/2014 të Këshillit Drejtues, Njoftimi për aktivitetet – për këtë pikë kryetari i OAK-së dhe anëtarët e Këshillit Drejtues kanë raportuar lidhur me aktivitet e realizuar gjatë muajit shkurt.

Gjithashtu, është shqyrtuar edhe propozimet për anëtarë të Komiteteve për; Komitetin për Praktikant; Komitetin për Planifikimin Strategjik; Komitetin për Etike dhe Sistem Disiplinor; Komitetin për Legjislacionit dhe çështje normative, Komitetin për çështje gjinore si dhe në Komiteti për çështjen e komuniteteve jo shumicë (komitet i ri).

Vlen të theksohet se në pikën katër të rendit të ditës është shqyrtuar gjetjet e Prokurorit Disiplinore për punësimin e dyfishtë të avokateve. Për këtë çështje është kërkuar ndërmarrja e hapave konkret për zbatimin e akteve normative në fuqi të Odës së Avokatëve të Kosovës.
 
Sipas kërkesës nga anëtaret e Këshillit Drejtues të mbledhjes së 143 është shqyrtuar edhe draft udhëzimi për zbatimin e Rregullores Financiare të Odës së Avokatëve të Kosovës. Kjo draft urdhëresë parimisht është aprovuar nga anëtarët.

Më tutje, është shqyrtuar edhe propozimi i grupit intervistues për praktikantet me pagesë në të cilin janë propozuar 6 kandidatë prej 80 kandidateve sa kanë aplikuar gjithsej. Financimi i këtyre praktikantëve do të jetë nga Oda e Avokatëve të Kosovës për një vit.

Më pas, janë shqyrtuar edhe propozimet e Grupit organizativ për manifestimin e Ditës se Avokatisë, me çka është njoftuar anëtarët e Këshillit Drejtues me hapat e ndërmarr deri më tani rreth përgatitjeve.

Pikat tjera, të rendit të ditës që janë diskutuar dhe janë marrë vendime për shlyerje nga regjistri i Avokatëve dhe Praktikantëve të avokatisë të Odës së Avokatëve të Kosovës, me theks të veçantë shlyerja nga regjistri i avokatëve të atyre avokatëve të cilët nuk kanë paguar anëtarësinë gjatë vitit 2013.

Mbledhja e 144  (njëqindekaterdhjetekatër) e Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës është mbajtur në Qendrën Trajnuese për Avokatë, rruga Tirana, nr. 19, Prishtinë/Kosovë.

Takimi ka përfunduar në orën 16:45
 


OAK dhe CLARD nënshkruan memorandum mirëkuptimi


Prishtinë, 28.02.2014
– Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me qëllim të ngritjes së standardeve të sjelljes etike të avokatëve për kryerjen e hetimeve disiplinore dhe seancave administrative si dhe nxjerrjen e vendimeve disiplinore.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional, z. Nedžad Radončič vlerësuan lartë krijimin e bashkëpunimi, pasi siç thanë kjo do të ndihmojë në edukimin e qytetarëve në raport me avokatët.

Palët nënshkruese janë pajtuar që raportimi i kërkesës së bazuar në hetime rreth sjelljes jo etike ose joprofesionale të anëtarëve të OAK duhet të rishikohet dhe të hetohet nga OAK në mënyrë që të reduktohen rastet e sjelljes së pahijshme të avokatëve, të adresohet dhe të parandalohet dëmi ndaj klientëve dhe publikut, dhe të ruhet reputacioni i profesionit ligjor.

Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional është profesionalisht dhe gjeografikisht mirë e pozicionuar për t’i ofruar publikut mbështetje profesionale në kompletimin dhe paraqitjen e kërkesës për Hetim të OAK.

Palët e dakorduara janë të bindur se me një udhëzim aktiv dhe mbështetje të Komisionit Disiplinor të OAK dhe QNJZHR, posedojnë përvojën e duhur profesionale dhe shkathtësitë e nevojshme për zbatimin e përgjegjësive që dalin nga ky Memorandum Mirëkuptimi.


Kryetari i OAK uron gjashtë vjetorin e pavarësisë

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Me rastin e përvjetorit të gjashtë të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 shkurtin, kam nderin dhe kënaqësinë që, në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe të të gjithë avokatëve në Republikën e Kosovës, t’ju dërgoj gjithë popullit të Kosovës, urimet më të ngrohta dhe më miqësore për këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët.

Gjatë këtyre gjashtë viteve të pavarësisë, e ballafaquar me shumë sfida përgjatë udhëtimit të saj, Kosova, ka treguar se është një shtet, në të cilin mbizotëron paqja, në të cilin kanë ngadhënjyer vlerat demokratike, si dhe një shtet që ka treguar stabilitet.

Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona në të ardhmen.

Urime gjashtë vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës !

 

Me urimet më të përzemërta,
Ibrahim Dobruna
Kryetar
 
Prishtinë,
Me 16 shkurt 2014


OAK certifikoi 35 kandidatet potencial të Provimit të Jurispodencës


Prishtinë, 12.02.2014
- Oda e Avokatëve të Kosovës ka certifikuar 35 kandidatet potencial të Provimit të Jurispodencës të cilët për tetë (8) javë kanë ndjekur sesionin e trajnimeve të organizuar me profesor dhe ekspert eminent nga fusha juridike në Kosovë.
 
Trajnimi ka përfshirë periudhën Dhjetor 2013 – Janar 2014 dhe janë mbajtur në lëmin e të drejtës e procedurës civile, të drejtës civile, të drejtës penale, të drejtës së punës, të drejtës e procedurës administrative, të drejtës familjare dhe trashëgimore, të drejtës së procedurës penale, të drejtës së BE-së, nga e drejtat e njeriut, nga e drejta kushtetuese dhe nga e drejta komerciale.
 
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e provimit të Jurisprudencës, ka thënë se OAK është përkujdesur që para juve të sjellë ligjërues eminent të lëmive të caktuara, nga të cilët keni përfituar si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik, duke ndarë dhe prezantuar njohuritë e tyre  në mënyrë që tek ju, të kultivohen aftësitë juridike, të bëhet ngritja e kapaciteteve si dhe zhvillimi i shkathtësive praktike si  kandidatë potencial për provimin e Jurisprudencës.
 
Kryetari Dobruna uroj kandidatet për përfundimin e trajnimit dhe me këtë rast, ai ftoi që pas përfundimit të Provimit të Jurispodencës të licencohen si Avokatë dhe të i kontribuojnë sistemit të drejtësisë.
 
Në anën tjetër, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Fejzullah Hasani i cili ishte edhe ligjërues në sesionin e parë të trajnimit përgëzoi Odën e Avokatëve të Kosovës për organizimin e këtyre trajnimeve, veçmas gërshetimin e këtyre ligjëratave me çështje nga praktika.
 
Ai vlerësoi si shumë të rëndësishme trajnimin e organizuar nga OAK, pasi siç tha ai kandidatet pjesëmarrës në këtë trajnim nuk kanë dalë nga këtu pa mësuar diçka. Hasani duke folur rreth aspektit praktik theksoi se duhet të fokusohemi veçanërisht në institute që kandidatëve ju duhen për provim.  
 
Edhe avokati dhe ligjëruesi Adem Vokshi vlerësoi lartë bashkëpunimin në trajnime të organizuar nga OAK. Avokati Vokshi është shprehur se kam përcjell edhe gjenerata të tjera, por dua të theksoj se kësaj radhe interesimi për të kaluar kohë në këto ligjërata ka qenë tejet i madh, veçmas në detyrat nga çështjet praktike që u janë parashtruar.
 
Ai potencoi se ligjëruesit duhet t’i përshtaten kërkesave të kandidatëve sepse vlerësimet e tyre janë shumë të rëndësishme për të arritur tek kualitetet që dëshirojmë.



Ndërroj jetë avokati Metush Sadiku (1931 – 2014)

Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur sot (12.02.2014) anëtarin e saj të shquar, avokatin Metush Sadiku. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e reja në Prishtinë me datë 13 shkurt 2014 në orën 12:30. Metush Sadiku ka lindur më 12 prill 1931 në Fshatin Shurdhan, Komuna në Gjilan. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Juridik me datë 12 korrik 1973, kurse provimin jurispodencës e ka dhënë në Prishtinë në vitin 27 shkurt 1976.
 
Avokati, Metush Sadiku është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 01 nëntor 1985 me seli të zyrës në Prishtinë.
 
Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Prishtinë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.


Dobruna dhe Cliff biseduan për mënyrat e bashkëpunimit



Prishtinë, 11.02.2014
– Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna u prit sot në takim nga ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff me të cilin bisedoi për mundësinë e krijimit të bashkëpunimit në të ardhmen.  

Temë bisede e kryetarit Dobruna dhe Ambasadori Cliff ishin aktivitetet aktuale të Odës së Avokatëve të Kosovës, planet e ardhshme, si dhe mënyrat në të cilat Qeveria e Britanisë së Madhe, nëpërmjet Ambasadës së saj në Kosovë, mund të mbështesë nismat e Odës.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna shprehu interesimin për ngritjen e cilësisë së avokatëve përmes Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, që do të ndikojë si faktor kyç në stabilitetin e sistemit të drejtësisë.

Dobruna shprehu pakënaqësinë me sistemin gjyqësor në Kosovë për shkak të mos menaxhimit jo të mirë të lëndëve, mungesës së gjyqtarëve me eksperiencë, e që sipas tij, më së shumti është duke pësuar avokatet dhe qytetari i Kosovës. Andaj, ai shtoi se Oda e Avokatëve të Kosovës së shpejti do i ofron listën e avokatëve me eksperiencë Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës për të ndihmuar dhe për të dal nga situata e brisht e krijuar. Z. Dobruna dhe z. Cliff biseduan gjithashtu për rolin dhe prezencën e EULEX-it në Kosovë, e cila sipas tyre është e nevojshme për stabilitet të sistemit të drejtësisë dhe për një sistem të pa anshëm dhe jo të ndikuar nga politika.

Në anën tjetër, ambasadori i Britanisë së Madhe, z. Ian Cliff ka thënë se Britania e Madhe është e interesuar të përkrah sferën e sistemit të drejtësisë në Kosovë si mënyrë e vetme për integrime evropiane. Ai u interesuar për përkrahjen e Odës së avokatëve të Kosovës në sferën e trajnimeve në të cilën janë të përfshirë edhe minoritet.

Ambasadori Cliff theksoi si shumë të rëndësishme ruajtjen e pavarësisë së Odës së Avokatëve të Kosovës si organizatë e pavarur në sistemin e drejtësisë e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.


OAK- KE: Të gatshëm për bashkëpunim


Prishtinë, 05.02.2014
– Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna priti në takim delegacionin nga Këshilli i Evropës në Kosovë, i kryesuar nga Zëvendësshefi i kësaj zyreje, z. Andrew FORDE me të cilin ka biseduar për hulumtimin e mundësive për një bashkëpunim të përafërt në fushat e drejtësisë dhe anti-diskriminimit.

Kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna informoi Zëvendësshefin e Këshillit të Evropës në Kosovë, Andrew FORDE, lidhur me zhvillimet dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Oda e Avokatëve të Kosovës. Dobruna foli edhe për ndryshimet më të reja të pësuara me ligjin e ri për avokatinë dhe aktetet tjera normative të brendshme.
 
Në anën tjetër, zëvendësshefi i Këshillit të Evropës në Kosovë, z. Andrew FORDE shprehu gatishmërinë për përkrahjen e Odës së Avokatëve të Kosovës në sferën e trajnimeve përmes programit HELP. Në kuadër kësaj, ai shtoi se do të shqyrtohet mundësia për organizim të trajnimeve për mësime në distancë (platforma e-learning) për avokatë.
 
Zëvendësshefi i Këshillit të Evropës në Kosovë, z. Andrew FORDE ndër të tjera tha se OAK së shpejti do të merr ftesën për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore në Strasburg gjatë muajit qershor 2014 në të cilën do të marrin pjesë 47 Oda të Avokatëve. Tema e konferencës do të jetë “Nga trajnime të mira në vendime të mira”.
 


Gjenerata I/2014 dhanë betimin për avokatë dhe praktikantë

Prishtinë, 05.02.2014 – Dhanë betimin avokatët dhe praktikantët e gjeneratës së I për vitin 2014, në një ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës. Në këtë ceremoni dhënë betimin tre avokatë (3) dhe katërdhjetetetë praktikantë (48). Praktikantët të avokatisë do të ushtrojnë praktikën në Odën e Avokatëve të Kosovës për një vit.
 
Avokatet dhe avokatet praktikantë dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna, Drejtorit Ekzekutiv, z. Yll Zekaj.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 563 avokatë dhe 240 avokatë praktikantë. Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës 1200 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.




Kryetari Dobruna priti në takim kryetaren e Odës së Mjekëve


Prishtinë, 31.01.2014
– Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna priti në takim kryetaren e Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Zylfije Hundozi me të cilën diskutuan mundësinë e krijimit të bashkëpunimit në mes dy odave në fusha me interes të përbashkët.

Kryetari Dobruna informoi kryetaren Hundozi lidhur me funksionimin e Odës së Avokatëve të Kosovës si organizatë publikë dhe vetëqeverisëse, duke theksuar në veçanti mekanizmat e brendshëm të cilat e rregullojnë dhe e bëjnë të pavarur OAK-në.

Në anën tjetër, kryetarja e Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Zylfije Hundozi e cila njëherit është edhe specialiste e neuropsikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës shprehi interesimin e saj për mënyrën e funksionimit të Odës së Avokatëve të Kosovës, pasi sipas saj, Oda e Mjekeve të Kosovës është një organizatë e re e cila është themeluar në vitin 2013 dhe është në hapa të parë të zhvillimit  dhe vënies së bazave funksionale të organizatës.

Me këtë rast, kryetari Dobruna ofrojë gatishmërinë e OAK-së për të përkrahur Odën e Mjekeve të Kosovës në fushën e krijimit të bazës juridike të institucionit të tyre.

Të dy kryetaret, shprehen nevojën për bashkëpunim në të ardhmen në mënyrë që t’i ofrohet shërbime sa më të mira qytetarëve të Kosovës, si në aspektin juridik, po ashtu edhe në aspektin shëndetësor. 

 


U mbajt mbledhja e 143 radhës e Bordit Drejtues të OAK-së



Prishtinë, 31.01.2014
- Në orën 14:00 u mbajt mbledhja 143  (njëqindekaterdhjetetre) e Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna.
 
Në mbledhjen e këshillit Drejtues kanë marr pjesë këta anëtarë:
1.                  Ibrahim Dobruna, kryetar i OAK
2.                  Hajrip Krasniqi – zëvendëskryetar i OAK
3.                  Teki Bokshi – anëtar (DR Gjakovë)
4.                  Arianit Nikçi – anëtar (DR Pejë)
5.                  Zekrija Gashi - anëtar (DR Ferizaj)
6.                  Osman Havolli – anëtar (DR Prishtin(DR Prishtinë)
7.                  Safet Voca – anëtar (DR Mitrovicë)
8.                  Shemsedin Piraj, anëtar (DR Gjilan)
9.                  Visar Morina - anëtar nga jashtë
10.              Musa Xh Dragusha – anëtar (ish kryetar)
 
Në këtë takim u shqyrtuan kërkesat dhe u morën vendime të rëndësishme, që ndërlidhen me punën dhe angazhimin e avokatëve në Republikën e Kosovës, konform dispozitave  ligjore të OAK-së.

Në këtë mbledhje të Këshilli Drejtues janë diskutuar pikat sipas rendit të ditës të paraparë dhe si pikë e parë ishte aprovimi i procesverbalit 142 dhe procesverbali i datës 06/01/2014 të Këshillit Drejtues, Njoftimi për aktivitetet – për këtë pikë kryetari i OAK-së dhe anëtarët e Këshillit Drejtues ka raportuar lidhur me aktivitet e realizuar gjatë muajit janar.

Gjithashtu, është shqyrtuar edhe propozimet të Bordit Drejtues të Qendrës Trajnuese për Avokatë të cilat propozime janë dal nga takimi i BD i QTA të datës 30 janar 2014 si dhe është shqyrtuar Buxheti i Degëve Regjionale për vitin 2014. Në këtë pikë është ndarë buxheti për Degët Regjionale për vitin 2014 sipas propocionit të numrit të anëtarëve të avokatëve nëpër regjione.

Vlen të theksohet se në pikat tjera, të rendit të ditës që janë diskutuar dhe janë marrë vendime rreth kërkesave për regjistrim për avokatë dhe praktikantë, për shlyerje nga regjistri i Avokatëve dhe Praktikantëve të avokatisë të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Këshilli Drejtues pas shqyrtimit të të gjitha dokumenteve të kërkesave për regjistrim të avokatëve dhe praktikantëve ka aprovuar kërkesat e tre (3) avokatëve dhe këtërdhjetegjashtë praktikantëve.

Mbledhja e 143  (njëqindekaterdhjetetre) e Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës është mbajtur në Qendrën Trajnuese për Avokatë, rruga Tirana, nr. 19, Prishtinë/Kosovë.

Takimi ka përfunduar në orën 17:00


 


Kryetari Dobruna në konferencen e Gjykatës Kushtetues



Prishtinë, 22.01.2014
- Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna ka marr pjesë në konferencën “Natyra vetë-ekzistuese e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës” e organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Programin për Sundim Efektiv të Ligjit (EROL) të USAID-it.

Në këtë konferencë, ndër të tjera, është trajtuar aftësia e gjykatave të rregullta për të referuar çështjet e ndryshme kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, si dhe çështja e  kompetencave dhe sfidave ekzistuese në marrëdhëniet reciproke.

Kryetari Dobruna në këtë konferencë ka prezantuar temën “Ndërtimi i politikës gjyqësore një prej sfidave në gjykatat e Kosovës”.

Më shumë rreth temës, klikoni këtu
 


Kryetari i OAK-së takoi ekspertin konsulent të PJK-së

Prishtinë, 20.01.2014 - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës takoi ekspertin konsulent të PJK-së, John Furnari. Eksperti Konsulent i PJK-së John Furnari do të kalojë dy javët e ardhme duke punuar me Zyrën e re të Prokurorit Disiplinor të OAK-së. Qëllimi i vizitës është të sjellë llogaridhënie, proces të duhur dhe transparencë për sistemin e ri disiplinor të OAK-së.


Dobruna dhe Ahmeti dakordohen për marrëveshje mes dy institucioneve



Prishtinë, 21.01.2014
– Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës Ibrahim Dobruna është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin kanë biseduar rreth krijimit të bashkëpunimit institucional në fushat të cilat do të jenë në interes të përbashkët.                                         

Kryetari Ibrahim Dobruna uroj kryetarin Shpend Ahmeti për zgjedhjen e tij në krye të Komunës së Prishtinës, duke shprehur bindjen për dhënien e kontributit drejt arritjes së prioriteteve të përcaktuara në programin qeverisës të kryeqytetit, e cila do të ndikoj përmirësimin e jetës sa më të mirë të të gjithë qytetarëve të Prishtinës.
 
Të dy krerët e institucioneve diskutuan për pikat e mundshme për bashkëpunim në mes të dy institucioneve, si çështje të cilat do i paraprijë bashkëpunimeve tjera në të ardhmen. Gjatë takimit është dakorduar që të arrihet një marrëveshje bashkëpunimi në fushat që do të identifikohen, e që kanë për qëllim interesin e të dy institucioneve.


Takimi Bench Bar në Gjakovë


Gjakovë, 20.01.2014
- Oda e Avokatëve të Kosovës do të vazhdon takimet e përbashkëta Bench Bar edhe në vitin 2014 me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë në shtatë regjione të Republikës së Kosovës. Në regjionin e Gjakovës është mbajtur takimi i parë për vitin 2014 në të cilën janë trajtuar temat “Zbatimi i institucionit të negocimit dhe të pranimit të fajësisë në çështje penale” dhe “çështja e organizimit të gjykimeve, veçanërisht penale, në raportin gjykatë-prokurori-avokatë”.

Gjatë takimit është zhvilluar debat interaktiv në mes akterëve pjesëmarrës në takim, duke paraqitur shqetësimet e institucioneve të tyre tek përfaqësuesit relevant në regjion për të ndikuar në eliminimin probleme të hasura.

Qëllimi i këtyre takimeve të përbashkëta është themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë dhe policisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.  


OAK dhe PJK kanë mbajtur takimin e parë organizativ në vitin 2014




















Duke u bazuar në sukseset e arritura në vitin 2013, më 16 Janar 2014, OAK dhe PJK mbajtën takimin e parë organizativ për vitin 2014. Kryetari i OAK, Z. Ibrahim Dobruna dhe shefi i zyrës së PJK, Z. Harold D. Dampier, Jr. kanë reflektuar mbi sukseset e arritura në vitin 2013 dhe diskutuan strategjinë për vitin 2014. Funksionaliteti i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, ristrukturimi i Komisioneve të OAK, hartimi dhe administrimi i Provimit të Specializimit dhe organizimi i suksesshëm i Konferencës së Përgjithshme të parë si pjesë e festimit të Ditës së Avokatëve, janë identifikuar si disa nga sfidat e ardhshme të vitit 2014. Të dyja palët u zotuan të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të suksesshëm në vitin 2014.
 


Komiteti për Çështje Gjinore dhe Pakica i OAK-së aprovon Planin e Punës për vitin 2014

Prishtinë, 16 janar 2014 - Komiteti për Çështje Gjinore dhe Pakica i Odës se Avokatëve të Kosovës u taku dhe unanimisht e miratuan Planin e Punës për vitin 2014. Plani i punës i Komitetit për Çështje Gjinore dhe Pakica për vitin 2014, fokusohet në rritjen e numrit të femrave dhe pakicave në komunitetin ligjor, përmes shërbimeve me të mira të anëtarësisë. Janë 12 projekte të detajuara duke u nise nga forumi i femrave jurist deri të arsimimi publik të cilat do të përmirësojnë administrimin e drejtësisë në Kosovë.  












































 


Ndërroj jetë avokati Ramush Munishi (1931 – 2014)

Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur sot (10.01.2014) anëtarin e saj të shquar, avokatin Ramush Munishi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat në Matiqan / Prishtinë me datë 11 janar 2014 në orën 14:00. Ramush Munishi ka lindur më 25 maj 1931 në Fshatin Gërnicë të qytetit të Kamenicës. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Juridik me datë 24 shtator 1976, kurse provimin jurispodencës e ka dhënë në Prishtinë në vitin 21 maj 1984.
 
Avokati, Ramush Munishi është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 24 nëntor 2000 me seli të zyrës në Prishtinë.
 
Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Prishtinë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.


OAK vlerësohet për transparencë në sistemin disiplinor

Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët uron Odën e Avokatëve të Kosovës në përmirësimin e transparencës në Sistemin e Drejtësisë përmes Statutit të Ri dhe përmes Rregullores së Re të Procedurës Disiplinore  

Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët uron Odën e Avokatëve të Kosovës për miratimin e Statutit të Ri dhe të Rregullores së re të Procedurës Disiplinore të kësaj Ode. Duke lejuar publikimin e emrave të avokatëve të gjetur fajtor për sjellje të pahijshme dhe duke promovuar qasjen e  qytetarëve në të dhënat disiplinore, statuti promovon transparencë dhe llogaridhënie në sistemin e drejtësisë. Zbulimi i emrave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shpallur fajtor për sjellje të pahijshme është rekomandimi kryesor i kampanjës Drejtësia dhe Qytetarët për të promovuar llogaridhënie brenda sektorit të drejtësisë në Kosovë. OAK e ka njohur këtë propozim duke e miratuar këtë rregullore.

Statuti dhe rregullorja disiplinore, te cilat janë aprovuar më 16 nëntor në takimin e Kuvendit të Përgjithshëm të Odës, parashikojnë që vendimet disiplinore të Odës të publikohen, duke përfshirë emrin e avokatit të disiplinuar dhe sanksionin që është shqiptuar. Përveç kësaj, statuti u garanton qytetarëve të interesuar për ndihmë të avokatëve të drejtën e qasjes në të dhënat disiplinore të avokatit. Statuti gjithashtu parashikon emërimin e një Prokurori Disiplinor në kuadër të Odës së Avokatëve, i cili do të iniciojë hetimet e shkeljeve të pretenduara disiplinore.

Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët e sheh publikimin e emrave të gjyqtarëve dhe prokurorëve si një reformë të nevojshme për të promovuar transparencën dhe llogaridhënien në sektorin e drejtësisë. Kampanja ka avokuar për publikimin e vendimeve disiplinore, përfshirë emrat e zyrtarëve të disiplinuar, në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Mbi 2,400 qytetarë nënshkruan një peticion për të kërkuar nga Këshilli Gjyqësor të bëjë të ditur emrat e gjyqtarëve të disiplinuar. Në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), nisma strategjike e Kampanjës për çështje gjyqësore, nëpërmjet padisë për konflikt administrativ, kërkoj nga Gjykata Supreme lëshimin e një urdhri që i kërkon Këshillit Prokurorial të bëjë të ditur emrat e prokurorëve të disiplinuar. As KGJK e as KP-ja nuk i janë përgjigjur rekomandimeve të Kampanjës.

“Vendimi i marrë nga Kuvendi i Odës së Avokatëve është një hap inkurajues për transparencë dhe llogaridhënie, dhe do të rrisë besimin në mesin e qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë," tha Agon Gashi, Zyrtar Ligjor i Programit në Kampanjën Drejtësia dhe Qytetarët.

Statuti dhe Rregullorja e Brendshme Disiplinore të Odës do të hyjnë në fuqi duke filluar nga  janari, 2014.
Për më shumë informacione lidhur me Odën e Avokatëve të Kosovës, si dhe për të parë tekstin e plotë të statutit të ri, vizitoni ueb faqen e Odës së Avokatëve: www.oak-ks.org

Për t’u përfshirë në Kampanjën Drejtësia dhe Qytetarët dhe për të mësuar më shumë për këtë çështje, vizitoni faqen e internetit të kampanjës: www.drejtesiadheqytetaret.org

Rreth Kampanjës:
Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët është një lëvizje që sjell së bashku qytetarët dhe grupet e shoqërisë civile në Kosovë që të punojnë për reformën në sistemin e drejtësisë dhe për të promovuar ndryshim përmes avokimit publik. Qëllimi ynë është që të promovojmë një sistem juridik më të drejtë dhe llogaridhënës dhe për të rritur përgjegjshmërinë e tij për nevojat e qytetarëve. Kampanja përfshinë tri shtylla kryesore, të cilat së bashku mbështesin misionin e saj:

 1.     Edukimi Publik Kombëtar dhe Kampanja për Avokim
 2.     Klinikat e ndihmës juridike pa pagesë
 3.     Iniciativa e Çështjeve Gjyqësore Strategjike.


OAK përmbylli takimet Bench Bar në shtatë regjione të Kosovës për vitin 2013

Në takimet Bench Bar për vitin 2013 kanë marrë pjesë 485 gjyqtar, prokuror, avokat dhe përfaqësues të policisë në 7 regjione të Kosovës dhe janë zhvilluar 29 takime.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës ka përmbyllur për vitin 2013 me fazat e takimeve të përbashkëta (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë. Në të gjitha këto takime kanë marr pjesë një numër i madh i gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe Policisë së Kosovës. Nga 29 takime gjithsej sa janë organizuar në 7 regjione kanë marr pjesë 485 pjesëmarrës nga akteret kryesor të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Në çdo regjion të Kosovës janë zhvilluar nga katër (4) takime të përbashkëta Bench Bar.
 
Në këto takime janë diskutuar shumë tema që ndërlidhen me problematikat e hasura në zbatimin e legjislacionit juridik në Kosovë. Me hyrjen në fuqi të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penal në janar të vitit 2013 janë paraqitur shumë pengesa në praktik. Këto takime të përbashkëta kanë ndihmuar në përafrimin e praktikave nëpër regjione me çka i është dhënë një shtytje zbatimit të dispozitave të cilat janë shfaqur shqetësime rreth zbatimit të tyre.
 
Një segment mjaft i rëndësishme i këtyre takimeve ka qenë debat interaktiv të akterëve pjesëmarrës. Ata kanë paraqitur shqetësimet e institucioneve të tyre tek përfaqësuesit relevant në regjione dhe kjo mënyrë ka ndikuar në eliminimin e shumë probleme të hasura. 
 
Takimet Bench Bar do të zhvillohen edhe gjatë vitit 2014 me të njëjtin format dhe do të trajtohen tema me interesë për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.
 
Iniciativa e këtyre takimeve ka ardhur falë bashkëpunimit në mes Odës së Avokatëve të Kosovës de Programit për Juristët në Kosovë (PJK) i cili implementohet në partneritet nga USAID de NCSC, me të cilat janë zhvilluar katër fazat e të takimeve të përbashkëta (Bench Bar).
 
Qëllimi i këtyre takimeve të përbashkët është themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë. Këto takime të përbashkëta janë joformale dhe çështjet që diskutohen janë specifike dhe të fokusuara. Takimet e përbashkëta mbahen në grupe të vogla dhe janë të rregullta. Në fund të çdo takimi pjesëmarrësit propozojnë zgjidhje konkrete për çdo dileme të identifikuar. Këto zgjidhje mandej do të ndahen me autoritetet regjionale dhe ato të nivelit qendror.  
 
Degët Regjionale të avokateve janë forma të organizimit territorial de aktivitetit të Odës së Avokatëve të Kosovës, të cilat nën kushtet e përcaktuara me ligj janë të themeluara sipas  Statutit të OAK-së, Tubimet regjionale janë organizuar sipas regjioneve të cilat i përgjigjen shtrirjes territoriale të Gjykatave të Qarkut, sipas organizmit të sistemit gjyqësor të Kosovës, përkatësisht dega regjionale; Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.

Faza e parë: Faza e parë e takimeve Bench Bar është mbajtur gjatë muajve Janar – Mars 2013
 
Regjioni Tema
 
Data
Prishtinë  “Provat e pranueshme dhe të pa pranueshme në procedurë- Prishtinë)”
 
18.01.2013
Ferizaj “Risit e Kodeve Penale-Komunikimi Gjykatë-Prokurori-Polici dhe avokatë”;  “Problemet me Kuaziavokati (n. 419 i KP)”
 
15.02.2013
Pejë “Aplikimi i dënimeve Alternative” 19.02.2013
Prizren “Risitë në KPPR Kosovës; Hetimet, Aktakuza dhe shqyrtimi fillestar dhe i dytë, Marrëveshja për pranimin e fajësisë dhe alternativat e tjera të gjykimit, Shqyrtimi gjyqësor, Mjetet juridike”
 
26.02.2013
Gjilan “Rëndësia e Cilësimit Juridik te Veprës Penale në Procedurat e rregullta Gjyqësore”
 
19.03.2013
 
Gjakovë
“Shqyrtimi i riorganizimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe bashkëpunimi i OAK-se me Gjykatë, Prokurori dhe Polici”
 
20.03.2013
Mitrovicë
 
“Çështja e lëndëve të pa proceduara deri më tani si rezultat i mos funksionimit të organeve të judikaturës”
 
22.03.2013
 
Faza e dytë: Faza e dytë e takimeve Bench Bar është mbajtur gjatë muajve Prill – Qershor 2013
 
Regjioni Tema
 
Data
Prishtinë  “Shqyrtimi fillestar në procedure penale”
 
20.04.2013
Ferizaj “Fazat e procedurës penale”
 
30.05.2013
Pejë “Marrja në pyetje e të akuzuarit sipas kodit të ri Penal, si dhe çështjet tjera dhe risit ne kodin penal”
 
18.04.2013
Prizren “Shqyrtimi fillestar dhe i dytë (pranimi i fajësisë gjatë shqyrtimit fillestar)”
 
17.04.2013
Gjilan “Parashkrimi i ndjekjes penale”  
 
26.06.2013
 
Gjakovë
“Problemi i mos zbatimit të përfundimeve të dala nga Bench Bar paraprak i mbajtur me 20.03.2013 në Gjakove. 2. Çështjet aktuale ne Gjyqësi, Prokurori dhe Avokati”
 
28.05.2013
Mitrovicë
 
“Përfaqësimi sipas detyrës zyrtare me theks të veçantë pagesat për shqyrtim të lëndës”
 
17.05.2013
Prishtinë  “Dënimet Alternative”
 
26.06.2013
 
Faza e tretë: Faza e tretë e takimeve Bench Bar është mbajtur gjatë muajve Shtator – Tetor 2013
 
Regjioni Tema
 
Data
Prishtinë  “Angazhimi ex-officio dhe komunikimi gjyqtar, prokuror dhe avokatë”
 
25.10.2013
Ferizaj 1.“Dënimet” – puna ne dobi te përgjithshme (dënimet alternative). 2. Problemet rreth përfaqësimit zyrtar.
 
25.10.2013
Pejë 1.Sjellja jo etike e gjyqtareve dhe prokuroreve dhe avokateve; 2. Aplikimi i kritereve te sigurimeve ne rast te marrjes se vendimeve nga gjykata; 
 
18.09.2013
Prizren - Aktakuza
- Shqyrtimi i dytë dhe caktimi i shqyrtimit gjyqësor
 
24.09.2013
Gjilan  “Mbajtja dhe udhëheqja e shqyrtimit kryesor në procedurën penale dhe përgatitja e palëve procedurale”
 
24.10.2013
 
Gjakovë
 “Angazhimi për azhurnimin e procedurave për caktimin e lëndëve dhe efikasiteti i administratës së Gjykatës, Prokurorisë dhe Policisë”     
 
25.09.2013
Mitrovicë
 
“Çështja e procedimit të lëndëve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë”
 
23.10.2013
 
Faza e katërt: Faza e katër e takimeve Bench Bar është mbajtur gjatë muajve Nëntor - Dhjetor 2013
 
Regjioni Tema
 
Data
Prishtinë  “Marrëveshja për pranimin e fajësisë me negocim”
 
11.12.2013
Ferizaj “Kërkesa pronësore juridike – kompensim dëmi”
 
20.12.2013
Pejë
 
05.12.2013
Prizren 1.Ligji për Amnesti; 2. Procedurat gjyqësore ndaj të miturve
 
19.11.2013
Gjilan “Marrëveshja për pranimin e fajësisë”
 
11.12.2013
 Gjakovë “Raportet gjykatë – prokurori – avokat dhe polici”
 
26.11.2013
Mitrovicë
 
“Qasja në drejtësi në Regjionin e Mitrovicës (problemet)”
 
13.12.2013



 
Koordinator i takimeve Bench Bar 
Flamur Ramadani


 


Kryetari Dobruna uron qytetarët e Kosovës Vitin e Ri 2014

Në prag të festës së Vitit të Ri 2014, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës Ibrahim Dobruna, ua përcjellë urimet më të përzemërta qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dëshiroj t'ju falënderoj për mbështetjen dhënë gjatë vitit 2013. Mbështetja juaj ka qenë e një rëndësie të veçantë, sepse puna juaj ka vënë në pah gjithë aktivitetet që OAK ka pasur gjatë këtij viti.

Duke shpresuar që këto festa do t'ju gjejnë afër familjeve tuaja, ne ju dëshirojmë një vit të ri me shëndet, paqe dhe suksese në punë. Gjithashtu, le të shërbejë viti 2014 si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.
 
Ibrahim Dobruna, Kryetar
Oda e Avokatëve të Kosovës
 


Kryetari Dobruna uron besimtaret e krishterë

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna uron besimtarët e krishterë me rastin e festës së madhe të Krishtlindjeve.

Kam nderin që në emër të të gjithë anëtarëve të Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe në emrin tim personal, të uroj të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së madhe të Krishtlindjeve dhe t’ju dëshiroj mbarësi dhe harmoni familjare në këtë ditë të madhe.

Kjo ditë e shenjtë të jetë shtysë për më shumë dashuri në mes qytetarëve të vendit tonë, të cilët janë një shembull i rrallë i harmonisë dhe mirëkuptimit në mes njerëzve me etni dhe besime të ndryshme.

Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.
 
Ibrahim Dobruna, Kryetar
Oda e Avokatëve të Kosovës


Gjashtë gjenerata dhanë betimin për avokatë dhe praktikantë gjatë vitit 2013


OAK gjatë vitit 2013 ka regjistruar në regjistrat për regjistrim 43 avokatë dhe 198 praktikantë

 
Oda e Avokatëve të Kosovës gjatë muajit janar – dhjetor 2013 ka pranuar në regjistrin për regjistrim për avokatë dhe avokatë praktikantë gjeneratën I, II, II, IV, V dhe VI. Dhënia e betimit të avokatëve dhe praktikantëve të këtyre gjeneratave është përcjell me ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës. 
 
Avokatet dhe avokatet praktikantë të rinj kanë dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna, i cili gjeneratat  tilla i ka cilësuar si kontribuues të ardhshëm dhe të denjë të drejtësisë në vend. Ai ka theksuar se duhet të investojmë në procese, që të krijohet një bazë e mirë, e qëndrueshme e juristëve që i duhen sistemit të drejtësisë.
 
Ky cikël së shpejti pritet të shndërrohet në nivel të një Akademie Profesionale të Avokatëve e cila do të ketë për qëllim ngritjen e profesionalizmit dhe përgatitjen e gjeneratave të juristëve që do inkuadrohen në sistem të drejtësisë.
 
Gjatë 12 muajve kanë dhënë betimin 43 avokatë dhe 198 praktikantë të avokatisë të cilët këta të fundit për 1 vit do e ushtrojnë praktikën në Odën e Avokatëve të Kosovës.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 563 avokatë dhe 240 avokatë praktikantë. Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës 1200 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.


Presidentja e NCSC uron kryetarin Dobruna për rizgjedhjen e tij në krye të OAK-së

Presidentja e Qendrës Kombëtare për Gjykatat Shtetërore (NCSC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Mary Campbell McQueen në një letër urimi ka uruar kryetarin z. Ibrahim Dobruna për rizgjedhjen e tij edhe për një mandat në krye të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Në letër urimi thuhet se “Kam kënaqësinë të shprehë urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, për herë të dytë. Kam pas kënaqësi të ju takojë gjatë vizitës sime në Kosovë, për festimin e 40 vjetorit të OAK-së, dhe jam e lumtur të dëgjoj për rizgjedhjen tuaj të njëzëshme në asamblenë e përgjithshme vjetor në nëntor”.

Lexo telegram urimin e Presidentes së NCSC, znj. Mary Campbell McQueen  
  
Më tutje, presidentja znj. McQueen vlerëson progresin në OAK, duke thënë se “Progresi në OAK nën udhëheqjen tuaj është e dukshme përmes përpjekjeve tuaja për ta përmirësuar kornizën ligjore dhe disiplinore në profesionin juridik, për të promovuar edukimin e vazhdueshëm dhe për të rrit shërbimet dhe përfshirjen e anëtarëve”.

Znj. McQueen përmes letrës shpreh gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit për të fuqizuar profesionin juridik në Kosovë.

“Nën udhëheqjen tuaj të vazhdueshme, jam e sigurt se OAK do të vazhdojë rritjen e saj drejtë qëllimit tonë të përbashkët për të fuqizuar profesionin juridik në Kosovë. Ne presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit në mes të OAK dhe NCSC, imlementuar përmes Programit për Juristët në Kosovë të USAID-it”, ka thënë Presidentja e Qendrës Kombëtare për Gjykatat Shtetërore (NCSC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Mary Campbell McQueen.

Oda ka pranuar mirënjohje nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore (NCSC) për rezultatet e arritura në zbatim të Projektit për Juristët e Kosovës në bashkëpunim me NCSC - financuar nga USAID - ku me rastin e manifestimit të katër dhjetë vjetorit të themelimit të OAK-së, nga Presidentja e NCSC - zonja Mary McQueen, Odës i është ndarë mirënjohja duke e bërë anëtarë nderi i Komitetit të Avokatëve të po kësaj qendre.

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Programi për Juristët në Kosovë (PJK) i cili implementohet në partneritet nga USAID dhe NCSC, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi në vitin 2012. Qëllimi i këtij Memorandum Mirëkuptimi është themelimi i bashkëpunimit në mes OAK-së dhe PJK-së në ndërmarrjen e përpjekjeve të përbashkëta për zhvillimin dhe ngritjen e mëtutjeshme të Profesionit të Juristit në Kosovë, bazuar në fushëveprimin e aktiviteteve të përcaktuara me Programin për Juristët në Kosovë.

Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore (NCSC) është një organizatë jo fitimprurëse për të përmirësuar sistemin e drejtësisë përmes udhëheqjes dhe shërbimeve ndaj gjykatave.  


Gjenerata VI/ 2013 dhanë betimin për avokatë dhe praktikantë

Prishtinë, 12.12.2013 – Dhanë betimin avokatët dhe praktikantët e gjeneratës së VI për vitin 2013, në një ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës. Në këtë ceremoni dhënë betimin tetë avokatë (8) dhe katërdhjetetetë praktikantë (48). Praktikantët të avokatisë do të ushtrojnë praktikën në Odën e Avokatëve të Kosovës për një vit.
 
Avokatet dhe avokatet praktikantë të rinj dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna, Drejtorit Ekzekutiv, z. Yll Zekaj. Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon në radhët e saj avokatë dhe avokatë praktikant, ndërsa aktualisht numëron mbi 570 avokatë aktiv dhe rreth 201 avokatë praktikantë.
 
Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës mbi 1000 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.

































































Studentet e UBT-së vizituan OAK

Prishtinë, 04 Dhjetor 2013 - Rreth 20 studentë të Fakultetit për Media dhe Komunikim të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) kanë vizituar Odën e Avokatëve të Kosovës. Studentet e UBT janë pritur nga kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna, Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj dhe Zyrtari për Komunikim, z. Flamur Ramadani.

Gjatë vizitës së tyre studentët kanë parë nga afër zyret në të cilat është vendosur administrata dhe janë njoftuar për punën dhe angazhimet që janë duke u bërë nga OAK.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna para studentëve ka bërë përmbledhjen e aktiviteteve, sfidat dhe rolin e Odës së Avokatëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Rreth aktiviteteve të administratës dhe të tjera, studentet e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) janë informuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj. Ndërsa, rreth Zyrës për Komunikim, z. Flamur Ramadani ka mbajtur një ligjëratë përmes së cilës ka folur për punën e Zyrës për Komunikim dhe sfidat e kësaj zyreje që nga themelimi i saj.  

Studentet e UBT kanë pasur rastin të shkëmbejnë përvoja dhe të shtjellojnë çështje të ndryshme me stafin administrativë të Odës së Avokatëve të Kosovës.





















 
 



















 


Ndërroj jetë avokati Sadik Kuçi (1943 – 2013)

Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur anëtarin e saj të shquar, avokatin Sadik Kuçi. Varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat e qytetit në Suharekë me datë 19 nëntor 2013 në orën 15:00. Në varrimin e avokatit kanë marr pjesë edhe përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe nga Dega Regjionale në Prizren.

Sadik Kuçi ka lindur më 20 shtator 1943 në qytetin e Suharekës. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Juridik me datë 20 janar 1978, kurse provimin jurispodencës e ka dhënë në Prishtinë në vitin 24 qershor 1982.

 Avokati, Sadik Kuçi është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 21 janar 2011 në Prishtinë.

 Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Prizren shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.
 


MESAZH URIMI ME RASTIN E 28 NENTORIT

Të nderuar bashkëkombës,
 
Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, me kënaqësi të veçantë, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Dita e Flamurit dhe Mëvetësisë së Republikës së Shqipërisë, urojë Ju dhe të gjithë shqiptarëve këtë festë, me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e gëzuar për popullin shqiptar.

Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.
 
 
Ibrahim Dobruna
Kryetar 


Avokati Ibrahim Dobruna rizgjedhet kryetar i OAK

Prishtinë, 16.11.2013 – Në procesin e votimit në të cilin kanë marrë pjesë rreth 70 delegatë, Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i Odës së Avokatëve të Kosovës, të shtunën, zgjodhi edhe për një mandat në krye të saj, avokatin z. Ibrahim Dobruna. Dobruna u zgjodh me aklamacion dhe pa kundër kandidat. Rizgjedhja e Dobrunës ka sjellë edhe një varg ndryshimesh në organizimin e avokatisë në Kosovë, pasi që OAK-u ka miratuar edhe statutin e ri dhe aktetet tjera normative.
 
Përveç rizgjedhjes së kryetarit është zgjedhur pa kundër kandidat për zëvendëskryetar të OAK-së, z. Hajrip Krasniqi. Gjatë punimeve të Kuvendit janë zgjedhur edhe anëtaret e komisioneve të OAK-së.
 
Kryetari i rizgjedhur i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna në fjalinë drejtuar avokatëve ka thënë se “Unë kam besim të fuqishëm në të ardhmen e ndritur të avokatëve, dhe para jush, duke u gjetur në këtë mjedis me të cilin i ndajmë të njëjtat ideale, dua që sërish të rikujtoj përkushtimin maksimal të Odës së Avokatëve të Kosovës, dhe në angazhimin e zgjidhjeve të sfidave që nuk janë të pakta, në të njëjtën kohë t’ju inkurajoj në përkrahjen tuaj konstante në po këtë drejtim”.
 
Sipas tij, Ligji i ri për Avokatinë, neutralizohen shqetësimet, problematikat dhe sfidat që i hasin avokatët, si dhe krijohen lehtësira në ushtrimin e profesionit të avokatit. Por, determinohet domosdoshmëria e profesionalizmit, vetëm e vetëm për të ofruar shërbime sa më cilësore në mbështetje të të drejtave dhe lirive të njeriut për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim. Për më tepër lexo fjalimin e kryetarit, z. Ibrahim Dobruna.  
 
Ndërsa, edhe zëvendëskryetari i sapo zgjedhur i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Hajrip Krasniqi në fjalimin e tij tha se në të ardhmen bashkë me kryetarin e Odës, z. Ibrahim Dobruna, me stafin dhe me ju avokatë,  do të angazhohemi  në  avancimin e sundimit të ligjit, duke i  mbështetur gjithmonë proceset e reformave ligjore dhe iniciativat dhe proceset e filluara nga Oda. 
 
“Në vazhdimësi do të angazhohem për qasje sa më të plotë dhe të barabartë të përfaqësimit, duke i njoftuar të përfaqësuarit me procedurat ligjore dhe rolin e profesionit ligjor dhe njëherit  promovimin e të drejtave dhe  standardeve të garantuara, për të gjithë personat pa marrë parasysh dallimet, kushtet ekonomike dhe sociale. Këto përpjekje do të përfshijnë veçanërisht fëmijët, gratë dhe personat me nevoja të ndryshme, e që e gjithë kjo do të ndikon në përforcimin e administrimit të drejtësisë në rritjen e njohjes publike dhe respektit që duhet të ekzistoj për ligjin”, ka thënë zëvendëskryetari, z. Hajrip Krasniqi. Për më tepër lexo fjalimin e zëvendëskryetarit, z. Hajrip Krasniqi.
 
Sipas Ligjit për Avokatinë Nr. 04/L-193 të Nenit 42, Kuvendin e Odës e përbëjnë përfaqësuesit e Degëve Regjionale, mbi parimin e sistemit të delegimit, të cilët janë zgjedhur në proporcion me numrin e anëtarëve të Degëve Regjionale. Kuvendin e Odës e përbëjnë 85 delegatë.
 
Gjatë punimeve të Kuvendit janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës: Raportimi për aktivitetet e OAK-së; Shqyrtimi i Draft Statutit të OAK-së; Shqyrtimi i Draft Rregullores për Procedurën Disiplinore të OAK-së; Shqyrtimi i plotësim ndryshimeve të Rregullores AVLO; Shqyrtimi i Propozim Buxhetit te OAK për vitin 2014; Zgjedhja e Kryetarit të OAK-së; Zgjedhja e Zëvendës Kryetarit të OAK-së; Zgjedhja/Plotësimi e anëtarëve të organeve disiplinore të OAK-së.

























 


 































































































Kryetari i OAK-së uron firmën e avokatisë Pallaska&Associates

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna uroi firmën e avokatisë “Pallaska&Associates”, e cila është ranguar e para në Kosovë për vitin 2014 sipas vlerësimit të organizatës ndërkombëtare International Financial Law Review (“IFLR 1000”).

Ky është viti i dytë radhazi në të cilin “Pallaska&Associates” nderohet me këtë çmim.

Në vlerësimin e vet, IFLR 1000 thekson se klientët befasohen për të mirë me “stilin perëndimor” që ofrohet në firmë, përderisa posaçërisht lavdërojnë Menaxhues, Dastid Pallaska. Në këtë drejtim, IFLR 1000 gjithashtu citon një klient duke thënë se “kjo është një firmë shumë profesionale me potencial të madh”.
 
 

Urimi i kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës 

I nderuari zotëri Pallaska,

Duke Ju uruar këtë sukses të përsëritur, për dy vite radhazi, shpreh kënaqësinë dhe vlerësimin tim për këto arritje.

Duke ju njohur për së afërmi, e duke bashkëpunuar me Pallaska&Associates, ndihem shumë krenar për këtë rangim sepse ky është edhe një vlerësim për avokatinë e Kosovës.

Ju si një anëtarë relativisht i ri i OAK-së, me punën dhe sukseset e Juaja, po ndikoni pozitivisht në ngritjen e imazhit të avokatit kosovar duke u bërë model i një avokati profesional, efektiv dhe etik, që është aq i nevojshëm në këtë kohë.

Shëndet dhe sukses !
 
Me konsideratë,
Av. Ibrahim Z. Dobruna
Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës

 


Ambasadorja e Turqisë rikonfirmon mbështetjen për OAK-në

Prishtinë, 06.11.2013Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna priti në takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Singül Ozan më të cilën diskutuan rreth vazhdimit të bashkëpunimit në fushën e sistemit të drejtësisë, posaçërisht rreth sistemit të avokatisë në mes dy vendeve.

Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy Odave të Avokatëve të të dyja shteteve dhe në këtë drejtim Ambasada e Turqisë në Kosovë, ka luajtur dhe është duke e luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në afrimin e këtyre dy institucioneve të rëndësishme të drejtësisë.

Kryetari Dobruna e njoftoj ambasadoren Ozan me punën që deri më tash është bërë në Odën e Avokatëve të Kosovës, duke theksuar se vizitat e delegacionit të OAK-së në Unionin e Avokatëve të Turqisë të përkrahura nga Ambasada e Turqisë në Kosovë, kanë pasur efekt të jashtëzakonshëm në krijimin e një sistemi të brendshëm profesional. Në këtë prizëm, ai theksoi se sistemi i drejtësisë në Turqi është një shembull shumë i mirë për krijimin e praktikave edhe në Kosovë.

Z. Dobruna shprehi nevojën për përkrahje Odës së Avokatëve të Kosovës në disa fusha të cilat janë kruciale për funksionimin e mirë dhe profesional të OAK-së. Lidhur me këtë çështje, ai shtroi nevojën e një objekti për OAK-në e cila aktualisht vepron në një hapësirë jashtëzakonisht të vështirë e cila pamundëson realizimin e aktiviteteve të OAK-së. Nevojat tjera për fuqizimin e OAK-së sipas kryetarit janë edhe çështja e mbështetjes së Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar për avokatë, sistemit i disiplinimit për avokatë dhe mekanizmat tjera të nevojshme për OAK-në.

Në anën tjetër, Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, znj. Singül Ozan shprehu falënderimin për pritjen e bërë duke theksuar se takimin me Odën e Avokatëve të Kosovës e ka pritur me kënaqësi pasi, sipas saj, Avokatët kanë një rol të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në çdo shtet. Andaj, ajo tha se bashkëpunimi me Odën e Avokatëve të Kosovës është një fakt që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë në shumë sfera.

Ajo vlerësoj të kënaqshme bashkëpunimin e deri tashëm në mes Odës së avokatëve të Kosovës dhe Unionit të Avokatëve të Turqisë dhe në këtë aspekt, Ozan ritheksoi mbështetjen e Ambasadës së Turqisë në Kosovë për thellimin e këtij bashkëpunimit edhe në sfera tjera të identifikuara.
















































 


FTESË / POZIV

FTESË
për
MBLEDHJEN E RREGULLT ZGJEDHORE TË KUVENDIT VJETOR TË OAK-së
 
Në bazë të nenit 42 par. 3 dhe 4 të Ligjit mbi Avokatinë (Nr. 04/L-193), FTOHEN Delegatët e Kuvendit të OAK-së (85 delegatë), që të marrin pjesë në Mbledhjen e RREGULLT ZGJEDHORE  TË  KUVENDIT  VJETOR të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), e cila do të mbahet me datë: 16 Nëntor 2013, (e shtunë), në Hotel: “SIRIUS”, në Prishtinë, ora 09:45. Shkarkoni rendin e ditës KËTU
__________________________________________________________________________________

POZIV
za
REDOVNU GODIŠNJU IZBORNU SEDNICU SKUPŠTINE AKK
 
Na osnovu člana 42 stav 3 i 4 Zakona o Advokaturi ( Br. 04/L-193), POZVANI su delegati Skupštine AKK (85 delegata), da prisustvuju REDOVNOJ GODIŠNJOJ IZBORNOJ SEDNICI SKUPŠTINE Advokatske Komore Kosova (AKK) koja će se održati 16 novembra 2013 (subota), u Hotelu: “SIRIUS”, u Prištini, sa početkom od 09:45h. Pritisnite ovde za dnevni RED


Ambasada Franceze e gatshme të përkrah OAK-në

Prishtinë, 29.10.2013 - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Ibrahim Dobruna priti në takim Atashe për bashkëpunim të Ambasadës Franceze në Kosovë për sistemin e drejtësisë, Azra Hasanovic me të cilën është diskutuar mundësia e bashkëpunimit dhe përkrahja e OAK-së në sferat me interes të theksuar.

Kryetari i OAK-së, z. Dobruna vlerësojë lartë kontributin e shtetit Francës dhënë Republikës së Kosovës, duke theksuar se një kontribut të veçantë i është dhënë edhe sistemit të drejtësisë.

Gjatë takimit Atashe Azra Hasanovic është informuar nga kryetari Odës lidhur me aktivitetet të cilat janë duke u zhvilluar, duke ven theks të veçantë angazhimet rreth Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, sistemit disiplinor, Ligjit të ri për Avokatinë, harmonizimin e akteve nënligjore si dhe bashkëpunimet me Odat e Avokatëve të regjionit dhe më gjerë. Në këtë këndvështrim kryetari Dobruna shtroi të nevojës përkrahjen për AVLO, sistemin disiplinore, përgatitjen e provimit të avokatisë, mbështetjen e praktikantëve.

Duke qenë se Franca ka praktika shumë të avancuara të organizimit të sistemit të drejtësisë, drejtori ekzekutiv, Yll Zekaj potencoi nevojën për nënshkrimin e marrëveshjes së binjakëzimit me ndonjë Odë regjionale të Francës e cila do të përkrah OAK-në rreth praktikave sa më të mira të organizimit dhe sistemit të avokatisë.  

Në anën tjetër, Atashe për bashkëpunim të Ambasadës Franceze në Kosovë për sistemin e drejtësisë, Azra Hasanovic falënderoi kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës për pritjen dhe mundësinë e dhënë për një bashkëpunim të përbashkët.

Atashe Azra Hasanovic shprehu gatishmërinë për përkrahje në Arsimimin e Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, rreth draft rregullores për specializime të avokatëve, sistemit disiplinor si dhe provimit të avokatisë.

Këto bashkëpunime sipas saj, do të jenë të ndërlidhur direkt me institucionin që OAK shpreh gatishmërinë për bashkëpunim dhe Ambasada e Francës në Kosovë do të jetë vetëm pikë ndërlidhëse dhe përkrahëse këtyre bashkëpunimeve. Ajo sugjeroj që për të vënë hapin e parë të bashkëpunimit të dërgohet një ekspertë nga Franca në Kosovë për të diskutuar modalitetet e bashkëpunimit.

Duke marrë parasysh gatishmërinë e mbështetjes nga Atashe Azra Hasanovic, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës shprehu falënderim të veçantë për mundësinë fillimit të një bashkëpunimi.





















 


Grupi punues i OAK-së zhvilloi punimet për ndryshimin dhe plotësimin e LPK

Prishtinë, 29.02.2012 - Grupi punues i Odës së Avokatëve të Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Kontestimore kanë zhvilluar punimet sot dhe kanë paraqitur propozimet dhe ndryshimet në këtë ligj.

Këto plotësime dhe ndryshime të bërë nga grupi i OAK-së, do u dërgohen Ministrisë së Drejtësisë për procedim të mëtutjeshëm.


Përmbyllet faza II,III e takimeve të përbashkëta (Bench-Bar)

Oda e Avokatëve të Kosovës është duke vazhduar edhe në vitin 2013 me fazat tjera të takimeve të përbashkëta (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë de përfaqësues të policisë.  

Iniciativa e këtyre takimeve ka ardhur falë bashkëpunimit në mes Odës së Avokatëve të Kosovës de Programit për Juristët në Kosovë (PJK) i cili implementohet në partneritet nga USAID de NCSC, me të cilat janë zhvilluar katër fazat e të takimeve të përbashkëta (Bench Bar).

Qëllimi i këtyre takimeve të përbashkëta është themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë de policisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë. 

Degët regjionale të avokateve janë forma të organizimit territorial de aktivitetit të Odës së Avokatëve të Kosovës, të cilat nën kushtet e përcaktuara me ligj janë të themeluara sipas  Statutit të OAK-së, Tubimet regjionale janë organizuar sipas regjioneve të cilat i përgjigjen shtrirjes territoriale të Gjykatave të Qarkut, sipas organizmit të sistemit gjyqësor të Kosovës, përkatësisht dega regjionale; Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë de Ferizaj.
 
  • Faza e dytë: Në muajin prill, maj dhe qershor 2013, është mbajtur faza e dytë e takimeve të përbashkëta mes gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe Policisë së Kosovës në shtat regjione të Republikës së Kosovës.
Regjioni Tema
 
Data
Prishtinë  “Shqyrtimi fillestar në procedure penale” 20.04.2013
Ferizaj “Fazat e procedurës penale” 30.05.2013
Pejë “Marrja në pyetje e të akuzuarit sipas kodit të ri Penal, si dhe çështjet tjera dhe risit ne kodin penal”
 
18.04.2013
Prizren “Shqyrtimi fillestar dhe i dytë (pranimi i fajësisë gjatë shqyrtimit fillestar)” 17.04.2013
Gjilan “Parashkrimi i ndjekjes penale” 
 
26.05.2013
 
Gjakovë
“Problemi i mos zbatimit të përfundimeve të dala nga Bench Bar paraprak i mbajtur me 20.03.2013 në Gjakove. 2. Çështjet aktuale ne Gjyqësi, Prokurori dhe Avokati”
 
28.05.2013
Mitrovicë
 
“Përfaqësimi sipas detyrës zyrtare me theks të veçantë pagesat për shqyrtim të lëndës ”
 
17.05.2013



















  • Faza e tretë: Në muajin shtator dhe tetor 2013, është mbajtur faza e tretë e takimeve të përbashkëta mes gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe Policisë së Kosovës në shtat regjione të Republikës së Kosovës.
Regjioni Tema
 
Data
Prishtinë  “Angazhimi ex-officio dhe komunikimi gjyqtar, prokuror dhe avokatë” 25.10.2013
Ferizaj 1.“Dënimet” – puna ne dobi te përgjithshme (dënimet alternative). 2. Problemet rreth përfaqësimit zyrtar.
 
25.10.2013
Pejë 1.Sjellja jo etike e gjyqtareve dhe prokuroreve dhe avokateve; 2. Aplikimi i kritereve te sigurimeve ne rast te marrjes se vendimeve nga gjykata; 
 
18.09.2013
Prizren - Aktakuza
- Shqyrtimi i dytë dhe caktimi i shqyrtimit gjyqësor
24.09.2013
Gjilan  “Mbajtja dhe udhëheqja e shqyrtimit kryesor në procedurën penale dhe përgatitja e palëve procedurale”
 
24.10.2013
 
Gjakovë
  25.09.2013
Mitrovicë
 
“Çështja e procedimit të lëndëve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë”
 
23.10.2013











































Kryetari Dobruna uron besimtaret islam festën e Kurban Bajramit !

Urimi i kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit ua përcjellë urimet më të përzemërta besimtarëve në mbarë vendin.
 
Në emër timin personal, të Odës së Avokatëve të Kosovës, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, kam nderë e privilegj të Ju uroj fat, shëndet e mirëqenie të gjithë qytetarëve të besimit islam kudo qofshin ata.
 
Festa e Kurban Bajramit e  lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, i bashkon ata, ngrit ndjenjat e solidaritetit ndërnjerëzorë dhe zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme.
 
Le të shërbejë kjo festë e gëzuar për paqe, lumturi, mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.  Uroj që këto ditë festive të Bajramit, të respektojmë konceptet universale dhe dallimet dhe të shtrijmë dorën e ndihmës dhe humanizmit.
 
Urime dhe gëzuar Festa e Kurban Bajramit!


Degët Regjionale zgjedhën delegatet për Kuvendin e OAK-së

Oda e Avokatëve të Kosovës me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Avokatinë në qershor të vitit 2013, ka ndërmarr hapat e parë për zbatimin e saj. Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës në mbledhjen 137, ka marr vendim për organizimin e Tubimeve Regjionale në shtatë regjione për zgjedhjen e 85 delegatëve të cilët do i përfaqësojnë regjionet e tyre në Kuvendin e OAK-së.
 
Ligji i ri për Avokatinë sipas nenit 42, pika 3 dhe 4 rregullon çështjen e delegimit në Kuvendin e Odës së Avokatëve të Kosovës.
 
Në mbledhjen e Tubimit Regjionale në Ferizaj të Odës së Avokatëve të Kosovës të mbajtur me datë 11 korrik 2013, nga shtatëmbëdhjetë (17) avokatë sa ishin të pranishëm, janë zgjedhur katër (4) delegatet të cilët kanë qenë propozime të kryesisë së Degës në Ferizaj për përfaqësimin e regjionit të Ferizajt: Jakup Ramadani, Hajrush Nuhiu, Daut Rudi si dhe Millosh Petkoviq.
 
Tubimi Regjional në Prizren të mbajtur me datë 12 korrik 2013, nga tridhjetë (30) avokatë sa ishin të pranishëm në mënyrë unanime pa asnjë votë kundër janë zgjedhur 9 përfaqësuesit nga Dega Regjionale në Prizren për Kuvendin e OAK-së: Hajrip Krasniqi, Ruzhdi Gashi, Visar Ostrozubi, Refki Taç, Myrvete Qollaku, Hazër Susuri, Besim Kuqi, Naim Qelaj dhe Fatmir Jëlliqi.
Avokatet në regjionin e Gjilanit në Tubimin e mbajtur me datë 29 korrik 2013, me shumicë votash u zgjedhën Sadbere  Maliqi, Mustafë Musa, Isa  Mustafa, Halit  Sinani, Vlastimir  Peroviç, Sherif Sherifi.
 
Në Gjakovë avokatet votuan gjashtë delegatet për përfaqësim në Kuvendin e Odës së Avokatëve të Kosovës. Në Tubimin e mbajtur me datë 14 shtator 2013 nga 30 avokatë pjesëmarrës sa ishin të pranishëm, u zgjedhën Teki Bokshi, Ndrecë Doda, Femije Zhubi, Xhevdet Kenduesi, Bahrije Xhyliqi, Myhedin Bekeri.
 
Ndërsa, Dega Regjionale në Pejë gjatë punimeve të Kuvendit të datës 18 shtator 2013 zgjedhën delegatet e tyre Mustafë Radoniqi, Flamur Kelmendi, Orhan Basha, Gëzim Kollqaku, Hamijete Miftari, Marjan Nrecaj, Osman Cucoviqi, Muharrem Hoti, Bekë Lajçi, Qerim Ferizi, Fatos Shatri dhe Arianit Nikçi.
 
Dega në Mitrovicë do të përfaqësohet nga Safet Voca, Vehbi Beqiri, Xhelal Hasani, Fatmire Braha, Marina Jovanivic Bajovic, Kadri Osaj.
 
Në mbledhjen e Tubimit Regjionale në Prishtinë të Odës së Avokatëve të Kosovës të mbajtur me datë 05 tetor 2013, nga njëqindepesëdhjetë (150) avokatë sa ishin të pranishëm, 98 kanë votuar pro, 29 kundër dhe 23 abstenime janë zgjedhur katër dhjetë (40) delegatet për përfaqësimin e regjionit të Prishtinës. Delegatet janë:
 
Oda e Avokatëve të Kosovës me Ligjin e vjetër nuk ka pasur sukses të mjaftueshëm në zhvillimin e Kuvendeve, pasi kanë dështuar për shkak të mungesës së kourimit. Duke marrë parasysh këtë fakt dhe çështjet tjera problematike brenda ligjit të vjetër, OAK ka ndërmarr hapa urgjent dhe ka caktuar grupin punues për draftimin e një Ligji të ri nga në të cilin do të përfshihen standarde më të reja të zbatimit të profesionit të avokatisë. Tashmë Ligji i ri ka krijuar lehtësime në zhvillimin e politikave të OAK-së. 









































































Njoftim për avokatë

N J O F T I M 
Oda e avokatëve të Kosovës në proces të krijimit të lehtësirave për qasje të avokatëve në institucionet e drejtësisë dhe ngritjes së prestigjit të avokatit pas takimit me institucionet përkatëse, në mbledhjen 139 të Këshillit Drejtues të datës 22.09.2013, ka marr vendim me të cilin obligon të gjithë avokatet që për qasje në institucione të cilët përfaqësojnë palët e tyre të mbajnë ID kartelën valide të avokatit në vend të dukshëm me qëllim të identifikimit si avokatë për evitim të çfarë do pengese në qasje në këto institucione.

Gjithashtu, avokatet obligohen që në seancat gjyqësore të përdorin uniformën e avokatit (Togun). Me këtë vendim janë njoftuar edhe institucionet përkatëse të sistemit të drejtësisë.
 
Ju faleminderit për mirëkuptim !
 


Grupi shoqërues kthehet nga udhëtimi i vizitës në Selanik të Greqisë

Pas një vizite mbresëlënëse 4 ditore në Selanik të Greqisë të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, është kthyer grupi shoqërues me anëtarësinë e saj (Avokatë dhe Praktikantë) si dhe profesionistët e tjerë ligjorë (gjyqtarë, prokurorë, jurist etj).

Udhëtimi shoqërues është organizuar me 26 – 29 shtator 2013 dhe është organizuar në bashkëpunim me Agjencionin Turistik “VENETA Travel”.

Pjesëmarrësit gjatë qëndrimit të tyre në Selanik të Greqisë kanë vizatuar vendet më të bukura të qytetit, duke veçuar Kullën e Bardhe (White Tower), Kalanë e Selanikut, qytezën e bukur Perea. Gjatë këtij udhëtimi është paraparë edhe shoppingu në qendrat më të mëdha në Selanik, si Komercijale Cosmos Mediterranean dhe IKEA.

Oda e Avokatëve të Kosovës për të tretin vit me radhë organizon udhëtime shoqëruese në vende të ndryshme për anëtarësinë e saj. Vizitat e realizuar nën organizimin e OAK-së brenda tri viteve janë: Dubrovniku i Kroacisë, Venecia e Italisë dhe tash së fundi Selaniku i Greqisë.

Duke marrë parasysh interesimin e anëtarësisë së OAK-së për këto udhëtime, Oda e Avokatëve të Kosovës është duke organizuar çdo vit udhëtime të tilla. 














































































Gjenerata V/ 2013 dhanë betimin për avokatë dhe praktikantë

Prishtinë, 25.09.2013 – Dhanë betimin avokatët dhe praktikantët e gjeneratës së V për vitin 2013, në një ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.
 
Në këtë ceremoni dhënë betimin nëntë avokatë (9) dhe njëzeteshtatë praktikantë (27). Praktikantët të avokatisë do të ushtrojnë praktikën në Odën e Avokatëve të Kosovës për një vit.
 
Avokatet dhe avokatet praktikantë të rinj dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna, Drejtorit Ekzekutiv, z. Yll Zekaj dhe avokatit, z. Halim Koliqi.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon në radhët e saj avokatë dhe avokatë praktikant, ndërsa aktualisht numëron mbi 590 avokatë aktiv dhe rreth 216 avokatë praktikantë.
 
Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës mbi 950 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.
























































































 


N J O F T I M

Oda e Avokatëve të Kosovës ka pranuar ankesa nga avokatet lidhur me ballafaqimin e tyre rreth kërkesave të Kompanive të Sigurimeve, që në rastet e paraqitjes së kërkesës për kompensim dëmi për klientët e tyre, ju kërkohet autorizimi (Prokura) i vërtetuar te noterët.

OAK ka ndërmarr veprimet e menjëhershme dhe ka dërguar kërkesë Bankës Qendrore të Kosovës, për shqyrtimin e obligimit të dorëzimit të autorizimit të vërtetuar nga ana e avokatëve në Kompanitë e Sigurimeve.

Oda e Avokatëve të Kosovës sot ka pranuar shkresën me interpretim nga Banka Qendrore e Kosovës, në të cilën thuhet se Kompanitë e Sigurimeve nuk duhet të kërkojnë autorizim të vërtetuar nga avokatet, përveç në rastet e ndonjë dyshimi eventual.  

Për të lexuar shkresën e BQK-së, ju lutem klikoni SHKRESA E BQK

Oda është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për adresimin e shqetësimeve të avokatëve të cilët po ballafaqohen në ushtrimin e profesionit të avokatisë në Republikën e Kosovës.

Inkurajohen të gjithë avokatet dhe praktikantet e avokatisë që në rastet e paraqitjes së problemeve, shqetësimeve dhe pengesa tjera, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre profesionale, të informojnë Odën e Avokatëve të Kosovës, në mënyrë që kjo e fundit t’i adresojë në institucionet kompetente.
 
 


OAK dhe Kolegji ”Iliria” nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Prishtinë, 29.07.2013 - Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) dhe Kolegji ”Iliria” në Prishtinë, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në sferën e shkëmbimit të ekspertizës, përvojës, trajnimeve dhe të resurseve të përbashkëta.
 
OAK dhe Kolegji ”Iliria”, do të mbështesin projektet reciproke, do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta, trajnuese, ekspertizës dhe bashkërisht do të realizojnë projekte nga fusha Memorandumit. Veçanërisht do të inkurajohet bashkëpunimi i jashtëm me organizata nga fusha e edukimit ligjorë si dhe në fusha të aftësimit dhe përgatitjes së juristëve të rinj për ushtrimin e  profesionit ligjor/studenteve, praktikantëve dhe avokatëve.
 
Pas nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit, kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna dhe presidenti i Kolegji ”Iliria”, Prof. Dr. Mixhait Reçi, janë shprehur të kënaqur në arritjen e këtij bashkëpunimi.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës është nënshkruese e nëntë (9) Memorandum Bashkëpunimeve me institucionet relevante vendore dhe rajonale. 









































Gjenerata IV/ 2013 dhanë betimin për avokatë dhe praktikantë

Prishtinë, 29.07.2013 – Dhanë betimin avokatët dhe praktikantët e gjeneratës së IV për vitin 2013, në një ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.
 
Në këtë ceremoni dhënë betimin shtatë avokatë (7) dhe njëzetetre  praktikantë (23). Praktikantët të avokatisë do të ushtrojnë praktikën në Odën e Avokatëve të Kosovës për një vit.
 
Avokatet dhe avokatet praktikantë të rinj dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna dhe Drejtorit Ekzekutiv, z. Yll Zekaj.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon në radhët e saj avokatë dhe avokatë praktikant, ndërsa aktualisht numëron mbi 561 avokatë aktiv dhe rreth 200 avokatë praktikantë.
 
Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës mbi 950 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.
















































































Kryetari Dobruna uron besimtaret islam Festen e Fitër Bajramit

Urimi i kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës me rastin e Festës së Fitër Bajramit

Në emër timin personal, të Odës së Avokatëve të Kosovës, me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kam nderë e privilegj të Ju uroj fat, shëndet e mirëqenie të gjithë qytetarëve të besimit islam kudo qofshin ata.

Le të shërbejë kjo festë e gëzuar për paqe, lumturi, mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.  Uroj që këto ditë festive të Bajramit, të respektojmë konceptet universale dhe dallimet dhe të shtrijmë dorën e ndihmës dhe humanizmit.
 
Urime dhe gëzuar Festa e Fitër Bajramit ! 


Fjala e kryetarit të OAK të mbajtur në manifestimin e 4 vjetorit të SHAPSH

Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës i kryesuar nga kryetari z. Ibrahim Dobruna ka marrë pjesë në manifestimin e 4 vjetorit të themelimit të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë. 

Fjala e kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës të mbajtur në manifestimin e 4 vjetorit të SHAPSH.  


I nderuar Kryetar, zotëri VISHAJ !
Të nderuar koleg avokat !
Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj,
   
Është kënaqësi dhe nder për mua të jem sot këtu në mesin tuaj, në këtë festim të veçantë të katër (4) vjetorit të Themelimit të Shoqatës së Avokatëve Penalist të Shqipërisë.
 
Ky katër (4) vjetor, shënon një çast tejet të veçantë për të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre drejt suksesit në rrugën jo të lehtë të Avokatëve – sukses ky për të cilin sot ndihemi krenar. Shënon një moment të rëndësishëm e me peshë të madhe që sot na bashkon të gjithëve në misionin e ndërtimit të shtetit të së drejtës. E mbi të gjitha, kur më në fund po ngjitemi drejt suksesit, duke kujtuar kontributin, dijen dhe sakrificën e shumë burrave dhe grave, shënohet një ditë e cila na bën të ndihemi krenar për rezistencën e pandalshme të gjeneratave, luftën për paqe, përkushtimin për drejtësi, dhe së fundi, duke hapur perspektiven për ardhmërinë e sigurt të fëmijëve tanë. 
 
Ky është një moment i mirë, jo vetëm për të shënuar të arriturat e rezultatet e angazhimeve tona, por për të qenë edhe pjesë e zhvillimeve në të ardhmen.
 
Thuhet se, nëse harrohet e kaluara, atëherë ajo është e destinuar të përsëritet. Andaj, me këtë rast, ne duhet të hedhim një vështrim të shkurtër në historinë tonë për të shprehur falënderimin, mirënjohjen dhe vlerësim për të gjithë ata që, pavarësisht vonesave, përpjekjeve të admirueshme dhe altruizmin e theksuar, kanë mbështetur përpjekjet për një shtet ligjor. Falënderimi u shkon prindërve, profesorëve, ekspertëve, institucioneve arsimore e universitare, institucioneve shkencore e shtetërore, liderëve, qytetarëve, miqve tanë e veçmas avokatëve.
 
Sukseset nuk vijnë vetvetiu. Por janë rezultat i punës dhe bashkëpunimit.
 
Mbështetur në parimin gjithëpërfshirës, llogaridhënës, mund të rritet numrin i avokatëve në takime dhe impenjimi i tyre ka për të dhënë mundësi të adresimit të shqetësimeve në takime të drejtpërdrejta me gjyqtar, prokuror, noter, etj. Shoqata e Avokatëve Penalist në organizime të tilla ka për të siguruar përfitime, programe dhe shërbime të cilat ndihmojnë ngritjen profesionale të anëtarëve të vet. Në këtë drejtim, duhet mbështetur avokatet femra dhe grupet e profesionistëve ligjor, veçmas të posa diplomuarave. Një plan strategjik për këto kategori do të duhej të ishte një objektiv i synimeve tona të përbashkëta në të ardhmen.
 
Të nderuar,
 
Mundësitë e kufizuara për bashkëpunim në të kaluarën e varfër, janë të pakrahasueshme me të tashmen e pasur.
 
Tash së fundi, në takimet e realizuara të delegacionit të Odës së Avokatëve të Kosovës me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë, janë marrë premtime për krijimin e bashkëpunimeve reciproke për ngritjen e cilësisë së avokatisë mbarëshqiptare. Këto nisma të bashkëpunimit rajonal, që kanë marrë mbështetje nga Oda e avokatëve të Kroacisë dhe Malit të Zi, kanë për synim zgjerimin e bashkëpunimit me Odat respektive pa përjashtim dhe me institucione tjera relevante.
 
Duke u bazuar mbi këtë fakt, Oda e Avokatëve të Kosovës ka treguar rezultate në angazhimin dhe përpjekjet gjithëpërfshirëse për njohje, promovim dhe pranim pranë organizatave tjera botërore të avokatëve. Na ka inkurajuar anëtarësimi në Internacional Bar Assosiation (IBA - me datë 23 maj 2009), për ti shtuar angazhimet për anëtarësim edhe në shoqatat ligjore që praktikojnë ligjin në mbarë botën.
 
Në këtë vit, në Zagreb, në mbështetje të Odës së Avokatëve të Kroacisë, Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë dhe nënkryetarit të CCBE, kemi marrë pjesë në takimin e parë në Shoqatën e Avokatëve Evropian në cilësi të vëzhguesit.  Tani kemi marrë ftesën për takimin e radhës në muajin shtator në Zagreb të Kroacisë.
 
 Zonja dhe zotërinj,
 
Të bashkohemi nënkupton fillimin; të vazhdojmë në unitet nënkupton progresin. Ndërsa të punojmë së bashku, suksesin.
 
Statistikat për bashkëpunimin në mes avokatëve të Shqipërisë dhe të Kosovës flasin se ne jemi ende larg përmbushjes së deklarimeve verbale.
 
Këto statistika do duhej të tregonin angazhimin tonë që duhej bërë gjatë këtyre viteve për krijimin e transparencës, barazisë, profesionalizmit dhe rezultateve konkrete të cilat kanë qenë përherë objektiva të synuara.
 
Avokatët duhet të janë në qendër të aktivitetit të Odës së Avokatëve të Kosovës, të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, të Shoqatës së Avokatëve Penalist të Shqipërisë.
 
Ne duhet filluar bashkëpunimin në programet e përbashkëta të AVL-së, duke shumëfishuar numrin e avokatëve të cilëve u ofrohen programe përmes kombinimeve të programeve të drejtpërdrejta, apo publikimeve. Ndërtimi i kapaciteteve trajnuese nga radhët e avokatëve është dhe duhet të mbetet synim në vete.
 
Ne po e bëjmë këtë në Kosovë. Në fushat e etikës dhe profesionalizmit, OAK po luan një rol udhëheqës në Kosovë.
 
Unë fuqimisht besoj, siç besoni edhe Ju, se profesioni ligjor në Kosovë dhe në Shqipëri është në gjendje të mbajë pavarësinë e vet përmes vet - rregullimit efektiv.
 
Pasi që profesioni ligjor në Kosovë ka qenë në gjendje të kontrollojë vetveten dhe të disiplinojë ata avokat të cilët shkelin rregullat e etikës, ne kemi qenë në gjendje, mbi të gjitha, të rezistojmë përpjekjeve nga kushdo qoftë që të marrin për sipër rregullimin e avokatëve. Këtë duhet ta bëni edhe Ju koleg të respektuar në Shqipëri.
 
Avokatët dhe gjyqtarët Kosovar po ashtu gëzojnë, shumica, respektin dhe besimin e publikut i cili përherë ka ndihmuar që profesioni ligjor të mbajë autoritetin e vet për të krijuar dhe zbatuar vet standardet e veta.
 
Por nuk është gjithmonë kështu!
 
Sepse avokatët në tërë botën janë duke u ballafaquar me sfida të shtuara për pavarësinë e profesionit ligjor.
 
Ne po shohim kërcënime për konfidencialitetin e komunikimeve në mes të avokatëve dhe klientëve.
 
OAK është e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtës avokat-klient, e cila siguron se njerëzit mund t’i ndajnë të gjitha informatat relevante me avokatët pa frikën se ajo informatë do të përdoret kundër tyre.
 
Ne po ashtu, po shohim detyrime të stërngarkuara raportimi për avokatët të parapara nga ligjet e reja qëllimmira për të luftuar shpëlarjen e parave, keqpërdorimet e korporatave dhe veprimeve tjera të palejueshme.
 
Problemi më i dukshëm nga këto kërcënime të shumta për pavarësinë dhe vet-rregullimin e profesionit ligjor është se, ato janë duplifikime të panevojshme të rregullave ekzistuese të etikës për avokatët.
 
Thjeshtë, nuk ka asnjë arsye që agjensionet shtetërore të uzurpojnë autoritetin e gjyqësorit dhe avokatisë, të cilat gjithmonë e kanë demonstruar aftësinë për të mbrojtur interesat e publikut duke pasur një profesion etik dhe të përgjegjshëm.
 
Po i përmendi këto çështje sepse besojë se nuk janë unikate për Kosovë dhe se shpresojë se avokatët dhe gjyqtarët, në të gjitha vendet, duke përfshirë edhe avokatet në Shqipëri, do të veprojnë bashkërisht për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin e profesionit ligjor.
 
Sundimi i ligjit, i cili mund të garantohet nga një sistem ligjor i pavarur, efektiv, nuk ekziston për të mirën e avokatëve dhe gjyqtarëve.
 
Ekziston dhe duhet përparuar e perfeksionuar, sepse është i vetmi mjet për sigurimin e dinjitetit dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtat qytetare të të gjithëve.
 
Profesioni ligjor ka përgjegjësi solemne të sigurojë se standardet etike janë të mbikëqyrura dhe disiplina efektive është zbatuar kur ato standarde janë shkelur.
Profesion ligjor, gjyqësia dhe në të vërtet i tërë sistemi gjyqësor dëmtohet, kur opinioni çmon se avokatët nuk po i përmbahen standardeve më të larta të sjelljes etike.
 
Në mënyrë që të zhvillojmë kuptimin dhe respektimin për profesionin ligjor, avokatia dhe gjyqësori nuk duhet vetëm të zbatojnë rregullat e etikes, por, po ashtu, të edukojnë publikun për ato rregulla.
 
Ne në Kosovë, së bashku me Ju në Shqipëri,  OAK-ja; DHASH; SHAPSH dhe agjencitë shtetërore dhe shoqatat jo shtetërore, duhet të punojnë shumë afër që t’i bëjmë qytetarët të vetëdijshëm për obligimet etike të avokatit dhe mekanizmat për paraqitjen e ankesës.
 
Klientët të cilët nuk i fitojnë rastet – pa marrë parasysh si mund të definohet “fitorja” – sigurisht se do të jenë të pakënaqur me përfundimin, por ka gjasa se ata do të jenë të kënaqur me procesin, dhe me shërbimet ligjore që ata kanë marrë, nëse mendojnë se avokatët e tyre kanë qenë komunikues, ndaj tyre plotësisht të hapur dhe të sinqertë rreth aranzhimeve të tyre.
 
Një çështje tjetër e përditshme në Kosovë dhe jam i sigurt edhe në vende tjera, pa përjashtuar edhe Shqipërinë, është perceptimi se avokatët dhe gjyqtarët janë më pak qytetar në sjelljet e veta se sa duhet të jenë.
 
Unë besojë se perceptimi i mungesës së qytetërimit ka një bazë por se edhe është pak i fryrë në një masë nga ekzistimi i një grupi të vogël avokatësh agresiv, sjelljet e të cilëve mund të dëmtojnë reputacionin e tërë profesionit.
 
Sidoqoftë, është jashtëzakonisht me rendësi të ruajmë traditën e qytetërimit dhe trajtimit me respekt të të gjithëve para ligjit.
 
Është me rendësi të mbajmë qytetërimin në mënyrë që publiku t’i sheh avokatët si anëtar të një profesioni të dijshëm dhe fisnik. Është po ashtu me përfitim të fuqishëm që karrierën tonë ligjore ta bëjmë më të këndshme.
  
Të nderuar të pranishëm,
 
Unë kam besim të fuqishëm në të ardhmen e ndritur të avokatëve, dhe para jush, duke u gjetur në këtë mjedis me të cilin i ndajmë të njëjtat ideale, dua që sërish të rikujtoj përkushtimin maksimal të Odës së Avokatëve të Kosovës për bashkëpunim institucional me avokatet koleg të Shqipërisë, dhe në të njëjtën kohë t’ju inkurajoj në përkrahjen tuaj konstante në po këtë drejtim, në mënyrë që ta pasurojmë këtë komb të mrekullueshëm me mendje të ndritura.
  
Zonja dhe zotërinj,
 
Në përfundim, më lejoni të uroj secilin prej jush në këtë katër (4) vjetor të Shoqatës së  Avokatëve Penalist të Shqipërisë dhe të shpreh bindjen time se punën që keni bërë, rrugën të cilën e keni marrë, dhe marrëdhëniet që kemi ndërtuar me miqtë e partnerët, e forcojnë edhe më tutje sigurinë e idealeve për të cilat këmbëngulim pareshtur: rritja e mirëkuptimit të publikut dhe respektit për sundimin e ligjit, qasja në drejtësi nga të gjithë, ruajtja e pavarësisë së profesionit ligjor dhe gjyqësisë, si dhe të lufta proverbiale për të ardhmen në të cilën do të rriten dhe zhvillohen profesionalisht gjeneratat e ardhshme.

“Drejtësia është mbi të gjitha gjërat tjera: suksesi është gjë e mirë; pasuria gjithashtu; nderi është më i mirë; por drejtësia shkëlqen mbi të gjitha”.
 
Ju faleminderit !
 
 
Av. Ibrahim Z. DOBRUNA, Kryetar
Oda e Avokatëve të Kosovës 


































































DR në Ferizaj zgjedh 4 delegatet për Kuvend të OAK-së

Ferizaj, 11.07.2013 - Oda e Avokatëve të Kosovës me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Avokatinë ka ndërmarr hapat e parë për zbatimin e saj. Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës në mbledhjen 137, ka marr vendim për organizimin e Tubimeve Regjionale në shtatë regjione për zgjedhjen e 85 delegatëve të cilët do i përfaqësojnë regjionet e tyre në Kuvendin e OAK-së.

Në mbledhjen e Tubimit Regjionale në Ferizaj të Odës së Avokatëve të Kosovës nga shtatëmbëdhjetë (17) avokatë sa ishin të pranishëm, janë zgjedhur katër (4) delegatet të cilët kanë qenë propozime të kryesisë së Degës në Ferizaj për përfaqësimin e regjionit të Ferizajt.

Nga Dega Regjionale në Ferizaj janë zgjedhur këta delegatë;
  1. Avokatë Jakup Ramadani me seli të zyrës në Ferizaj
  2. Avokat Hajrush Nuhiu me seli të zyrës në Ferizaj
  3. Avokat Daut Rudi me seli te zyrës ne Kaçanik
  4. Avokat Millosh Petkoviq me seli te zyrës në Shtërpcë

Ligji i ri për Avokatinë sipas nenit 42, pika 3 dhe 4 rregullon çështjen e delegimit në Kuvendin e Odës së Avokatëve të Kosovës. 
 


OSBE me projekt të ri mbështet OAK-në

Starton projekti i OSBE-së: Ngritja e përputhshmërisë së kornizës ligjore me Standardet Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe Sundim të Ligjit: Mbështetje Odës së Avokatëve  të  Kosovës. 

Oda e Avokatëve te Kosovës (OAK) starton me projektin e  mbështetur nga OSBE-ja, Ngritja e përputhshmërisë së kornizës ligjore me Standardet Ndërkombëtare të të Drejtave 
të Njeriut dhe Sundim të Ligjit: Mbështetje  Odës së Avokatëve  të  Kosovës.  Qëllimi i  projektit është pjesëmarrja sa më aktive e avokatëve në ligj-bërjen në Kosovë përmes komentimit të  draft legjislacionit. 

Për tu siguruar që legjislacioni të jetë i draftuar në mënyrë më të qartë dhe në përputhje  me kornizën  ligjore të Kosovës, standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Avokatët  si zbatues të  ligjit  janë në pozitën më të mirë që të  ofrojnë kontribut të çmueshëm në procesin e ligj-bërjes. Për të lehtësuar zhvillimin dhe realizimit të këtij projekti, me ndihmën e OSBE-së është angazhuar një konsulent që do të shërbej si pikë kontakti në mes të OAK-ut dhe sponsorizuarve të draft legjislacionit dhe që do të sigurojë adresimin në nivelin sa më të lartë të komenteve të  anëtarëve të OAK-u. 

Po ashtu, me ndryshimet që do të pësojnë rregulloret e brendshme të OAK-s si rezultat i hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Avokatinë, Oda do të bëjë përpjekje që me rregullativë të  përcaktoj që avokatët që marrin pjesë në komentim të draft ligjeve, të fitojnë kredi në kuadër të AVLO-s.
 


Kryetari Dobruna uron SHBA-të për 4 Korrikun - Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uron ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. 

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe të të gjithë avokatëve në Republikën e Kosovës, me rastin e 237 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju përgëzoj Juve dhe popullin e SHBA-së këtë ditë të rëndësishme. Le të shërbejë kjo ditë për të reflektuar mbi të gjitha në paqe, liri dhe përpjekje në arritjen e synimeve të përbashkëta.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë lider i lirisë dhe demokracisë dhe një mbështetës i madh i shtetit tonë, në të gjitha arritjet e saja, andaj do t’i jemi përherë mirënjohës popullit dhe qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e dhënë, në përpjekjet tona të djeshme për të fituar lirinë dhe në këto të sotmet për të ndërtuar shtetin e së drejtës dhe konsolidimin e demokracinë në Republikën e Kosovës.

Populli i Kosovës vlerëson shumë vlerat e civilizimit dhe progresit që populli Juaj ka sjellë për njerëzimin për paqe, liri dhe për një të ardhme të sigurtë.

 


Takimet Bench Bar në Prishtinë dhe Gjilan

Oda e Avokatëve të Kosovës ka vazhduar edhe në vitin 2013 fazat tjera të takimeve të përbashkëta (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë. Në muajin qershor 2013, Oda e Avokatëve të Kosovës ka realizuar takimet e përbashkëta (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë në regjionin e Prishtinës dhe të Gjilanit.
 
Gjatë takimit në Prishtinë me temë: “Dënimet Alternative”, palët diskutuan një mori çështjesh që ndërlidhën me problematikat e identifikuara dhe zgjidhjen e tyre në interes të zbatimit të ligjit. Akterët nga sistemi i drejtësisë janë zotuar në inkurajimin dhe shikimin e bazave ligjore dhe faktike në përpjekje të shqiptimit të dënimeve alternative, në rastet kur ekziston mundësia. Është kërkuar nga gjykatat që të gjitha rastet kur shqiptohen dënimet alternative të procedohen në Shërbimin Sprovues të Kosovës dhe kjo e fundit t’i raportoj për zbatimin dhe punën në ekzekutimin e dënimeve alternative të shqiptuar nga gjykatat.
 
Është parashtruar nevoja për paraqitjen e kërkesave nga avokatët dhe vlerësim real nga organi i akuzës në propozimin e dënimeve alternative. Pjesëmarrësit kanë diskutuar edhe për mundësitë e shqiptimit të dënimeve alternative edhe në rastet e negocimit të pranimit të fajësisë me marrëveshje.
 
Ndërsa, po në këtë datë është mbajtur edhe takimi Bench Bar në Gjilan me temë; “Parashkrimi i ndjekjes penale”. Pjesëmarrësit në takim janë shprehur se mungesa e gjyqtarëve po reflekton në rritjen e parashkrimeve sepse përmes rritja e numrit të gjyqtarëve do të eliminon parashkrimin. Në regjionin e Gjilanit një numër i madh i lëndëve janë të parashkrimeve. Rreth 7-8 mijë lëndë janë parashkruar në polici  gjatë viteve 2008, 2009, 2010, 2011 dhe 2012 dhe të cilat nuk janë tërhequr me urdhëresë;
 
Gjatë debatit është thënë se parashkrimi po e lëndon sistemin gjyqësor në disa forma sepse po liron vrasësin dhe po e  rëndon sistemin gjyqësor në Kosovë. Sipas pjesëmarrësve mungesa e gjyqtarëve po reflekton në rritjen e parashkrimeve.
 
Ata kanë kërkuar që tek urdhëresat ndëshkimore duhet të rritet masa ndëshkimore sepse kohët e fundit ka ngecje në urdhëresat ndëshkimore. Të pranishmit në tryezë u zotuan se do të kontribuojnë në parandalimin e parashkrimit. Gjatë takimeve u premtua se do të merren hapat e nevojshëm për implementimin e iniciativat të identifikuara.
 
Qëllimi i këtyre takimeve ishte themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë dhe policisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës takimet e përbashkëta do i vazhdon në vitin 2013 në shtatë regjione të Republikës së Kosovës. Iniciativa e këtyre takimeve ka ardhur falë bashkëpunimit në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Programit për Juristët në Kosovë (PJK) i cili implementohet në partneritet nga USAID dhe NCSC.
























 
 
 
 


OAK nderoi Ministrin Kuçi me çmimin “Justiniani”

Prishtinë, 19 qershor 2013Për kontributin e dhënë për avokatin kosovare në veçanti dhe sistemin e drejtësisë shqiptare në përgjithësi, sot Oda e Avokatëve të Kosovës ka ndarë çmimin “Justiniani”, për Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.
 
Pas ndarjes së këtij çmimi, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna tha se ky çmim ndahet për bashkëpunimin e Odës dhe Ministrisë së Drejtësisë, e në veçanti për kontributin e jashtëzakonshëm të Ministrit Kuçi dhënë për sistemin e drejtësisë. Ai tha se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë që së bashku të tejkalohen të gjitha sfidat e sistemit të drejtësisë.
 
Ministri Kuçi tha se ndihet i nderuar me marrjen e këtij çmimi, veçanërisht kur kemi të bëjmë me një çmim për drejtësisë, sidomos është i rëndësishëm në kohen e ndërtimit të sistemit juridik, rendit dhe ligjit në përgjithësi. Ministri tha se ky çmim është i rëndësishëm sepse është ndarë nga një institucion i pavarur dhe që nuk është nën menaxhimin e Qeverisë dhe të cilët drejtësinë e shohin edhe nga një këndvështrim tjetër.
 
Çmimi “Justiniani” për Ministrin Kuçi u nda në vazhdën e shumë aktiviteteve të zhvilluara nga Oda e Avokatëve të Kosovës në përvjetorin e 40-të të themelimit të saj.




































































 


OAK manifestoi 40 vjetorin (1973 - 2013)

Prishtinë, 8,9,10 qershor 2013 - Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), shënoi manifestimin “Dita e Avokatisë” dhe 40 vjetorin e themelimit të saj, që është mbajtur në Prishtinë me datë 8, 9 dhe 10 qershor 2013. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë avokatë, gjyqtar, prokuror dhe personalitete të larta vendore dhe ndërkombëtare të cilët e vlerësuan lartë rolin e avokatisë në Republikën e Kosovës.

Manifestimi është përcjell me ngjarje dhe aktivitete të veçanta që e kanë bërë madhështore këtë eveniment. Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes ka thënë se kjo datë, na bashkon në manifestim për tri ditë radhazi, jo vetëm për të shënuar të arriturat e rezultatet e angazhimeve tona për 40 vite, por për të qenë edhe pjesë e zhvillimeve në të ardhmen në të gjitha sferat e sistemit të drejtësisë.

Kryetari Dobruna në fjalimin e tij në ceremoninë qendrore, ka prezantuar në mënyrë kronologjike 40 vitet e avokatisë në Kosovë që nga viti 1973, kur është themeluar edhe Oda e Avokatëve të Kosovës.

 “Avokatia kosovare ka kaluar nëpër një rruge jo të lehtë drejt konsolidimit dhe arritjes se vlerave të mirëfillta sikur që kaloi e gjithë shoqëria kosovare. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, për herë të parë e ngrit avokaturën në kategori kushtetuese (neni 111) duke e konfirmuar pavarësinë e saj si pjesë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Këtë e mbështet edhe Ligji për Avokatinë”.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna, me rastin e përvjetorit të 40 të themelimit, ka uruar që në fronin e pushtetit të ulet ligji dhe jo individi, si dhe Kosova të bëhet shtet i së drejtës.

Me këtë rast, Ministri Kuçi vlerësoi se avokatia është një nga hallkat e rëndësishme e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe avokatët i cilësoi si gardianët e mbrojtjes së të drejtave të njeriut para çdo institucioni legal të shoqërisë kosovare.

 “Ne bashkërisht duhet të kuptojmë se qëllimi përfundimtar i ligjit duhet të jetë drejtësia dhe kësisoj pra është e nevojshme që njerëzit të mos e humbin besimin në të. Pasuria më e madhe e sistemit të drejtësisë është besimi i njerëzve në të. Humbja e besimit në sistemin e drejtësisë është fund i sundimit të ligjit për atë shoqëri”, tha Kuçi.

Duke dhënë mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, Ministri Kuçi tha se avokatëve të Kosovës do t’i përmirësohet infrastrukturën ligjore dhe shtoi se përmes bashkëpunimit me Odën, kanë vazhduar traditën e shkëlqyeshme me delegimin që Oda i bënë me përfaqësuesit e saj në çdo grup punues për nxjerrjen dhe ndryshimin e ligjeve të ndryshme – sponsor i të cilave është Ministria e Drejtësisë.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Agjencionit për zhvillim ndërkombëtarë i Shteteve të Bashkuara, Genne Gibson, ka folur për sistemin e drejtësisë dhe sistemin gjyqësorë në Kosovë.

Sipas Gibson, janë tri gjëra kryesore më të cilat ballafaqohet sistemi i drejtësisë në Kosovë. Ai ka thënë se nga 50 për qind të diplomuara femra vetëm 20 për qind e tyre janë aktive në profesionin e avokatëve, një tjetër sfidë, sipas tij, është edhe ofrimi i shërbimit falas nga pak avokatë dhe mungesë e specializuesve në fusha të caktuara të avokatëve.

Velija Muriq, përfaqësues i Odës së Avokatëve nga Mali i Zi, ka thënë se avokaturën e Kosovës e konsideron si diçka të veten dhe po ashtu ka kërkuar thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror, duke e mbështetur iniciativën për themelimin e Shoqatës Ballkanike të Avokatëve.

“Avokatët janë promovues të krijimit të urave të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit. Do të isha edhe më i lumtur nëse kolegët tanë tjerë, ne avokatët pra të jemi një shembull për organet e gjyqësorit por edhe për zyrtarët e institucioneve tjera shtetërore që në kohën sa më të afërt ta vënë këtë bashkëpunim reciprok”, ka pohuar Muriq.

Përfaqësuesi i Odës së Avokatëve të Shqipërisë, ka thënë se profesioni i avokatit ishte i harruar në Shqipëri dhe vështirë i futur në vijueshmërinë e punës. Ai, po ashtu, ka thënë se bashkëpunim është i mangët dhe se ky bashkëpunim duhet të jetë real dhe jo vetëm me fjalë.

Gjatë ceremonisë qendrore pjesëmarrësve iu janë drejtuar edhe z. Selim Selimi nga Presidenca e Kosovës, znj. Maureen A. Shauket, Drejtoreshë e Misionit USAID, znj. Osnat Lubrani, Koordinatore, Ekipi i K.B Kosovë, z. Andrew Forde, Zëvendës Kryesues, Zyra e Këshillit të Evropës, z. Thomas Gnocchi, Zyra ndërlidhëse e Bashkimit Evropian, Kryetari i Shoqatës së avokatëve Penalist të Shqipërisë, z. Sajmir Vishaj.

 Me rastin e manifestimit të kësaj dite për avokatinë në Kosovë, OAK ka zhvilluar një mori aktivitetesh, ku synim të saj ka pasur shërbimin ndaj komunitetin, ku janë përfshirë:
Hapja e ceremonisë është mbajtur në “Hotel Sirius”, duke filluar prej orës 11:00, ku kanë marrë pjesë personalitetet të larta të sistemit të drejtësisë, avokatë, gjyqtar dhe prokuror vendor dhe ndërkombëtar si dhe disa nga kryetarë të Odave Rajonale dhe atyre të Evropës.

OAK, i ka vër fokus të veçantë programit ”Vetëdijesimi Ligjor i Komunitetit – ofrimi i ndihmës juridike falas për qytetaret”, që do të mbahet në Sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë, nga Grupi i Avokateve të Rinj dhe Praktikanteve të Odës.

Ndërsa, duke shprehur ndjenjën e solidaritetit të këtij profesionit dhe të manifestimit, së bashku me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut është organizuar dhurimi vullnetar i gjaku - në dobi të komunitetit. Është viti i pestë që OAK ka bashkëpunim me Qendrën për Transfuzionin e Gjakut dhe nga ky aktivitet janë dhuruar një numër i dozave me gjak nga Stafi i OAK-së, avokatet dhe nga  qytetarët tjerë kalimtar të rastit. Aktivitetet e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), për këtë ditë kanë qenë edhe shpërndarja e broshurave, Buletinit “Avokati Kosovar” si dhe materiale tjera të shpërndara nga grupet e praktikanteve të avokatisë, të cilët edhe i kanë informuar qytetarët më gjerësisht për rolin e Odës.

Pastaj, janë organizuar edhe aktivitete sportive që janë zhvilluar në disiplinën e Futbollit, basketbollit, çiklizmit, shejtarisë dhe Shahut. Në këto aktivitet interesimi i pjesëmarrësve ka qenë i madhe si nga ana e avokatëve, avokatë praktikant, gjyqtar dhe prokuror vendor dhe ndërkombëtar si dhe studentet e Fakultetit Juridik të UP-së.

Më poshtë po paraqesim fituesit të aktiviteteve sportive:
 
Fitues në disiplinën e Futbollit - Ekipi “ODA”,
Fitues në disiplinën e Basketbollit – Ekipi “Peshorja”, në përbërje nga student avokat dhe zyrtare nga departamenti i Ministrisë së Drejtësisë për mbrojtjen e Viktimave.
Fitues në disiplinën e çiklizimit
1. Vendi I - Av Korab Sejdiu
2. Vendi II - Regjep Zebica praktikant i OAK dhe
3. Vendi III - Sahit Bajraktari praktikant ne OAK
Fitues në disiplinën e shejtarisë
1. Vendi I - Fitim Vokshi
2. Vendi II - Merita Kida
3. Vendi III - Av Osman Havoli
Fitues në disiplinën e Shahut
1. Vendi I - Av Shpetim Sadiku
2. Vendi II - Av Shaqir Behrami dhe
3. Vendi III - Gjyqtare Abdurrahman Gashi

Avokatët e rinj simulojnë një proces gjyqësor
Dy seanca gjyqësore të simuluara nga studentët praktikant të Fakultetit Juridik, njëra e çështjes civile e tjera penale, ishin aktivitet që u dhanë në ditën e dytë për nderë të 40 vjetorit të themelimit të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Kryetari i OAK-ut Ibrahim Dobruna tha se ata po ofrojnë ndihmë për avokatët e rinj duke u ofruar atyre kryerjen e praktikës tek avokatët e OAK-ut. Ndërsa, studentët praktikantë thanë se këto seanca janë tepër të rëndësishme për bashkimin e mësimeve teorike me zbatimin në praktikë. Këto dy seanca u organizuan nga OAK-u në bashkëpunim me UNDP-në.

Me këtë rast Ibrahim Dobruna kryetar i OAK-ut tha se sot në ditën e dytë të vazhdimit të manifestimit për nderë të themelimit të OAK-ut, në Gjykatën Themelore të Prishtinës patën rastin të ndjekin një gjykim të simuluar për çështje civile ku ishin në nivel të jashtëzakonshëm juristëve rinj, praktikantët që praktikën e kryejnë tek avokatet e OAK-ut.

“Ky është një tregues mjaftë i rëndësishëm që ne po ecim përpara, kemi krijuar instrumentet bazike nga të cilat do të kemi edhe cilësi në të ardhmen, kështu që me paraqitjen e këtyre gjeneratave të reja çfarë ishte sot ne jemi shumë optimist se sistemi i drejtësisë në Kosovë do të jetë një prej sistemeve stabile dhe do të jetë në funksion te qytetarëve dhe në zbatim të të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutën e Kosovës”, tha Dobruna.

Ndërsa, në anën tjetër avokatët e rinj që simuluan gjykimin e një rasti civil, u shprehen se kjo praktikë ju ndihmon shumë që mësimin në teori ta zbatojnë në praktikë dhe të përgatitën për profesionin e tyre të avokaturës apo gjyqtares.

Adelina Isufi avokate praktikante, e cila në këtë rast ishte avokate e të paditurit thotë se kanë një përkrahje mjaftë të madhe nga OAK-u dhe UNDP-ja por janë të rralla këto seanca gjyqësore të cilat janë shumë të domosdoshme për ta.

“Po patjetër që kemi një mbështetje shumë të madhe prej OAK-ut, po ashtu edhe UNDP-së, është një mbështetje mjaftë e madhe që na ofrohet neve si avokat të rinj. Ndërsa, rastin që e demonstruam për çështje civile, ne kemi marrë pak më ndryshe se herëve tjera pasi që në ditët e sotme është bërë mjaftë aktuale ndarja e shpeshtë, kështu që ne me këtë demonstrim e bëmë një pajtim gjyqësor”, tha Isufi.

Ajo tha se këto seanca praktike janë mjaftë të mira por fatkeqësisht nuk ndodhin shpesh, pasi organizohen një herë në vit dhe u ndihmojnë shumë pasi që janë drejtpërdrejtë me praktikën.

Edhe Shukrije Stublla e cila ishte kryetare e trupit gjykues në seancën simuluese për një rast penal tha se u ndihmojnë mjaftë shumë këto seanca improvizuese, sepse njihen me profesionin e avokatit, gjyqtarit se cilat janë përgjegjësitë dhe mund të vendosin se cili profesion u përshtatet më shumë.

“Po kemi një simulim për veprën penale substanca narkotike, konkretisht në blerje, përdorim dhe shpërndarje të paautorizuar. Është një temë që kemi zgjedhur duke qenë se është pak më aktuale që përkon pak me realitetin e Kosovës, sepse kjo vepër po është e shpeshtë dhe e përsëritshme dhe për ketë vendosem që ta bëjmë rast të simulim”, tha ajo.

Për nderë të 40 vjetorit të themelimit të Odës së Avokatëve të Kosovës janë organizuar edhe aktivitete tjera, për ta shënuar këtë ditë.

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) është një organizatë vetëqeverisëse, demokratike e avokatëve kosovarë e cila vepron si e pavarur nga organet shtetërore. Parlamenti i Kosovës themeloi Odën e Avokatëve të Kosovës (më tutje “OAK”) pas miratimit të Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike (i shpallur në Gazetën zyrtare të Kosovës nr. 43/73, ndryshimet Gz. 46/77, teksti spastruar 19.12.1979 Gz. 48/79). Avokati i parë ishte regjistruar në vitin 1974. Mirëpo, fillet e para të avokaturës dhe ndihmës juridike në Kosovë i hasim pak para fillimit të luftës së II  Botërore. Atë herë me shërbimet e avokaturës është marrë edhe tani i ndjeri, Hivzi Sylejmani.










































 






























 


 















































 





















































Gjenerata III/2013 dhanë betimin për avokatë dhe praktikantë

Prishtinë, 05.06.2013Dhanë betimin avokatët dhe praktikantët e gjeneratës së III/2013, në një ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.
 

Në këtë ceremoni dhënë betimin gjashtë avokatë (6) dhe tridhjetetre praktikantë (33). Praktikantët të avokatisë do të ushtrojnë praktikën në Odën e Avokatëve të Kosovës për një vit.
 
Avokatet dhe avokatet praktikantë të rinj dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna dhe Drejtorit Ekzekutiv, z. Yll Zekaj.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon në radhët e saj avokatë dhe avokatë praktikant, ndërsa aktualisht numëron mbi 560 avokatë aktiv dhe 171 avokatë praktikantë.
 
Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës mbi 850 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.













































































































OAK takoi donatoret

Prishtinë, 30.05.2013 – Përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës janë takuar me përfaqësuesit e, UNICEF-it, Programit për Juristët në Kosovë (PJK, përfaqësuesit të Public International Law & Policy Group  (PILPG) ), UNDP, SEAD si dhe me përfaqësuesin e OSBE.
 
Përfaqësuesit të OAK-së dhe donatoret kanë diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit në sfera të parapara dhe në veçanti rreth përkrahjes së manifestimit të Ditës së Avokatisë dhe njëherit 40 vjetorit të themelimit të Odës së Avokatëve të Kosovës.
 
Gjatë takimit janë paraqitur një mori çështjesh për përkrahje nga përfaqësuesit e OAK-së dhe nga ana e donatoreve është siguruar mbështetja për aktivitetet e iniciuara nga OAK.
 
Partneret strategjik të Odës së Avokatëve të Kosovës kanë një rol mjaftë të rëndësishëm në shumë segmente të funksionimit dhe realizimit të  synimeve të parapara sipas planit strategjik dhe programeve tjera të OAK-së. 






















Takimi Bench Bar në Ferizaj

Ferizaj, 30.05.2013 - Oda e Avokatëve të Kosovës realizojë takimin e përbashkët (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë në regjionin e Ferizajt.
 
Tema e takimit të përbashkët në Pejë ishte “Fazat e procedurës penale”. Palët në këtë takim diskutuan një mori çështjesh që ndërlidhën me problematikat e identifikuara në zbatimin e ligjit rreth fazave të procedurës penale.
 
Në këtë takim ka marr pjesë edhe kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna i cili gjatë debatit kërkojë trajtimin sa më të mirë të fazave të procedurës penale nga ana e gjykatave, prokurorisë, avokatëve dhe policisë.
 
Gjatë takimit është diskutuar temat lidhur me angazhimin sipas detyrës zyrtare, zbatimin e kodeve të reja penale etj.  Megjithatë, po bëhen përpjekje që bashkërisht të gjitha subjektet ( Gjykata, Prokuroria, Policia dhe OAK) të punojnë në zbatimin sa më mirë të ligjit dhe ofrimin e shërbimeve profesionale qytetareve. 
 
Gjatë takimit u premtua se do të merren hapat e nevojshëm për implementimin e iniciativat të identifikuara. Qëllimi i këtij takimi ishte themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë dhe policisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.





















FTESË – 40 vjet OAK

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), shënon manifestimin “Dita e Avokatisë” dhe 40 vjetorin e themelimit të saj, që do të mbahet në Prishtinë / Kosovë me datë 8 – 10 qershor 2013, andaj ftohen të gjithë avokatët dhe praktikantet e OAK-së që të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve.
 
Manifestimi do të përcillet me ngjarje dhe aktivitete të veçanta që do ta bëjnë sa më madhështore këtë manifestim.
 
Hapja e “Ditës së Avokatisë” do të mbahet me datë 8 qershor 2012 dhe për të vazhduar me aktivitete tjera të parapara sipas agjendës.
 
Ceremonia qendrore e manifestimit të Ditës së Avokatisë do të mbahet me datë 10 qershor 2013, në Hotel “Emerald”, Prishtinë / Kosovë.
 
Për t’u informuar rreth aktiviteteve të organizuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) me datë 8 – 10 qershor 2013, gjeni të bashkëngjitur më poshtë; Agjendën, Formën e Konfirmimeve, Ftesën për aktivitete sportive, Ftesën për Dhurimin Vullnetar të Gjakut. 


- Agjenda - Shqip  
- Agenda - English 

- Ftesë për aktivitete sportive - Kliko këtu

- Ftesë për Dhurim Vullnetar të Gjakut - Kliko këtu

- Ofertë për sponsorim të aktiviteteve Shqip 
- Offer for sponsoring activities - English


Punëtoria dy ditore në Bogë me rezultate të efektshme

Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin e Juristëve në Kosovë kanë zhvilluar punëtorinë 2 ditore në Bogë të Rugovës. Në këtë punëtori kanë marrë pjesë anëtarët e Bordit Drejtues dhe stafi administrativ të cilët bashkërisht kanë diskutuar rreth ngritjes së kapaciteteve profesionale të Odës së Avokatëve të Kosovës.    
 
Stafi administrativ në pjesën e parë të punëtorisë kanë prezantuar aktivitetet e tyre, sfidat dhe angazhimet për përmirësimin e përformancës në arritjen e objektivave.
 
Në punëtori prezantuan të gjithë zyrtarët e zyrave përgjegjëse, duke filluar nga; Zyra për Komunikim, Qendra Trajnuese për Avokatë (QTA), Zyra Disiplinore, Asistentja administrative, Zyra për Financa dhe nga Drejtori Ekzekutiv.
 
Gjatë prezantimit është zhvilluar debat interaktiv në mes anëtarëve të Bordit Drejtues dhe stafit administrativ. Debati është zhvilluar në frymën profesionale duke sjell ide për inkorporimin sa më të mirë të shërbimeve të avokatëve, praktikantëve, por edhe të qytetarëve.  
 
Roli i Bordit Drejtues dhe llogaridhënia kanë qenë pikë e dytë e punëtorisë, me ç‘rast  janë shtruar për diskutim çështjet të cilat janë të ndërlidhura direkt me anëtarët e Bordit Drejtues e që njëherit, udhëheqin Degët Regjionale në shtatë regjione në Republikën e Kosovës. Si nevojë emergjente për Odën e Avokatëve të Kosovës në këtë punëtori ishte edhe balancimi i buxhetit për vitin 2013 dhe fokusi në projeksionin e buxhetit për vitin 2014.  
 
Pjesëmarrësit në punëtorinë dy ditore vlerësuan dhe shprehen besimin se nga punëtoria është dal një produkt i mirë i punëve dhe kërkesat e përgjithshme të anëtarësisë, do të jenë në nivelin e duhur dhe profesional edhe më tutje.
 
Në përfundim të punëtorisë kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës falënderoi Programin për Juristet në Kosovë dhe avokatet pjesëmarrës që me përkrahjen e tyre është realizuar kjo punëtori mjaft e rëndësishme për avokatinë në Kosovë.
 
Punëtoria dy ditore është mbajtur me datë 26 prill deri më 28 prill 2013, nën mbështetjen e Programit për Juristet në Kosovë.






































































 


OAK-PJK certifikuan trajnerët e parë të QTA-së

Prishtinë, 25 Prill 2013 – Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin e Juristëve në Kosovë dhe Institutin Gjyqësor të Kosovës certifikuan trajnerët për Trajner të Qendrës Trajnuese të OAK-së.

Kjo ishte arritja më e madhe në procesin që filloj me zhvillimin e Planit të punës së Qendrës trajnuese të OAK-ës për vitin 2013. Trajnimi u mbajt nga Drejtori i IGJK-ës, z. Lavdim Krasniqi dhe Prokurori Special z. Besim Kelmendi.

Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit tani do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë Manualin e trajnimit të OAK-së dhe me këtë do të kontribuohet të rritet niveli i kualitetit dhe standardizimit të dhënies së trajnimit të anëtarëve të OAK-së, si pjesë e programit të AVLO-së. 















Takimet Bench Bar në Prizren, Pejë dhe Prishtinë

Oda e Avokatëve të Kosovës ka vazhduar edhe në vitin 2013 fazat tjera të takimeve të përbashkëta (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë.  
 
Në muajin prill 2013, Oda e Avokatëve të Kosovës ka realizuar takimet e përbashkëta (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë në regjionin e Prizrenit, Pejës dhe të Prishtinës.
 
Me datë 20 prill 2013 është mbajtur takimi në Prishtinë me temë; “Seanca fillestare e procedurës penale”. Palët në këtë takim diskutuan një mori çështjesh që ndërlidhën me problematikat e identifikuara dhe zgjidhjen e tyre në interes të zbatimit të ligjit.
 
Në këtë takim është diskutuar për rolin e gjyqtarit ne seancën e parë të shqyrtimit me kujdesin se janë plotësuar parakushtet për mbajtjen e seancës. Gjithashtu, edhe roli i prokurorit dhe obligimi i organit të akuzës për përmbushjen e kritereve ligjore - paraprake me qellim të plotësimit të kushteve për mbajtjen e seancës fillestare (dorëzimi i shkresave të lëndës palëve në proces).
 
Duke u ndalur tek roli i avokatit në procedurën e parë u tha se duhet të pajisjen me të gjitha provat e lejueshme për dispozicion me qellim të përgatitjes së mbrojtjes. Gjatë takimit është diskutuar edhe tema të tjera si në rastet e krijimit të mekanizmave që do të u mundësoj avokateve marrjen e shkresave të lendes. Nga kjo e diskutuar u propozua që nga OAK, gjegjësisht Dega Regjionale në Prishtinë të bëje pranimin e kërkesave dhe dorëzimi i tyre në prokurori.
 
Ndërsa, me datë 18 prill 2013 është mbajtur takimi në Pejë me temë; “Marrja në pyetje e të akuzuarit sipas kodit të ri Penal, si dhe çështjet tjera dhe risit ne kodin penal”.
 
Pjesëmarrësit në takim kanë kërkuar që procesverbali në polici dhe prokurori duhet të përpilohet i veçantë për identifikimin e gjerave, në mënyrë që provat të jetë të pranueshme. Ata u shprehen se është e nevojshme të kërkohet fjala hyrëse para fillimit të shqyrtimit gjyqësor. Për zbatimin sa më të mirë është kërkuar që të organizohet ndonjë trajnim për shqyrtim kryesor. Megjithatë, po bëhen përpjekje që bashkërisht të gjitha subjektet ( Gjykata, Prokuroria, Policia dhe OAK) të punojnë në zbatimin sa më mirë të ligjit dhe ofrimin e shërbimeve profesionale qytetareve. 
 
Edhe në takimin e datës 17 prill 2013 të mbajtur në Prizren është diskutuar tema; “Shqyrtimi fillestar dhe i dytë (pranimi i fajësisë gjatë shqyrtimit fillestar)”. Gjatë takimit është diskutuar dhe është paraqitur nevoja që avokati mbrojtës duhet t’i paraqesë kundërshtimet e tij në pajtim me afatet e caktuara nga gjyqtari gjatë shqyrtimit fillestar.
 
Arritja e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, sensibilizimi për negocimin e marrëveshjes, angazhimi i avokatit mbrojtës për të sqaruar palës së tij, beneficionin përkitazi mbi pranimin e fajësisë. Ndër të tjera në këtë tryezë u tha se për zbatimin e neneve të Kodit të Procedurës Penale me efikasitet, duhet që të gjitha palët bashkërisht të kontribuojnë ( gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe polici).
 
Gjatë takimeve u premtua se do të merren hapat e nevojshëm për implementimin e iniciativat të identifikuara.
 
Qëllimi i këtij takimi ishte themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë dhe policisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës takimet e përbashkëta do i vazhdon në vitin 2013 në shtatë regjione të Republikës së Kosovës. Iniciativa e këtyre takimeve ka ardhur falë bashkëpunimit në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Programit për Juristët në Kosovë (PJK) i cili implementohet në partneritet nga USAID dhe NCSC.


OAK dhe EULEX bashkërendojnë veprimet në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë

Prishtinë, 09.04.2013 – Me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it, z. Bernd Borchardt me të cilin diskutuan rreth forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit në gjithë Kosovën.  

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Dobruna shprehu mirënjohjen për përkrahjen e EULEX-it dhe për punën e këtij misioni për forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e stabilitetit në Kosovë.

Ai informoi shefin e misionit për punën e OAK-së, për zhvillimet e fundit dhe të arriturat gjatë këtyre viteve. Kryetari i Odës përmendi sfidat me të cilat është duke u ballafaquar ky institucion për realizimin dhe zbatimin e misionit  të saj. 

“Oda e Avokatëve të Kosovës është duke u ballafaquar me sfidat e tri komponentëve; të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, fuqizimin e plotë të Zyrës Disiplinore dhe krijimi i një objekti për OAK-në, pasi aktualisht OAK është duke vepruar brenda një hapësire shumë të ngushtë”, tha kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna. 

Në anën tjetër, shefi i Misionit të EULEX, z. Bernd Borchardt theksoi se EULEX-i është e interesuar të integroj profesionistët ligjor nga radhët e minoriteteve nga pjesa veriore e Kosovës në sistemin e integruar gjyqësor në Kosovë.
Shefi i misionit deklaroi se kjo është një kohë me rëndësi për Kosovën në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe së bashku mund të shënojmë përparim në sferat e interesit të përbashkët.

Kryetari Dobruna dhe shefi i EULEX-it Borchardt gjatë takimit diskutuan lidhur me bashkëpunimin e OAK-së me Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës për integrimin e minoriteteve në sistemin e drejtësisë në Kosovë.   

Më tutje ata shtruan çështjen edhe të zhvillimeve në pjesën veriore të Kosovës dhe rendësin e sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës dhe ndaj të gjithë qytetareve pa dallim përkatësie etnike.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan në bashkërendimin e veprimeve në krijimin e një strategjie të përbashkët për integrimin e të gjithë profesionisteve ligjore në sistemin e drejtësisë në Kosovë. 






















































Kryetari Dobruna uron pesë vjetorin e Kushtetutës

Me  rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 Prillit, kryetari i Odës ë Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna uroi qytetarët e Republikës së Kosovës. 

Dita e Kushtetutës është ndër momentet historike dhe akt madhor dhe i rëndësishme i shtetit demokratik të Republikës së Kosovës.

Kushtetuta përmban në vete ardhmëri, paqe dhe stabilitet. Ky fakt, na jep lirinë dhe të drejtën për garantimin e sovranitetit e të integritetit territorial të Kosovës dhe zbatimin e Kushtetutës në çdo pjesë të saj.  

Pesë vjetorin e Kushtetutës, qytetarët e Kosovës e presin me perspektivë dhe me përkushtim të lartë për avancim të vlerave dhe sundim të rendit dhe ligjit.

Urime Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
 


Gjenerata II/2013 dhanë betimin për Avokatë dhe praktikantë

Prishtinë, 03.04.2013 – Në një ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës është mbajtur betimi i avokatëve dhe avokatëve praktikantë të gjeneratës së II/2013.
 
Praktikantët të avokatisë do të ushtrojnë praktikën në Odën e Avokatëve të Kosovës për një vit.
 
Avokatet dhe avokatet praktikantë të rinj dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna dhe Drejtorit Ekzekutiv, z. Yll Zekaj.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon në radhët e saj avokatë dhe avokatë praktikant, ndërsa aktualisht numëron mbi 560 avokatë aktiv dhe 155 avokatë praktikantë.
 
Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës mbi 800 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.







































































































Kryetari Dobruna uron besimtarët me rastin e Festës së Pashkëve

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna uron gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. 
 
Me rastin e Festës së Pashkëve kam kënaqësinë e veçantë t' Ju përcjell urimet e mia më të përzemërta dhe nëpërmjet jush të gjithë besimtarëve katolikë të Kosovës. Le të shërbejë pra kjo ditë hyjnore për të reflektuar, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat tona të bashkëjetesës fetare e shpirtërore.  
 
Uroj që në Kosovë, por edhe në të gjithë boten të mbretërojë paqja, dashuria dhe mirëkuptimi !

 


OAK-KE: Identifikohen pikat e bashkëpunimit të mëtutjeshëm

Prishtinë, 27.03.2013 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna priti në takim zëvendësshefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, z. Andrew Forde, me të cilin diskutuan rreth vazhdimit të bashkëpunimit në sferën e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna duke falënderuar zëvendësshefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, z. Andrew Forde, për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë viteve të kaluara në sundimin e rendit dhe ligjit, ai për këtë çështje, shtoi të nevojës se në këto fusha akoma ka nevojë për mbështetje.

Kryetari Dobruna pasi njoftoi ata edhe lidhur me punën dhe angazhimet e gjertanishme të Odës së Avokatëve të Kosovës, theksoi se të rëndësishme rritjen edhe më shumë në të ardhmen e kapaciteteve të bashkëpunimit në segmente të ndryshme të sundimit të ligjit.

Gjatë takimit zëvendësshefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, z. Andrew Forde falënderoi kryetarin Dobruna për pritjen, ndërsa folën për fushat e bashkëpunimit në të cilat do të mund të kontribuojë Këshilli i Evropës.

Zëvendësshefi i Zyrës së KE, z. Forde theksoi se KE-ja është e interesuar t’i identifikoj aktivitetet në fushat kyçe brenda Odës së Avokatëve të Kosovës në të cilat do të ketë nevojë për mbështetje.
 

 
 
 


Ndërroj jetë avokatja, Besime Ismaili

Prishtinë, 20.03.2013 – Pas një sëmundje të rëndë dhe të shkurt, ka ndërruar jetë kolegia e nderuar, anëtare e Odës së Avokatëve të Kosovës, avokatja, Besime Ismaili. Varrimi e të ndjerës do të mbahet sot me datë 20 mars 2013 (E merkur) në orën 15:00 në varrezat e qytetit Dragodan.  
 
Avokatja, Besime Ismaili ka lindur më 05 maj 1954 në Nabergjan në Komunën e Pejës. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Juridik në vitin 22 janar 1981, kurse provimin jurispodencës e ka dhënë në Prishtinë me datë 24 shkurt 1983.
 
Avokati, Besime Ismaili është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 01 mars 1993 me seli të zyrës në Prishtinë.   
 
Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale e Prishtinës shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të saj.


U mbajt takimi Bench Bar në Gjakovë

Gjakovë, 20.03.2013 - Oda e Avokatëve të Kosovës realizojë takimin e përbashkët (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë në regjionin e Gjakovës.
 
Tema e takimit të përbashkët në Pejë ishte “Shqyrtimi i riorganizimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe bashkëpunimi i OAK-se me Gjykatë, Prokurori dhe Polici”.
 
Palët në këtë takim diskutuan një mori çështjesh që ndërlidhën me problematikat e identifikuara në zbatimin e ligjit.
 
Gjatë takimit është diskutuar temat lidhur me tarifat, angazhimin sipas detyrës zyrtare, zbatimin e kodeve të reja penale, grumbullimi i lëndëve të viteve të kaluara etj.
 
Megjithatë, po bëhen përpjekje që bashkërisht të gjitha subjektet ( Gjykata, Prokuroria, Policia dhe OAK) të punojnë në zbatimin sa më mirë të ligjit dhe ofrimin e shërbimeve profesionale qytetareve.  
 
Gjatë takimit u premtua se do të merren hapat e nevojshëm për implementimin e iniciativat të identifikuara.
 
Qëllimi i këtij takimi ishte themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë dhe policisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës takimet e përbashkëta do i vazhdon në vitin 2013 në shtatë regjione të Republikës së Kosovës. Iniciativa e këtyre takimeve ka ardhur falë bashkëpunimit në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Programit për Juristët në Kosovë (PJK) i cili implementohet në partneritet nga USAID dhe NCSC.






















U mbajt takimi Bench Bar në Gjilan

Gjilan, 19.03.2013 - Oda e Avokatëve të Kosovës realizojë takimin e përbashkët (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë në regjionin e Gjilanit.
 
Tema e takimit të përbashkët në Pejë ishte “Rëndësia e cilësimit juridik të veprës Penale në Procedurën e rregullt gjyqësore”.
 
Palët në këtë takim diskutuan lidhur me vështirësitë që po hasen gjatë në cilësimin e veprës penale. Akteret e sistemit të drejtësisë në regjionin e Gjilanit theksuan të nevojshme kompletimin sa më të mirë të cilësimeve të veprave penale. Megjithatë, po bëhen përpjekje që bashkërisht të gjitha subjektet ( Gjykata, Prokuroria, Policia dhe OAK) të punojnë në zbatimin sa më mirë të cilësimit juridik.
 
Gjatë takimit u premtua se do të merren hapat e nevojshëm për implementimin e iniciativat të identifikuara.
 
Qëllimi i këtij takimi ishte themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë dhe policisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës takimet e përbashkëta do i vazhdon në vitin 2013 në shtatë regjione të Republikës së Kosovës. Iniciativa e këtyre takimeve ka ardhur falë bashkëpunimit në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Programit për Juristët në Kosovë (PJK) i cili implementohet në partneritet nga USAID dhe NCSC.




















OAK manifestoi ditën ndërkombëtare të gruas

Më 8 dhe 9 mars 2013 ne Hotelin Sharr në Prevallë / Prizren, OAK ne bashkëpunim me NCSC dhe UNDP ka organizuar festimin e ditës ndërkombëtare të gruas me avokatet femra. 

Përveç karakterit festiv dhe shoqërues organizimi kishte edhe karakter pune gjatë të cilit në bashkëpunim me NCSC, Komiteti për çështje gjinore dhe pakica prezantoi draft planin strategjik të gjitha femrave prezentë ne organizim.

Plani u aprovua unanimisht nga Komitetit për çështje gjinore dhe pakica të OAK-ës dhe femrat tjera prezentë ne takim. Kurse, ne bashkëpunim me UNDP Komitetit për çështje gjinore dhe pakica të OAK-ës ndau shpërblime për studentet e Fakultetit Juridikut për esetë më të mira me temat: "Roli i femrës në shoqërinë kosovare" dhe "Sfidat e minoriteteve në Kosovë" ku vendin e parë dhe shpërblimin prej 200 euro e fitoj Elza Bajrami, vendin e dytë dhe shpërblimin prej 150 euro e fitoj Drilona Kukaj dhe vendin e trete dhe shpërblimin prej 100 euro e fitoj Vjollca Sadiku.




































Publikohet plani Strategjik i Komitetit për çështje gjinore dhe pakica

Komitetit për çështje gjinore dhe Pakica e Odës së Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me NCSC kanë publikuar planin strategjik për periudhën tre vjeçare. 

Qëllimi i këtij Plani Strategjik është që të pajisë Komisionin për çështje gjinore dhe Pakica të OAK-së me një instrument organik për ta përdorur në planifikimin dhe implementimin e punës së tyre në vazhdimësi. Plani Strategjik është zhvilluar në 2013 dhe është miratuar nga Komiteti me 5 mars 2013.

Duke njohur rolin vendimtar të femrës në zhvillimin e Kosovës, ky Komitet synon të adresojë këto pabarazi dhe të avancojë barazinë gjinore brenda profesionit.

Komitetit për çështje gjinore dhe pakica do të ngritë mundësi për femrat avokate, që të kenë profesion dhe gjyqësor pa paragjykime gjinore, me një fuqi punëtore të avokatisë që përbëhet nga një numër i barabartë i femrave dhe meshkujve.

Komiteti për çështje gjinore dhe pakica ka për mision përkrahjen dhe zgjerimin e mundësive për avokatet femra, me qëllimin e pjesëmarrjes së barabartë dhe të drejtave të barabarta të femrave në OAK, në profesion dhe në sistemin e drejtësisë.

STATUSI I KOMITETIT: Femrat në profesionet juridike në Kosovë përballen me sfida unike për të siguruar punësim dhe për t’u zhvilluar profesionalisht. Edhe gratë avokate gjithashtu përballen me mundësi të kufizuara për të  përfaqësuar, ruajtur dhe mbrojtur interesin e gruas, nënave të punësuara, grave sipërmarrëse dhe të tjerave në vende pune, në treg dhe në komunitetin e tyre. Femrat përfaqësojnë afërsisht gjysmën e studenteve të drejtësisë të regjistruara në Kosovë, por më pak se 12% e avokatëve të licencuar janë femra. 

Plani Strategjik i Komitetit për çështje gjinore dhe pakica e OAK-së

Shqip - Serbisht - Anglisht


Kalendari i seminareve AVLO

Për të u njoftuar me kalendarin e trajnimeve AVLO që organizon Qendra Trajnuese e OAK - Kliko këtu






Reagim ndaj vendosjes së granatës në zyrën e avokatit Xhevat Bici

Akti kriminal që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës me rastin e vendosjes së granatës në zyrën e avokatit Xhevat Bici, në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
 
Prishtinë, 04.03.2013Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) dënon ashpër aktin kriminal që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, me rastin e vendosjes së mjetit shpërthyes nga persona të panjohur në zyrën e avokatit, Xhevat Bici, në lagjen “Aktash” në Prishtinë.  
 
OAK është e shqetësuar lidhur me rastet e kanosjeve, sulmeve fizike dhe kërcënimeve që janë duke u bërë ndaj avokatëve kohëve të fundit.
 
Konsiderojmë së çdo akt i drejtuar kundër avokatit derisa ai e ushtron profesionin e vet, është njëkohësisht edhe kundër avokatisë dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë, e cila po bën përpjekje të vazhdueshme për krijimin e rendit dhe vënien e sundimit të ligjit.  
 
Ata që ngrenë dorën mbi një avokatë, ngrenë dorë mbi lirinë dhe pavarësinë e drejtësisë në Kosovë, mbi të tanishmen dhe të ardhmen e sistemit dhe sigurisë së qytetarëve.
 
Mjetet shpërthyese nuk janë rastësi. Ato janë një paralajmërim i keq për fatin e drejtësisë dhe perspektivës evropiane. Por, pavarësisht kësaj ne do të qëndrojmë dhe nuk do të dorëzohemi nga çfarëdo kërcënimi për të arritur synimin e shumë gjeneratave për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Do e mbrojmë profesionin e avokatit, siç mbrohen në tërë botën e civilizuar e demokratike.
 
Ata që janë përgjegjës për sigurinë në Republikën e Kosovës duhet të jenë përgjegjës edhe për sigurinë e institucioneve të drejtësisë, pa përjashtuar edhe avokatet, dhe këtë duhet ta bëjnë sa më parë. Nuk ka më vend për hezitim. Nuk do të mundet askush të krijojë panik dhe të na largojë nga rruga e pavarësisë së sistemit të drejtësisë me kurrfarë çmimi. Nuk mjafton të deklarohemi se jemi të indinjuar për rastet që po ndodhin, por duhet punuar pa ndërprerë për të realizuar një siguri për të gjithë, për të zhvilluar shtetin e Kosovës dhe për të arritur një shkallë të lartë të demokracisë dhe të pavarësisë së sistemit të drejtësisë.
 
Prandaj, duhet t’i zbulojmë vrasësit e lirisë dhe të pavarësisë së avokatisë dhe të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës, duhet të zbulohen edhe ideatorët dhe projektuesit e këtyre akteve kriminale. Është ora e fundit ta bëjmë këtë.
 
Oda i konsideron synime të përhershme angazhimet për ruajtjen e pavarësisë së profesionit të avokatit dhe pushtetit gjyqësor si themele të shoqërisë së lirë e demokratike.


OAK publikoi raportin vjetor 2012

Prishtinë, 26.02.2013 - Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), publikoi raportin për periudhën Janar- Dhjetor 2012, në të cilën pasqyron sfidat me të cilat është përballur dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2012.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Ibrahim Dobruna, duke folur për sfidat që i ka pasur ky institucion gjatë vitin 2012, ka thënë se Ligji për Avokatinë dhe mungesa e hapësirave janë disa nga faktorët që e pengojnë punën e OAK-ut.


Në këtë drejtim ai pret ndihmën edhe të Ministrisë së Drejtësisë, ku zgjidhja e këtyre problemeve, sipas Dobrunës, do t’i zgjidheshin duart Odës së Avokatëve për ta realizuar funksionin që e ka në bazë të ligjit.

“Sfidat e Odës së Avokatëve të Kosovës tash për tash janë dy kryesoret, ligji për avokatinë në të cilin kanë punuar avokatët dhe janë t’u i marrë edhe mendimet dhe interpretimet e akterëve në sistemin e drejtësisë, nën një, dhe nën dy është hapësira. Këto dy çështje janë që e pengojnë zhvillimin e Odës me përmasat qysh e kemi konceptin dhe çfarë është misioni i Odës së Avokatëve të Kosovës. Presim që të kemi përkrahje prej Ministrisë së Drejtësisë, por edhe prej faktorëve tjerë relevant, nëse mbërrijmë që t’i zgjidhim këto dy çështje, Odës së Avokatëve të Kosovës i zgjidhen duart për të funksionuar dhe për ta realizuar funksionin që e ka në bazë të ligjit dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Për më tepër, Oda e Avokatëve të Kosovës, si qëllim kryesor ka avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë, duke mbështetur procesin e reformës ligjore. OAK-u po ashtu si synime të përhershme konsideron angazhimet për ruajtjen e pavarësisë së profesionit ligjor dhe pushtetit gjyqësor si themele të shoqërisë së lirë demokratike.

Oda e Avokatëve të Kosovës është kategori Kushtetuese, e cila veprimtarinë e vet e rregullon me Ligjin për Avokatinë.

Shkarkoni raportin shqip


Shkarkoni raportin serbisht


Shkarkoni raportin anglisht 
























































U mbajt takimi Bench Bar në Prizren

Prizren, 26.02.2013 - Oda e Avokatëve të Kosovës realizojë takimin e përbashkët (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë në regjionin e Prizrenit. 
 
Tema e takimit të përbashkët në Pejë ishte “Risitë në KPPR Kosovës; Hetimet, Aktakuza dhe shqyrtimi fillestar dhe i dytë, Marrëveshja për pranimin e fajësisë dhe alternativat e tjera të gjykimit, Shqyrtimi gjyqësor, Mjetet juridike”.
 
Palët në këtë takim diskutuan lidhur me vështirësitë që po hasen gjatë implementimit të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, meqenëse afati prej aprovimit të këtij kodi deri në fillimin e zbatimit të të njëjtit, ishte afat shumë i shkurtër për përgatitje, megjithatë po bëhen përpjekje që bashkarisht të gjitha subjektet ( Gjykata, Prokuroria, Policia dhe OAK) të punojnë në zbatimin sa më mirë të këtij kodi.
 
Në këtë takim palët diskutuan lidhur me të gjitha fazat e Kodit të Procedurës Penale, duke filluar që nga hetimet e deri te mjetet juridike.
 
Qëllimi i këtij takimi ishte themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë dhe policisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës takimet e përbashkëta do i vazhdon në vitin 2013 në shtatë regjione të Republikës së Kosovës. Iniciativa e këtyre takimeve ka ardhur falë bashkëpunimit në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Programit për Juristët në Kosovë (PJK) i cili implementohet në partneritet nga USAID dhe NCSC.






















Përfaqësuesit të OAK takuan partneret strategjik

Përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës takuan partnerët strategjik të UNDP, OSBE dhe NCSC me të cilët diskutuan rreth hapave të mëtutjeshëm të bashkëpunimit. 


U mbajt takimi Bench Bar në Pejë

Pejë, 19.02.2013 - Oda e Avokatëve të Kosovës realizojë takimin e përbashkët (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë në regjionin e Pejë.  
 
Tema e takimit të përbashkët në Pejë ishte “Aplikimi i dënimeve alternative”. Gjatë tryezës pjesëmarrësit janë pajtuar që të propozohen dhe të aplikohen masat alternative sipas dispozitave ligjore.
 
Qëllimi i këtij takimi ishte themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë dhe policisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës takimet e përbashkëta do i vazhdon në vitin 2013 në shtatë regjione të Republikës së Kosovës. Iniciativa e këtyre takimeve ka ardhur falë bashkëpunimit në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Programit për Juristët në Kosovë (PJK) i cili implementohet në partneritet nga USAID dhe NCSC.

















OAK uron 5 vjetorin e pavarësisë

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
 
Me rastin e përvjetorit të pestë të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 shkurtin, kam nderin dhe kënaqësinë që, në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe të të gjithë avokatëve në Republikën e Kosovës, t’ju dërgoj gjithë popullit të Kosovës, urimet më të ngrohta dhe më miqësore për këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët.
 
Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.
 
Urime pesë vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës !
 
 
Me urimet më të përzemërta,
Ibrahim Dobruna
Kryetar
 
 
Prishtinë,
Me 16 shkurt 2013


Reagim ndaj sulmit kundër avokatit, Ramadan Leka

Prishtinë, 14.02.2013 - Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), reagon ndaj sulmit vandal kundër anëtarit të saj avokatit, Ramadan Leka, të sulmuar nga persona të panjohur në zyrën e tij në prani të vajzës të mërkurën paradite në Gjilan.
 
OAK dënon rastin dhe kërkon nga organet e rendit, që sa më parë ta zbardhin rastin dhe aktorët e këtij akti të shëmtuar të dalin para drejtësisë.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës rikujton detyrimet e qeverisë dhe organeve përkatëse të saj për të garantuar pavarësinë dhe lirinë e ushtrimit të profesionit të avokatit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke evituar çdo pengese a kërcenim që del në këtë rast.
 
Konsiderojmë së çdo akt i drejtuar kundër avokatit derisa ai e ushtron profesionin e vet, është njëkohësisht edhe kundër avokatisë dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë, e cila po bën përpjekje të vazhdueshme për krijimin e rendit dhe vënien e sundimit të ligjit.
 
Oda i konsideron synime të përhershme angazhimet për ruajtjen e pavarësisë së profesionit të avokatit dhe pushtetit gjyqësor si themele të shoqërisë së lirë e demokratike.
 


OAK përkrah proceset reformuese në drejtësi

Prishtinë, 13.02.2013 – Në vazhdën e takimeve të kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna është takuar edhe me kryetarin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, z. Salih Mekaj, me të cilin ka diskutuar rreth fillimit të punës së Gjykatës së Apelit dhe proceseve reformuese në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna përkrahi fillimin e punës së Gjykatës së Apelit, procesin e reformave dhe angazhimet për funksionim të efektshëm në ofrimin e drejtësisë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Në këtë rast, ai shprehi gatishmërinë në vazhdimin e bashkëpunimit në lehtësimin e punës së përbashkët.

“Reformat në gjyqësi dhe prokurori kanë sjell ngecje dhe shqetësime tek avokatet të cilët nuk kanë qasje në lëndët e tyre”, ka thënë kryetari z. Dobruna gjatë takimit.

Në anën tjetër, kryetari i Gjykatës së Apelit në Prishtinë, z. Salih Mekaj, vlerësoi gatishmërinë e Odës së Avokatëve të Kosovës për përkrahjen e proceseve reformuese të gjyqësorit në Kosovë.

Kryetari z. Mekaj potencoi se Gjykatën e Apelit në Prishtinë janë duke e përcjellur sfidat e ndryshme duke përfshirë përmirësimi i infrastrukturës materiale, shtimi i numrit të Gjyqtarëve, sistemimi dhe ndarja e lëndëve nëpër departamente.
 
Z. Mekaj shtoj se gjendjen e kanë rënduar për më tepër lëndët që kemi marrë për trajtim në Gjykatat e Mitrovicës të cilat për shkaqe të njohura nuk janë trajtuar dhe tani nga ky kontingjent i lëndëve ka të cilat datojnë nga viti 2003 e tutje të pa trajtuara.

Ai u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me avokatet gjatë këtyre viteve të cilët sipas tij, avokatet në Kosovë kanë treguar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm me rastet të cilët kanë proceduar e që nuk janë të pakta. Këto dy muajt e fundit jemi duke testuar kapacitetet e gjyqtarëve që kemi në dispozicion në vendosjen e lëndëve dhe gjatë muajit mars do të informohet OAK përmes se cilës edhe avokatet se cilat lëndë do të vendosen çdo 3 muaj, kështu që avokatet të kenë informata rreth vendosjes së lëndëve të klientëve të tyre.




















OAK-PJK fillojnë implementimin e planit të punës për Komitetin për çështje gjinore dhe pakica

Prishtinë, 12.02.2013 - Programi për Juristët në Kosovë (PJK - NCSC ) dhe Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) organizuan punëtori me Komitetin për çështje gjinore dhe pakica.

Pjesëmarrësit e punëtorisë u trajnuan nga shefi i PJK, Harold D. Dampier, Jr. në implementimin e planit të punës. Gjatë trajnimit për të gjitha aktivitetet e planit të punës u caktuan udhëheqësit. Të gjithë pjesëmarrësit ishin entuziast dhe optimist që të gjitha qëllimet e parapara në vitin 2013 do të arrihen.

















Bashkëpunim reciprok për tejkalim të sfidave

Prishtinë, 12.02.2013 – Organizimi i ri i gjykatave, vazhdimi i bashkëpunimit dhe sfidat në të ardhmen kanë qenë disa nga çështjet të cilat janë diskutuar në takimin në mes kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna dhe kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, z. Hamdi Ibrahimi. 

Krerët e institucioneve ai i OAK-së dhe GJTHP u pajtuan që informimi dhe bashkëpunim reciprok në mes dy institucioneve do të ndikojë në lehtësimin e procedurave dhe tejkalimin e sfidave të paraqitura.
 
Kryetari i z. Dobruna urojë kryetarin z. Ibrahimi për detyrën e re në krye të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të cilën detyrë e vlerësoi si mjaftë të rëndësishme dhe të vështir në rrethanat nëpër të cilat po kalon sistem gjyqësor në Republikën e Kosovës. Ai tha se Oda e Avokatëve të Kosovës ka mirëpritur organizimin e gjykatave dhe prokurorive dhe njëherit mbështet fuqishëm reformat e dala sipas ligjit mbi gjykata.

Kryetari i OAK-së njoftoj kryetarin e GJTHP për shqetësimet e avokatëve në qasje të lëndëve dhe marrjen e informatave rreth kërkesave të tyre. 

Gjithashtu, kryetari i OAK kërkoj nga Kryetari i GJTHP që të sensibilizoj edhe gjyqtaret tjerë që të mos lejojnë përfaqësimin e palëve dhe ofrimin e ndihmës juridike nga ana e personave te cilët nuk janë të licencuar, ashtu siç parashihet tani edhe me Kodin e ri penal përkatësisht nenin 419.

Në anën tjetër, kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, z. Hamdi Ibrahimi ka thënë se në gjykatë kanë arrit shumë parashtresa nga avokatet të cilat tash për tash vështir që mund të trajtohen, pasi ende nuk është bërë konsolidimi i plotë i gjykatës. Për këtë çështje, ai shprehu brengen për mungesën e gjyqtarëve për trajtimin e mija lëndëve dhe grumbullimin e lëndëve të vjetra duke përfshirë edhe të viteve 2003, 2004.

Ai theksoi se ka kërkuar nga gjyqtaret që shumë shpejt në rast të kërkesave të avokatëve për informata rreth caktimit të lëndëve, nëse ato nuk janë të planifikuara të caktohen brenda 3 muajve të informojnë avokatet bashkë me arsyet se pse nuk mund të caktohet, me qëllim që avokatet dhe klientët e tyre të kenë informatat bazë rreth caktimit të lëndëve.

Kryetari z. Ibrahimi siguroi se të gjitha palët e interesuara do të informohen me kohë dhe qasja e avokatëve në lëndët e tyre do të lehtësohet në një të ardhme të afërt.











































 


OAK – Shërbimi Korrektues vlerësojnë bashkëpunimin e përbashkët

Prishtinë, 12.02.2013 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna u prit në takim nga Komisari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Resmi Hoxha të cilët u dakorduan për krijimin e bashkëpunimit përmes një memorandumi mes dy institucioneve.
 
Kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna njoftojë komisarin e Shërbimit Korrektues për të arriturat dhe sfidat me të cilat është duke u përballur Oda e Avokatëve të Kosovës. Ai vlerësoi lartë bashkëpunimin e deri tashëm në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës në nivele të ndryshme.
 
Me këtë rast, kryetari Odës z. Dobruna kërkoi nga Komisari z. Hoxha që orari i rregullt për vizita në burgje t’i dërgohet edhe OAK-së në mënyrë që avokatet të kenë më të lehtë orientimet e tyre për vizita klientëve të tyre.
Gjithashtu Z. Dobruna kërkoj që në burgjet apo qendrat e paraburgimit ku komunikimi avokatë - klient bëhet përmes xhamit ndarës që të gjenden zgjedhje alternative për komunikim për arsye se kjo në praktikë po krijon pengesa të avokatet të komunikojnë në mënyrë efektive me klientët e tyre.

Gjatë takimit janë diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me shqetësimet e avokatëve lidhur me mungesën e një zyre për pritje në hyrje të burgjeve, vizitat e avokatëve në burgje të mos jenë me orar të njëjtë me familjaret e të burgosurve, ruajtja e konfidicialitetit të bisedës në mes avokatit dhe klientit gjatë marrjes në pyetje, kontrolli fizik i avokatëve në burgje si dhe zgjatjen e orarit të vizitave të pasdites për arsye sepse seancat e mbajtura gjatë ditës po pamundësojnë vizitat në burgje.

Ndërsa, në anën tjetër Komisari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Resmi Hoxha vlerësoi angazhimin dhe rolin e Odës së Avokatëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Sipas Komisarit, avokatet janë treguar shumë profesional në mbrojtjen dhe sundimin e ligjit gjatë gjithë këtyre viteve të sfidave në Kosovë.

Duke u ndalur tek shqetësimeve e paraqitur nga OAK, ai theksoi se do të ndërmarr të gjitha hapat konkrete për rastet që identifikon Oda e Avokatëve të Kosovës rreth dëgjimit të bisedës avokat – klient nga ana e oficereve te shërbimit korrektues dhe çështjeve të diskutuar. Gjithashtu, theksoi se shumë shpejt në burgje, ku komunikimi bëhet përmes xhamit, do të instalohen interfonat me qëllim të lehtësimit të këtij komunikimi në mes të avokatëve dhe klientëve të tyre.











































 


Avokati Hajrip Krasniqi, zgjedhet kryetar i ri i Degës në Prizren

Prishtinë, 30.01.2013 - Është përmbyllur të mërkurën mbledhja e Kuvendit Zgjedhor e Degës Regjionale në Prizren e Odës së Avokatëve të Kosovës, e cila ishte thirrur për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re të kësaj Dege.
 
Kuvendi Zgjedhor në Prizren është thirrur, pasi kryetarja e deritashme e Degës Regjionale në Prizren, znj. Bahrie Besimi është zgjedhur zëvendëskryetare në Kuvendin e vjetor të Odës së Avokatëve të Kosovës.
 
Në procesin e votimit në të cilin kanë votuar rreth 37 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 59 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë, më së shumti vota ka marrë avokati, z. Hajrip Krasniqi.
 
Avokatet e Regjionit të Prizren kanë votuar unanim pa asnjë votë kundër për avokatin z. Hajrip Krasniqi.
 
Po ashtu, avokatet gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Prizren.
 
Për nënkryetar të Degës Regjionale në Prizren është zgjedhur avokati, Ruzhdi Gashi me 37 vota ( unanim). Ndërsa, për sekretar është zgjedhur ( unanim) me 37 vota, avokati, z.Visar Ostrozubi.
 
Gjatë kësaj mbledhje është zgjedhur edhe Këshilli Mbikëqyrës në përbërje të;
1. Agim Kabashi
2. Brahim Sopa
3. Adem Jetishi
 
Mbledhja e Rregullt e Kuvendit Zgjedhor e Degës Regjionale në Prishtinë e Odës së Avokatëve të Kosovës është mbajtur në frymën e transparencës dhe konform akteve normative të Odës së Avokatëve të Kosovës.
 
Kryetari i ri, z. Krasniqi ka falënderuar avokatet për besimin e dhënë dhe është zotuar se do të angazhohet në përfaqësimin dinjitoz të avokatëve të regjionit të Prizrenit. Ai u shpreh i bindur se kontributi i tij në OAK do t’i shty proceset përpara në ngritjen e profesionalizimit të avokatëve.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës ka përmbyllur vitin e kaluar në mënyrë të suksesshme, transparente dhe demokratike Kuvendet Zgjedhore në 4 (katër) Degët Regjionale, atë të; Prishtinës, Pejës, Gjilanit dhe Ferizajt. Kryetaret e zgjedhur të Degëve Regjionale janë edhe anëtarë të Bordit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.












































 


Gjenerata I/2013 dhanë betimin për Avokatë dhe praktikantë

Prishtinë, 29.01.2013 Në një ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës është mbajtur betimi i avokatëve dhe avokatëve praktikantë të gjeneratës I/2013.
 
Në pjesën e parë të ceremonisë së dhënies së betimit janë betuar 9 avokatë dhe 33 praktikantë të avokatisë të cilët për 1 vit do e ushtrojnë praktikën në Odën e Avokatëve të Kosovës. 
 
Avokatet dhe avokatet praktikantë të rinj dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna i cili gjeneratat e tilla i ka cilësuar si ardhmëria e denjë të drejtësisë në Republikën e Kosovës.
 
Pas ceremonisë, avokatët dhe avokatët praktikantë si dhe pjesëmarrësit e tjerë të pranishëm në këtë ceremoni, janë shërbyer me koktej rasti.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon në radhët e saj avokatë dhe avokatë praktikant, ndërsa aktualisht numëron mbi 560 avokatë aktiv dhe 120 avokatë praktikantë.
 
Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës mbi 800 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.
 
Avokatët të cilët dhanë betimin;
 
1. Rrahim Gashi – Avokat me seli të zyrës në Prishtinë
2. Nezir Bytyqi –  Avokat me seli të zyrës në Prishtinë
3. Arsim Bilalli – Avokat me seli të zyrës në Prishtinë
5. Valon Sadiku – Avokat me seli të zyrës në Lipjan
6. Taulant Hodaj – Avokat me seli të zyrës në Prishtinë
7. Fatos Shatri – Avokat me seli të zyrës në Istog 
8. Ilir Berisha – Avokat me seli të zyrës në Pejë 
9. Visar Musa – Avokat me seli të zyrës në Viti
 
Praktikantët të avokatisë të cilët dhanë betimin;
 
1. Adelinë  Konushevci – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Zaim Istrefi në Prishtinë
2. Bekim Kamberi – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Avni  Berisha në Prizren
3. Luljeta Fetahu – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Sabri  Kryeziu në Lipjan
4. Zymrie  Beqaj – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Naser Gashi në Lipjan
5. Flaka Gutaj – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Naim Qelaj në Prizren
6. Melinda Elshani – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Ruzhdi  Berisha në Prizren
7. Valentina Aliu – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Naser Peci në Prishtinë
8. Isa Syla – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Sinan Visoka në Podujevë
9. Lindon Gurguri – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Hilmi Ademi në Mitrovicë
10. Gëzim Plakaj – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Arif Hasi në Gllogovc
11. Iliriana Makolli – praktikantë në zyrën e avokatit, znj. Fetije Islami – Prishtinë
12. Era Mujaj – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Bajram Mujaj në Pejë
13. Teuta Tmava – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Vehbi Beqiri në Mitrovicë
14. Ardita Lahu – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Ruzhdi Maloku në Vushtrri
15. Miranda Karamani – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Bedri Krasniqi në Prishtinë
16. Nurije Gashi – praktikantë në zyrën e avokatit, znj. Florije Drevinja në Prishtinë
17. Lavdim Xheladini – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Abdyselam Xheladini në Ferizaj
18. Valentina Rekaliu – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Mahmut Hoti në Podujevë
19. Sadri Alija – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Sokol Dobruna në Gjakovë
20. Arlinda Muqaj – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Sokol Dobruna në Gjakovë
21. Sherife Hajdini – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Avdi Ahmeti në Prishtinë
22. Milot Spahiju  - praktikantë në zyrën e avokatit, z. Kushtrim Musa në Gjilan
23. Granit Zuka – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Ekrem Pira në Viti
24. Jeton Osmani – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Behar Ejupi në Prishtinë
25. Hazer Mallaku – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Shaban Berisha në Prizren
26. Slobodan Gajic – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Zharko Gajic në Graqanicë
27. Florie Salihi – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Muhmut Hoti në Podujevë
28. Arian Kadriu  – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Azem Vllasi në Prishtinë
29. Blerim Bajrami – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Natal Bullakaj në Suharekë
30. Dena Arapi – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Visar Ostrozubi në Prizren
31. Shemsedin Gashi – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Naim Qelaj në Prizren
32. Ramadan Koro – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Salim Rexha në Prizren
33. Fisnik Tmava – praktikantë në zyrën e avokatit, z. Bajram Tmava në Prishtinë
































































U mbajt mbledhja 132 e radhës e Bordit Drejtues të OAK-së

Prishtinë, 25.01.2013 - Në orën 15:00 u mbajt mbledhja e 132  (njëqindetridhjetedy) e Bordit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna.

Në këtë takim u shqyrtuan kërkesat dhe u morën vendime të rëndësishme, që ndërlidhen me punën dhe angazhimin e avokatëve në Republikën e Kosovës, konform dispozitave  ligjore të OAK-së.

Ndër të tjera u shqyrtua dhe u aprovuar pa ndonjë plotësim dhe ndryshim procesverbali i mbledhjes 132 të Bordit Drejtues.

Kryetari z. Ibrahim Dobruna i ka njoftuar anëtarët e Bordit Drejtues lidhur me aktivitetet e realizuara. Po në këtë pikë, edhe kryetaret e Degëve Regjionale të OAK-së, kanë raportuar në mbledhjen e Bordit Drejtues lidhur me aktivitetet e tyre një mujore në kuadër të Degëve Regjionale të OAK-së.

Në pikat tjera, të rendit të ditës që janë diskutuar kanë qenë; Njoftimi për përgatitjet rreth 40 vjetorit të OAK-së; Draft plani i punës për vitin 2013 të Qendrës Trajnuese për Avokatë; rreth takimeve të përbashkëta (Bench Bar) të planifikuara për vitin 2013.

Po ashtu, janë shqyrtuar dhe janë marrë vendim rreth kërkesave për regjistrim për avokatë dhe praktikantë; për shlyerje nga regjistri i Avokatëve dhe Praktikantëve të avokatisë të Odës së Avokatëve të Kosovës.
 
Mbledhja e 132  (njëqindetridhjetedy) e Bordit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës është mbajtur në Qendrën Trajnuese për Avokatë, lagjja “Pejton”, Prishtinë/Kosovë.

 


U mbajt takimi Bench Bar në Prishtinë

Prishtinë, 18.01.2013 - Oda e Avokatëve të Kosovës filloi fazën e pestë të takimeve të përbashkëta (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë në regjionin e Prishtinës.    
 
Oda e Avokatëve të Kosovës takimet e përbashkëta do i vazhdon në vitin 2013 në pesë regjione të Republikës së Kosovës. Iniciativa e këtyre takimeve ka ardhur falë bashkëpunimit në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Programit për Juristët në Kosovë (PJK) i cili implementohet në partneritet nga USAID dhe NCSC, me të cilat janë zhvilluar katër fazat e të takimeve të përbashkëta (Bench Bar).     


Tema e takimit të përbashkët në Prishtinë ishte “Komunikimi i gjykatës me palë sipas dispozitave në fuqi” dhe “Ofrimi i Ndihmës Juridike nga personat e pa autorizuar sipas nenit 419 te Kodit Penal te Kosovës”.
 
Qëllimi i këtij takimi ishte themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë dhe policisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.
 
Çështjet e këtij takimi kanë qenë specifike dhe në fund të takimit nga pjesëmarrësit janë propozuar zgjidhje konkrete për çdo dileme të identifikuar.
 
Gjatë këtij takimi është diskutuar për raportet dhe komunikimi i palëve, avokatëve me gjykatë, prokurori dhe polici.
 
Pjesëmarrësit në takim janë pajtuar që takimet gjykatë, avokatë të mbahen me shkrim dhe atë për lëndë të caktuara të cilat janë tek gjyqtarët përmes kryetarit të Gjykatës Themelore, i cili është zotuar se ushtruesit e kërkesave do të njoftohen më shkrim.
 
Gjatë takimit është kërkuar të motivohen të pandehurit të cilët kanë lëndë penale në gjykatë, të bëjnë pranimin e fajësisë me negocim dhe se gjykata këtë pranim do ta çmoj dhe vlerësoj konform dispozitave ligjore.
 
Gjyqtarët, prokuroret, avokatet dhe përfaqësuesit e policisë së regjionit të Prishtinës janë zotuar se do të marrin hapat e nevojshëm për t’i implementuar iniciativat e identifikuara.
 
Takimi është mbajtur në restorant Hotel “Sirius” në Prishtinë. 
























 


OAK fillon përgatitjet për “Ditën e Avokatisë 2013”

Prishtinë, 17.01.2013 – Oda e Avokatëve të Kosovës me 10 qershor 2013 manifeston 40 vjetorin e “Ditës së Avokatisë”. Këshilli organizativë i themeluar ekskluzivisht nga Bordi Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës për përgatitjet e manifestimit ka mbajtur mbledhjen e parë.  

Anëtarët e Këshillit kanë diskutuar rreth përpilimit të agjendës, organizimit, inkuadrimin e aktiviteteve të reja gjatë manifestimit dhe çështjeve tjera që do bëjnë madhështore evenimentin.

Oda e Avokatëve të Kosovës për dallim nga vitet e kaluar këtë vit jubilar do e manifeston 3 ditë radhazi dhe pjesëmarrës do të jenë personalitete vendore dhe ndërkombëtare. 













Takimi Bench Bar në Mitrovicë

Prishtinë, 27.12.2012 - Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin për Juristët në Kosovë (PJK), kanë zhvilluar fazën e katërt të takimeve të përbashkëta (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë në regjionin e Mitrovicës.
 
Tema e këtij takimi të përbashkët ishte:  “Sistemi i organizimit të gjykatave në Kosovë, me theksë të veqantë në regjionin e Mitrovicës”.  
 
Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë dhe policisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.
 
Çështjet e këtij takimi kanë qenë specifike dhe në fund të takimit nga pjesëmarrësit janë propozuar zgjidhje konkrete për çdo dileme të identifikuar.
 
Pjesëmarrësit gjatë takimit janë shprehur të shqetësuar për shkak të ngarkesës dhe kushteve jo të mira në gjykata në Mitrovicë dhe sidmos në Vushtri.
 
Ata kanë kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të hapet dega e gjykatës në Vushtri, në kuadër të regjionit të Mitrovicës dhe gjetja e një objekti për gjykata në Vushtri, pasi aktukalisht 7 gjyqtar janë duke punuar në një zyre dhe me një situatë të tillë, po shkelen të drejtat e njeriut sipas Konventes Evropiane për të Drejtave e Njeriut.
 
Shqetësime kanë paraqitur edhe avokatet të cilët kanë theksuar se ngarkesa të tilla por krijohen edhe me organizimin e ri të gjykatave dhe me këtë gjë, avokatet po pësojnë.
 
Gjyqtarët, prokuroret, avokatet dhe përfaqësuesit e policisë së regjionit të Mitrovicës kanë kërkuar që për rregullimin e sistemit të drejtësisë në regjionin e Mitrovicës, të mos ndërlidhet me politikën.
 
Gjyqtarët, prokuroret, avokatet dhe përfaqësuesit e policisë së regjionit të Mitrovicës janë zotuar se do të marrin hapat e nevojshëm për t’i implementuar iniciativat e identifikuara.
 
Takimi mbahet në restorant “Vapjano” në Mitrovicë. 







































U mbajt takimi Bench Bar në Prishtinë

Prishtinë, 19.12.2012 - Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin për Juristët në Kosovë (PJK), kanë zhvilluar fazën e katërt të takimeve të përbashkëta (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë në regjionin e Prishtinës. 

Tema e këtij takimi të përbashkët ishte:  “Provat në Procedur Penale, me theks të posaqëm provat e pranushme dhe të pa pranushme”.
Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë dhe policisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.

Çështjet e këtij takimi kanë qenë specifike dhe në fund të takimit nga pjesëmarrësit janë propozuar zgjidhje konkrete për çdo dileme të identifikuar.

Gjatë këtij takimi është kërkuar të mbahen trajnime rreth udhëzimeve për implementimin sa më të suksesshëm të sistemit e ri të organizimit të Gjykatave dhe Prokurorive.

Pjesëmarrësit në takim janë pajtuar se definimi i një prove të pranushëme ose të pa pranushme, përcaktohet përmes mënyrës së marrjes së saj.

Një inicitivë tjetër e këtij takimi ishte edhe provat duhet t’i plotësoj kushtet ligjore në bazë të së cilit duhet të veproj. Mënyra e marrjes (Baza ligjore) dhe parashikimi me ligj si provë e tillë.

Gjyqtarët, prokuroret, avokatet dhe përfaqësuesit e policisë së regjionit të Prishtinës janë zotuar se do të marrin hapat e nevojshëm për t’i implementuar iniciativat e identifikuara. 

Takimi mbahet në restorant “Vila Gërmia” në Prishtinë. 


U mbajt takimi Bench Bar në Gjilan

Gjilan, 17.12.2012 - Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin për Juristët në Kosovë (PJK), kanë zhvilluar fazën e katërt të takimeve të përbashkëta (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë në regjionin e Gjilanit. 

Tema e këtij takimi të përbashkët ishte:  “Organizimi i Ri i Sistemit Gjyqsor në Kosov, Implementimi i të cilit fillon nga viti 2013”.

Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë dhe policisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.

Çështjet e këtij takimi kanë qenë specifike dhe në fund të takimit nga pjesëmarrësit janë propozuar zgjidhje konkrete për çdo dileme të identifikuar.

Gjatë këtij takimi është kërkuar të mbahen trajnime rreth udhëzimeve për implementimin sa më të suksesshëm të sistemit e ri të organizimit të Gjykatave dhe Prokurorive.

Pjesëmarrësit në takim janë zotuar se do të marrin hapat e nevojshëm për t’i implementuar iniciativat e identifikuara. 

Është kërkuar edhe zgjidhja e problemit të angazhimit të avokatëve në Novobërd, pasi në këtë Komunë do të hapet edhe Gjykata Themelore.

Takimi mbahet në restorant “ Bojana” në Gjilan. 













 


Kryetari Dobruna priti në takim përfaqësuesin nga USAID

Prishtinë, 21.12.2012Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna priti në takim zëvendës drejtorin e zyrës për Demokraci dhe Qeverisje nga USAID, z. Gene Gibson.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Dobruna çmoi lartë kontributin dhe përkrahjen e USAID në fushën e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Kryetari Dobruna informoi z. Gibson për të arriturat dhe sfidat e Odës së Avokatëve të Kosovës. Ai potencoi si shumë të rëndësishme fushat të cilat ka mbështet USAID-i për OAK-në, e që kanë sjell rezultate të mahnitshme në ngritjen e cilësisë së avokatëve dhe në veçanti të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Në anën tjetër, zëvendës drejtori i zyrës për Demokraci dhe Qeverisje nga USAID, z. Gene Gibson u shpreh i impresionuar me të arriturat e Odës së Avokatëve të Kosovës. Ai theksoi gatishmërinë për mbështetje të mëtutjeshme në fushat të cilat janë kruciale për OAK-në, e sidomos për Ligjin e ri të Avokatisë.

Në takim është diskutuar edhe çështja e Draft Ligjit për Avokatinë, aprovimi i amendamenteve të Statutit dhe Rregullores Disiplinore, manifestimi i 40 vjetorit “Dita e Avokatisë”, çështja e sistemit financiar të OAK-së, Rregullorja e AVLO si dhe bashkëpunimi me Programin për Juristët në Kosovë i cili implementohen në partneritet nga USAID dhe NCSC. 


Gjenerata VI e Avokatëve dhe praktikantëve dhanë betimin

Prishtinë, 21.12.2012 – Në një ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës është mbajtur betimi i avokatëve dhe avokatëve praktikantë të gjeneratës së VI.
 
Në pjesën e parë të ceremonisë së dhënies së betimit janë betuar 3 avokatë dhe 15 praktikantë me financim të pranuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.
 
Në pjesën e dytë të ceremonisë së dhënies së betimit janë betuar 29 praktikantë vullnetar të cilët për 1 vit do e ushtrojnë praktikën në Odën e Avokatëve të Kosovës.  
 
Avokatet dhe avokatet praktikantë të rinj dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna i cili gjeneratat e tilla i ka cilësuar si kontribuues të ardhshëm dhe të denjë të drejtësisë në Republikën e Kosovës.
 
Pas ceremonisë, avokatët dhe avokatët praktikantë si dhe pjesëmarrësit e tjerë të pranishëm në këtë ceremoni, janë shërbyer me koktej rasti.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon në radhët e saj avokatë dhe avokatë praktikant, ndërsa aktualisht numëron mbi 553 avokatë aktiv dhe 100 avokatë praktikantë.
 
Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës mbi 800 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.

















 
 












































U mbajt takimi Bench Bar në Pejë

Pejë, 10.12.2012 - Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin për Juristët në Kosovë (PJK), kanë zhvilluar fazën e katërt të takimeve të përbashkëta (Bench Bar) me avokatë dhe gjyqtar në regjionin e Pejës.  

Tema e këtij takimi të përbashkët ishte:  Përfaqësimi i pa autorizuar para gjykatës në procedurën civile – Kuazi avokatura.

Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit dhe avokatisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.

Çështjet e këtij takimi kanë qenë specifike dhe në fund të takimit nga pjesëmarrësit janë propozuar zgjidhje konkrete për çdo dileme të identifikuar.

Takimi mbahet në Hotelin “ NORA” në Klinë.  













U mbajt takimi Bench Bar në Prizren

Prizren, 04.12.2012 - Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin për Juristët në Kosovë (PJK), kanë zhvilluar fazën e katërt të takimeve të përbashkëta (Bench Bar) me avokatë dhe gjyqtar në regjionin e Prizrenit. 
 
Tema e këtij takimi të përbashkët ishte:  “Politika e dënimeve, dhe mundësia e unifikimit”.
 
Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit dhe avokatisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.
 
Gjatë takimit, avokatët, prokurorët, gjyqtarët dhe përfaqësuesit të policisë së regjionit të Prizrenit, kanë debatuar për gjetjen e moduleve që politika e dënimeve të arrihet në mënyr të kënaqshme rreth unifikimit të dënimeve.
 
Çështjet e këtij takimi kanë qenë specifike dhe në fund të takimit nga pjesëmarrësit janë propozuar zgjidhje konkrete për çdo dileme të identifikuar.
 
Takimi mbahet në Hotelin “White House” në Prizren. 


U mbajt Kuvendi i Rregullt i Odës së Avokatëve të Kosovës

Prishtinë, 01.12.2012 - Më shumë se gjysma e avokatëve të Kosovës janë takuar për të zgjedhur zëvendës kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës. Në Kuvendin e Odës së Avokatëve të Kosovës, avokatet kanë aprovuar ndryshime rrënjësore në rregullativën e brendshme.
 
Takimi i këtij viti ishte i rëndësishme për shkak së ky Kuvend; zgjodhi zëvendësin e ri të Odës së Avokatëve të Kosovës, miratoi propozimin për rregulloren e Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obligueshëm për avokatët, miratoi propozimin e rregullorës për tarifën e avokatë, miratoi propozimin e Komitetit për Etikë e që kanë të bëjnë me Kodin e Etikës si dhe me tarifen e OAK-së.      
 
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna në fjalimin e tij në hapje të Kuvendit tha se Ndryshimet rrënjësore të rregulloreve për disiplinën e avokatëve do të mbajnë avokatët e Kosovës më të përgjegjshëm ndaj qytetarëve. Kjo do të ndihmojë Odën e Avokatëve të luftojë korrupsionin nga brenda.
 
“Avokatët janë në qendër të aktivitetit të Odës. Vet Oda si organizatë profesionale e avokatëve të regjistruar është e themeluar që të jetë e përkushtuar në ndihmën dhe përkrahjen e anëtarëve të vet. Ne i mbrojmë interesat jetike të anëtarëve, zhvillojmë kushtet për ushtrimin e pavarur të veprimtarisë, përkujdesemi për trajtimin e drejtë të tyre në procedurat ligjore, duke u angazhuar për një ambient i cili i mundëson anëtarëve një komoditet të denjë të profesionit të tyre”, ka thënë kryetari z. Dobruna.

Ndërsa, zëvëndëskryetarja e sapo zgjedhur znj. Bahrie Besimi në fjalimin e saj para avokatëve shprehu përkushtimin e saj në realizimin e synimeve të përbashkëta.
 
“Me përkushtim do të mundohem synimet tuaja, institutin e profesionit tonë ta vejmë aty ku e ka vendin, ngase profesioni avokatit është i shenjtë”, është shprehur zëvëndëskryetarja Besimi.
 
Avokati z. Arianit Nikqi, duke folur rreth mbarëvajtjes dhe punimeve të Kuvendit të Odës së Avokatëve të Kosovës theksoi se ndryshimet ishin të konsiderueshme. Fakti që Oda e Avokatëve të Kosovës i bëri këto ndryshime nga brenda tregon se avokatët e Kosovës brengosen për qytetarët.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës është themeluar më 1973. Ajo ka mbi 560 anëtarë avokatë. Oda e Avokatëve të Kosovës licencon të gjithë avokatët në Kosovë dhe rregullon sjelljen e tyre dhe ka një shtrirje në shtatë regjionet e Kosovës.









































































































































































































































































KUVENDI VJETOR 2012

 
ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS  
KOSOVA CHAMBER OF ADVOCATES 
 ADVOKATSKA KOMORA KOSOVA

FTESË 

për 
 
MBLEDHJEN E RREGULLTË TË KUVENDIT VJETOR
 
 
FTOHEN anëtarët avokatë në mbledhjen e Rregullt të Kuvendit Vjetor të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), e cila do të mbahet me datë: 01 dhjetor 2012 (E Shtune), në Hotel “EMERALD” në Prishtinë, me fillim të orës 9:00, me këtë rend të ditës: 
 









 
AGJENDA
  
09: 00 – 09:45                Arritja e pjesëmarrësve dhe regjistrimi
 
09:45 – 10:00                Hapja dhe zgjedhja e kryesisë së punës së Kuvendit
 
10:00 – 10:30                Raporti i punës për vitin 2012 - (Ibrahim Dobruna, kryetar i OAK)
 
10:30 – 11:00                Zgjedhja e nën – kryetarit të OAK-së
 
11:00 – 11:45                Pauzë për kafe
 
11:00 – 11:45                Takimet e Komiteteve të OAK – Komiteti për Etikë dhe Disiplinë, Komiteti për AVLO,  
                                          Komiteti për çështje Gjinore dhe Pakica
 
11:45 – 13:00                Diskutimi dhe aprovimi i Akteve Normative të OAK-së
 
13:00 – 13:20                Promovimi i Doracakut për Drejtësi për të mitur
 
13:20 – 14:20                Etika e Avokatit (Sesion trajnues në kuadër të AVLO)
 
14: 20 – 16:00               Mbyllja e punimeve të Kuvendit dhe Dreka
 


Mesazhi i kryetarit Dobruna me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Të nderuar bashkëkombës,   

 
Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, me kënaqësi të veçantë, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Dita e Flamurit dhe Mëvetësisë së Republikës së Shqipërisë, Ju uroj juve dhe të gjithë shqiptarëve këtë festë, me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e gëzuar për popullin shqiptar.
 
Ne shqiptarët, para ngjarjes madhështore – 28 Nëntor 1912 - ishim një popull i vogël, i përçarë në shumë krahina, e pa mbështetje ndërkombëtare; por gjithsesi me një zemër të madhe e besnikëri ndaj idealizmit të bashkimit të trojeve shqiptare dhe pavarësisë. Në vjeshtën e vonë të muajit Nëntor 1912, fati jonë ndryshoi drastikisht me shpalljen e pavarësisë të shumëpritur të Shqipërisë – pavarësi e ëndërruar që nga vitet e Rilindjes shqiptare. Që nga atëherë, bashkëpunimi dhe kontributi i vëllezërve shqiptarë të ndarë në Kosovë, Maqedon, Mal të Zi e diasporë ishte i pamohueshëm dhe i pashmangshëm.
 
Tani, 100 vjet më vonë, jemi pjesë e gjeneratës që do ta përjetojë ngjarjen më madhështore për shqiptarët, festën e 100-të të 28 Nëntorit, ju drejtoj këtë letër Ju, për t’ju uruar këtë ditë madhështore të shqiptarëve.
Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.
 
 
Me respekt,
 
Ibrahim Dobruna, Kryetar
 
Prishtinë,
Nëntor 2012


Urime Festat e Fundvitit


OAK-NCSC organizuan takim me avokatet dhe studentet femra

Prishtinë, 14.11.2012 - Oda e Avokatëve të Kosovës në bakshkëpunim me NCSC organizuan takimin me avokatet femra anëtare të OAK dhe studentet femra të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Qëllimi i takimit ishte që avokatet dhe studentet femra të njoftohen me aktivitetet e Komitetit të OAK për çështje gjinore dhe të pakicave si dhe të identifikohen dhe diskutohen aktivitetet konkrete dhe plani i punës për vitin 2013.

Kryetarja e Komitetit për çështje gjinore dhe të pakicave, znj. Shpresa Rama ka felenderuar avokatet femra për kontributin e tyre dhënë sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës. Ajo me këtë rast paraqiti edhe planin strategjik të Komitetit për çështje gjinore dhe të pakicave, që do të jetë edhe udhërrefyes për realizimin e synimeve për ngritjen e vetëdijësimit për të drejtat e gjinisë femrore.

Ndërsa, shefi i zyrës së  NCSC, z. Harold D. Dampier u shpreh i knaqur me angazhimin e avokatëve femra të cilat sipas tij, janë tregues se Oda e Avokatëve të Kosovës ka anëtare të denjëta dhe profesionale në profesionin e tyre si avokate.  

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Yll Zekaj paraqiti një platëform të angazhimeve që është duke i ndërmarrë OAK në përmirësimin e profesionit të avokatëve femra. Ai tha se OAK ka ndërmarrë një mori aktivitetesh dhe ka krijuar hapsira të mjaftëueshme për çasje nga avokatet femra dhe atyre të pakicave, që janë në dobi të profesionit të tyre.

Avokatet pjesëmarrëse paraqiten idet e tyre, për rritjen e efikasitetit të angazhimeve në çështjet të cilat janë relevante dhe kruciale të cilat do të realizohen në të ardhmën.

Takimi është realizuar në Hotel “AFA” në Prishtinë. 




























Udhëtim shoqërues në Venecia të Italisë

Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Agjencionin turistik “VAS” organizon udhëtim shoqërues për anëtarësinë e saj (Avokatët dhe Praktikantët) si dhe profesionistët e tjerë ligjorë (gjyqtarë, prokurorë, jurist etj).
 
Shkarkoni këtu ofertën e dërguar nga agjensioni “VAS” përfshirë turin në pika të cekura sipas itinerarit.
 
Meqenëse bëhet fjalë për udhëtim grupor, për turnin  e VENECIA çmimi është  295 EUR për person duke mos përfshirë vizën dhe sigurimi shëndetësor, (që duhet të paguhen ekstra).
 
Oferta përfshinë:
1. Fluturimi nga Tirana për në Venecia direkt, dhe anasjelltas
2. Transferi deri ne aeroport dhe anasjelltas
3. Fjetje 3 netë në Hotel me 3* ose 4* që përfshin Mëngjesin dhe Darkën
4. Guida profesionale lokale në gjuhen shqipe
5. Bashkëpunimin me qendrën proceduese të ambasadës Italiane IVAO për caktim termini grupor
 
Realizimi i udhëtimit  do të bëhet nga data 07 -10 dhjetor  2012
 
Ju lutem, konfirmojeni pjesëmarrjen në e-mail adresën: info@oak-ks.org .
 
Pagesa dhe dorëzimi i Pasaportës behet deri të mërkurën më 31 tetor 2012 në orën 12:00  ne Degën tuaj Regjionale, që të procedojmë më tutje me përgatitjet !
 
Nëse ju duhen informata shtesë, mos hezitoni të na kontaktoni.


OAK dhe PJK me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë deklaruan:

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna lidhur me Ditën Evropiane të Drejtësisë ka thënë se “Demokracia dhe forcimi i sundimit të së drejtës janë garanci për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Drejtësia është thelbësore në krijimin e një shoqërie demokratike e cila përqafon standardet më të larta demokratike. Në këtë aspekt, Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht përpiqet për të arritur standardet evropiane në funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Kosovës”.

Harold D. Dampier, Jr., Shefi i Zyrës së NCSC në Kosovë tha se "Qëllimi i Ditës Evropiane të Drejtësisë është të mundësojë çdo qytetari qasje më të mirë në drejtësi, që nënkupton informimin e tyre për të drejtat që i kanë brenda sundimit të së drejtës. NCSC në Kosovë dhe OAK do të synojnë të punojnë bashkërisht për të siguruar se çdo ditë në Kosovë është Ditë Evropiane e Drejtësisë"
 
KCA and KLP in honor of European Day of Justice gave the following statement:

President of the KCA, Mr. Ibrahim Dobruna on the occasion of the European Justice Day stated that "Democracy and strengthening of the rule of law is a guarantee for human rights and freedoms. Justice is crucial in creating a society that upholds highest standards of democracy. In this regard, Kosovo Chamber of Advocates is constantly striving to achieve European standards in functioning of the rule of law in the Republic of Kosovo".

Harold D. Dampier, Jr. CoP NCSC in Kosovo said “The aim of the European Day of Justice is to allow every citizen better access to justice, which means informing them of their rights within the rule of law. NCSC in Kosovo and KCA will strive to work together to ensure every day in Kosovo is European Day of Justice.”


Kryetari i OAK-së takoi ish-gjeneralin Wesley Clark

Prishtinë, 19.10.2012 - Në ceremoninë e organizuar nga Fondit Kosovar-Amerikan për Edukim, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna ka takuar ish-gjenerali amerikan, z.  Wesley Clark, i cili 13-vjet më parë drejtoi operacionet e NATO-s kundër forcave të Millosheviqit në Ballkan. 

Nga Fondi Kosovar-Amerikan për Edukim janë mbështetur edhe avokatet kosovar. Ish gjenerali Clark është duke qëndruar në Kosovë për një vizitë disa ditore. 


























 


OAK-IGJK nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 17.10.2012 – Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për themelimin e bashkëpunimit për mundësimin e shkëmbimit të kapaciteteve profesionale dhe praktikave më të mira të ndërsjella.  

Palët në këtë marrëveshje zotohen se do të shkëmbejnë materiale të ndryshme trajnuese dhe praktikave më të mira të cilat konsiderohen të nevojshme për ngritjen profesionale të trajnuesve dhe përfituesve të secilit institucion.

Sipas marrëveshjes, palët angazhohen për mbështetje në krijimin e rregullave dhe praktikave më të mira për realizimin e trajnimeve të vazhdueshme të detyrueshme dhe menaxhim të regjistrave për pjesëmarrësit e trajnimeve.

Palët nënshkruese janë shprehur të kënaqur me zyrtarizimin e bashkëpunimit, pasi siç thanë ata krijimi i bashkëpunimit përmes këtij memorandumi, do avancojë sistemin dhe praktikat e të dy institucioneve në fushat me interes të përbashkët.

Memorandum Mirëkuptimi në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës nënshkruhet për periudhën 1 (një) vjeçare, me mundësi vazhdimi.

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) deri më tani është nënshkruese edhe e 9 (nëntë) marrëveshjeve tjera dhe atë; Marrëveshje Teknike me EULEX-in, Marrëveshje me EULEX-in rreth shqyrtimeve Gjyqësore në Lëndë Penale, Memorandumi bashkëpunimi me Shoqatën e Gjyqtarëve të Kosovës dhe Shoqatën e Prokurorëve të Kosovës, Memorandum bashkëpunimi me Fakultetit Juridik të UP-së, Marrëveshje Mirëkuptimi me Komisionin për Ndihmë Juridike, Marrëveshje mirëkuptimi me Institutin Kosovar për Drejtësi (IKD), Memorandum bashkëpunimi me Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, Memorandum bashkëpunimi me Institutin Evropian “Juridica” si dhe me Memorandum mirëkuptimi me Programin e Juristët në Kosovë.

Nënshkrimi i memorandumit në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës është mbajtur në një ceremoni solemne në Gjykatën Supreme të Kosovës. 





 
Kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna (majtas) dhe kryetari i Gjykatës Supreme (djathtas) gjatë nënshkrimit të memorandum Mirëkuptimit



















 
Kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna (majtas) dhe kryetari i Gjykatës Supreme (djathtas) shtrëngim duarsh pas nënshkrimit të memorandum Mirëkuptimit













 






Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës, z. Lavdim Krasniqi, kryetari i Gjykatës Supreme, z. Fejzullah Hasani, shefi i PJK, z. Harold Dampier, kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna dhe drejtori ekzekutiv i OAK-së, z. Yll Zekaj.









 


Kryetari i OAK-së takoi avokatët pakicë

Prishtinë, 17.10.2012 – Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin për Juristët në Kosovës (PJK), ka organizuar takimin me avokatet të komunitetit pakicë të cilët janë edhe anëtar të OAK-së.
Në këtë takim janë paraqitur nevojat, kërkesat dhe shqetësimet e avokatëve pakicë me të cilat janë duke u ballafaquar në ushtrimin e profesionit të tyre.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna dhe kryetarja e Komitetit për Minoritete dhe Femra, znj. Shpresa Rama janë shprehur se Oda e Avokatëve të Kosovës do të bëjë të pamundurën që kërkesat e tyre të jenë prioritare në angazhimet e ardhshme dhe do të veprohet konform rregullativës së OAK-së.

Avokatet pakicë kanë përshëndetur takimin e organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës duke u shprehur se organizime të tilla janë lëvizje pozitive drejt përafrimit të avokatëve të komuniteteve me OAK.

Disa nga çështjet që u diskutuan gjatë takimit ishin; Njoftimi për seminare, përkthimi i materialeve në gjuhet zyrtare, çështja ex-officio, probleme me përfaqësime në Veri të Mitrovicës, respektimi i dinjitetit të avokatit, vendimet AVLO, pjesëmarrja në organet e OAK etj.

Takimi është zhvilluar në sallën e Hotel “Gorenje” në Prishtinë. 
























Gjenerata V e Avokatëve dhe praktikantëve dhanë betimin

Prishtinë, 12.10.2012 – Në një ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës është mbajtur betimi i avokatëve dhe avokatëve praktikantë të gjeneratës së V të këtij viti.
 
Avokatet dhe avokatet praktikantë të rinj dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna i cili gjeneratat e tilla i ka cilësuar si kontribuues të ardhshëm dhe të denjë të drejtësisë në vend. 
 
Kryetari i OAK-së, z. Dobruna falënderoi përfaqësuesen e UNDP-së e cila ishte e pranishme në ceremoni për financimin e 10 praktikantëve të pranuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës. 

Pas ceremonisë, avokatët dhe avokatët praktikantë si dhe pjesëmarrësit e tjerë të pranishëm në këtë ceremoni janë shërbyer me koktej rasti.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 600 avokatë dhe 60 avokatë praktikantë.
 
Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës 748 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.









































































Përfaqësuesit e OAK takuan donatoret

Prishtinë, 10.10.2012 – Përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës janë takuar sot me përfaqësuesit e, UNICEF-it, Programit për Juristët në Kosovë (PJK, përfaqësuesit të Public International Laë & Policy Group  (PILPG) ) si dhe me përfaqësuesin e OSBE të cilët janë edhe partneret strategjik të OAK-së.
 
Nga ana e përfaqësuesve të OAK-së, janë ngritur një mori çështjesh që janë të nevojshme për mbështetje në vazhdimin e ngritjes së kapaciteteve profesionale të OAK-së dhe të anëtarëve avokatë.  
 
Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, z. Yll Zekaj prezantoi progresin e  bërë në proceset  dhe angazhimet e Odës së Avokatëve të Kosovës duke përmendur arritjet, sfidat si dhe nevojat për mbështetje të mëtutjeshme.
 
Po ashtu, drejtori z. Zekaj ngriti nevojën për të forcuar bashkëpunimin midis Odës së Avokatëve të Kosovës dhe donatorëve në financimin e prioriteteve që rrjedhin nga nevojat e evidentuar për përkrahje të segmenteve të caktuara të cilat janë shprehur të nevojshme për OAK-në.
 
Ndërsa, në anën tjetër partneret e OAK-së, përfaqësuesit e UNICEF-it, Programi për Juristët në Kosovë (PJK), OSBE si dhe Public International Law & Policy Group  (PILPG), vlerësuan përpjekjet e OAK-së në angazhimin dhe përkushtimin për zbatimin  e planeve të parapara sipas marrëveshjeve të dakorduara për bashkëpunim.
 
Ata u shprehen të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen në çështjet e nevojshme që OAK ka potencuar për ngritjen e cilësisë profesionale të avokatëve në Kosovë.
 
Është për të theksuar se Oda e Avokatëve të Kosovës takohet për herë të dytë me donatoret gjatë këtij viti, të cilët kanë një rol mjaftë të rëndësishëm në shumë segmente të funksionimit dhe realizimit të  synimeve të parapara sipas planit strategjik dhe programeve tjera të OAK-së.  
 
Takime të tilla në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe partnereve strategjik janë të rregullta.




 
Fotografi e përbashkët në mes përfaqësuesëve të OAK-së dhe donatorëve











 


Oda e Avokatëve dhe Oda e Noterisë zotohen për bashkëpunim

Prishtinë, 25.09.2012 – Krijimi i bashkëpunimit, ngritja  e profesionalizimit si dhe shkëmbimi i përvojave në mes dy institucioneve të drejtësisë atë të Odës së Avokatëve dhe të Noterisë si institucion i ri, ka qenë temë e takimit në mes kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna dhe kryetares së Odës së Noterisë të Kosovës, znj. Arbena Shehu.
 
Takimi është mbajtur me ftesë të kryetarit z. Dobruna dhe një takim i tillë është mirëpritur nga kryetarja, znj. Shehu.
 
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna ka shprehur kënaqësinë për themelimin e Odës së Noterëve të Kosovës sepse sipas tij, shërbimi i noterisë është një prej zhvillimeve më të rëndësishme të sistemit të Drejtësisë në Republikën e Kosovës, e cila do të ndikojë dukshëm në sistemin ligjor më efektiv si dhe në rritjen e efikasitetit të punës në gjykata dhe në organe tjera të drejtësisë.
 
Kryetari z. Dobruna informoi kryetaren znj. Shehu lidhur me rolin, misionin si dhe me përpjekjet e Odës së Avokatëve të Kosovës për përmirësimin dhe disiplinimin e avokatëve përmes Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar. Ai shtoi se avokatët janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
 
“Themelimi i Odës së Noterisë së Kosovës është mirëpritur nga Oda e Avokatëve të Kosovës sepse edhe Noteria do të ndikojë dukshëm në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Kosovës. Ne presim që përmes këtyre takimeve të thellojmë bashkëpunimin në përmirësimin e shërbimeve sa më profesionale”, ka thënë kryetari i OAK-së, z. Dobruna.
 
Z. Dobruna paraqiti edhe shqetësimet e avokatëve rreth shërbimit të Noterisë, në këtë aspekt ai theksoi se OAK është duke parë Noterinë si një institucion të ri dhe bashkëpunimi i përbashkët do i tejkalonte këto shqetësime.
 
Në anën tjetër, kryetarja e Odës së Noterëve të Kosovës, znj. Arbena Shehu ka thënë se Noteria është institucion i ri dhe bashkëpunimet janë shumë të nevojshme, e sidomos me Odën e Avokatëve të Kosovës e cila ka një eksperiencë mjaftë gjatë në sistemin e drejtësisë.
 
Kryetarja znj. Arbena Shehu kërkoi nga kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna që të mirëkuptohet Noteria sepse është një institucion i ri dhe çdo fillim është i vështir, por jo dëshpërues.
 
Ajo mirëpriti bashkëpunimin me Odën e Avokatëve të Kosovës në fushat e caktuara, të cilat do të identifikohen gjatë kontakteve të vazhdueshme në të ardhmen.
 
Kryetari z. Dobruna dhe kryetarja znj. Shehu potencuan se me këtë bashkëpunim do të përfitojnë të dy Odat dhe më së shumti qytetarët e Republikës së Kosovës.



 
Pjesëmarrësit nga OAK I kryesuar nga kryetari z. Ibrahim Dobruna (djathtas) dhe pjesëmarrësit nga Oda e Noterisë e kryesuar nga kryetarja, znj. Arbena Shehu (majtas) 







 
 










Kryetari z. Ibrahim Dobruna (djathtas) dhe kryetarja, znj. Arbena Shehu (majtas) 














 
Fotografi e përbashkët 










 


Delegacioni i OAK-së u takua me Avokatin e Popullit

Prishtinë, 24.09.2012Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës i kryesuar nga kryetari z. Ibrahim Dobruna është pritur në takim nga Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi. Në këtë takim u bisedua për krijimin e bashkëpunimit ndërmjet Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit në fushën e drejtësisë.

Dy krerët e institucioneve z. Dobruna dhe z. Kurteshi u pajtuan për krijimin e bashkëpunimit në ngritjen e sigurimit juridik dhe të ofrimit të shërbimeve profesionale për qytetarët sepse sipas tyre, roli dhe misioni i dy institucioneve është respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna informoi për së afërmi Avokatin e Popullit, z. Sami Kurteshi lidhur me angazhimet, sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme që është duke i bërë OAK në arritjen e synimeve të parapara për përmirësimin e profesionit të Avokatisë në Republikën e Kosovës.

Kryetari z. Dobruna po ashtu, vlerësojë lartë përpjekjet e vazhdueshme të Avokatit të Popullit, për respektimin e të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst kryetari z. Dobruna vlerësoi të gjeturat në raportin vjetor 2011 të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe sipas tij, të gjeturat në raport janë evidente dhe realiste.

Në anën tjetër, Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi duke falënderuar delegacionin e OAK-së u shpreh i gatshëm për bashkëpunim për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Sipas avokatit z. Kurteshi, të dy institucionet së bashku mund të bëjnë presione pozitive për rregullimin e çështjeve problematike në fushën e zbatimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Ai vlerësoi angazhimin e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe të avokatëve si profesion mjaftë i rëndësishëm për mbrojtjen dinjitoze të qytetarëve para institucioneve të drejtësisë.

Gjatë takimit u dakordua që të vazhdohet komunikimi mes dy institucioneve në fushat me interes të përbashkët. 



 


Delegacioni i OAK-së mori mbështetje nga krerët e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri

Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës i kryesuar nga kryetari, z. Ibrahim Dobruna, ka përfunduar vizitën zyrtare një ditore në Tiranë. Delegacioni në takimet e realizuara me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë, ka marrë garanci të plota për krijimin e bashkëpunimeve reciproke për ngritjen e cilësisë së avokatisë mbarëshqiptare.

Në vizitën në Tiranë, delegacioni i OAK-së ka zhvilluar takime me Zëvendësministren e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, znj. Brikena Kasmi, krerët e Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Republikës së Shqipërisë, zv/ambasadorin  e Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Gani Veselaj, kryetarin e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Republikës së Shqipërisë, z. Saimir Vishaj, kryetarin e Gjykatës së Parë për Krime të Rënda, z. Sandër Simon si dhe me kryetarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda,z. Gjovalin Përnoca.

Është për të theksuar se vizita e delegacionit të Odës së Avokatëve të Kosovës në Tiranë, konsiston edhe me përafrimin e koncepteve të përbashkëta për organizimin e një konference mbarëshqiptare në fushën e drejtësisë.

Gjatë takimit të zhvilluar me zëvendësministren e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, znj. Brikena Kasmi, u theksua dëshira dhe vullneti i përbashkët që marrëdhëniet dypalëshe të intensifikohen akoma më shumë në të ardhmen për realizimin e synimeve të përbashkëta.

Në këtë kuadër z. Dobruna, inicoi idenë dhe ofroi përkrahjen dhe mbështetjen e plotë institucionale lidhur me organizimin e një konference për 100 vjetorin e shtetit shqiptar, e që në thelb të kësaj konference të jetë avokatia shqiptare. Sipas tij, përkrahja e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë do të ishte mjaft e rëndësishme në këtë drejtim, pasi një përkrahje e tillë, OAK-së i është ofruar edhe nga ana e zëvendëskryeministrit dhe njëherit ministër i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, z. Hajredin Kuqi.

Duke vlerësuar idenë për organizimin e një konference të përbashkët për 100 vjetorin e shtetit shqiptar, zv/ministrja z. Kasmi theksoi se idetë dhe organizime të tilla janë të mirëpritura e sidomos për manifestimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, pasi sipas saj kjo festë është e përbashkët e gjithë shqiptarëve.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, delegacioni i OAK-së u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, z. Virxhil Karaj.

Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës pasi shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për pritjen vëllazërore, shprehu kërkesën dhe nevojën për të intensifikuar dhe koordinuar akoma më tej kontaktet dhe marrëdhëniet e përbashkëta mes dy institucioneve si në fushat e legjislacionit, ashtu edhe çështjet tjera me rëndësi të përbashkët.

Në këtë takim janë diskutuar çështjet me të cilat po ballafaqohen dy Odat e Avokatisë dhe tejkalimi i këtyre barrierave përmes intensifikimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Z. Dobruna gjatë bisedës potencoi se avokatia shqiptare duhet t’i tregoj vlerat e veta si një profesion që e mbron çështjen e së drejtës së qytetarit dhe vlerat e veta si pjesë e rëndësishme e drejtësisë.  

Gjithashtu, gjatë takimi u diskutua edhe për mundësinë e organizimit të konferencës të përbashkët për 100 vjetorin e shtetit shqiptar, gjë që u mirëprit nga sekretari z. Karaj.

Me z. Karaj u diskutua mundësia e shkëmbimit të vizitave studimore si dhe pjesëmarrja e avokateve nga Shqipëria në seminaret e organizuara nga OAK dhe anasjelltas.  
Në një takim të ngrohtë, delegacioni i OAK-së është pritur edhe nga zëvendës ambasadori i Kosovës në Tiranë, z. Gani Veselaj.

Delegacioni u prit në takim edhe nga kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Republikës së Shqipërisë, z. Saimir Vishaj, kryetari i Gjykatës së Parë për Krime të Rënda, z. Sandër Simon si dhe nga kryetari i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, z. Gjovalin Përnoca. 




 
Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës i kryesuar nga kryetari, z. Ibrahim Dobruna (djathtas)  dhe Zëvendësministrja e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, znj. Brikena Kasmi (majtas)










Fotografi e përbashkët














 
Kryetari i Gjykatës së Parë për Krime të Rënda, z. Sandër Simon dhe kryetari i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, z. Gjovalin Përnoca (majtas) dhe delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës i kryesuar nga kryetari, z. Ibrahim Dobruna (djathtas).










Fotografi e përbashkët

















 
Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës i kryesuar nga kryetari, z. Ibrahim Dobruna gjatë takimit me Zëvendës ambasadorin e Kosovës në Tiranë, z. Gani Veselaj.













Fotografi e përbashkët
















 
Delegacionin e Odës së Avokatëve të Kosovës i kryesuar nga kryetari, z. Ibrahim Dobruna dhe Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, z. Virxhil Karaj.














 
 

Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës i kryesuar nga kryetari, z. Ibrahim Dobruna dhe kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Republikës së Shqipërisë, z. Saimir Vishaj
 



 


Gjenerata IV e Avokatëve dhe praktikantëve dhanë betimin

Prishtinë, 11.09.2012 – Në një ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës është mbajtur betimi i avokatëve dhe avokatëve praktikantë të gjeneratës së IV të këtij viti.
 
Avokatet dhe avokatet praktikantë të rinj dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna i cili gjeneratat e tilla i ka cilësuar si kontribuues të ardhshëm dhe të denjë të drejtësisë në vend.
 
Kryetari z. Dobruna vlerësoi lartë ditën e betimit të avokatëve dhe avokatëve praktikantë të gjeneratës së IV, pasi sipas tij, kjo gjeneratë konsiston edhe me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur të Republikës së Kosovës nga ana ndërkombëtare.
 
Pas ceremonisë, avokatët dhe avokatët praktikantë si dhe pjesëmarrësit e tjerë të pranishëm në këtë ceremoni janë shërbyer me koktej rasti.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 600 avokatë dhe 60 avokatë praktikantë.




 
Kryetari dhe drejtori ekzekutiv i OAK-së para hapjes së ceremonisë së betimit me avokatet dhe avokatet praktikant 







 






 
Gjatë dhënies së betimit avokatet dhe avokatet praktikant 













Fotografi e përbashkët pas dhënies së betimit me avokatet dhe avokatet praktikant 










 


Kryetari i OAK-së takoi avokatet e regjionit të Ferizajt

Ferizaj, 14.08.2012Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna është takuar me kryetarin e Degës Regjionale në Ferizajt, z. Selim Idriz si dhe ka zhvilluar një takim të përbashkët me avokatet e regjionit të Ferizajt, për të dëgjuar brengat dhe shqetësimet e tyre në këtë regjion.

Kryetari i OAK-së dhe ai i Degës Regjionale të OAK-së, kanë informuar avokatet të pranishëm lidhur me aktivitetet, sfidat dhe çështjet tjera të rëndësishme për avokatet dhe avokatinë në Republikën e Kosovës.

“Nuk jemi të kënaqur me imazhin që e kemi, andaj ne duhet të bëjmë përpjekje që ta përmirësojmë imazhin. Pra, imazhi nuk falet, por fitohet me dije dhe disiplinë si dhe me vullnet”, ka thënë kryetari i OAK-së në takimin me avokatet në Ferizaj.    

Kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna duke folur para avokatëve në Ferizaj tha se Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me partnerët është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e rregullativës, andaj sipas tij, një kontribut dhe një përkrahje e madhe do të jepnin edhe avokatet e regjionit të Ferizajt me propozimet dhe sugjerimet e tyre.  

Ndërsa, sa i përket “Konferencës Statusore”, ai i informoi avokatet e regjionit të Ferizajt rreth rëndësisë së kësaj konference e cila është mbajtur për herë të parë në Prishtinë dhe ku kanë qenë të ftuar gjyqtar, avokate, prokuror. Sipas kryetarit të OAK-së, “Konferenca Statusore” planifikohet të vazhdohet të mbahet edhe nëpër Degët Regjionale dhe me këtë rast avokatet do të kenë mundësinë që të njihen dhe të adresojnë shqetësimet e tyre para gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Duke u ndalur rreth çështjeve të rritjes së Tarifave, pagesat ex-officio si dhe heqjen e limiteve, kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna i ka njoftuar avokatet se këto shqetësime janë paraqit në takime me të gjitha institucionet relevante, si; Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës, Ministrinë e Drejtësisë si dhe me Policinë e Kosovës, andaj sipas tij, OAK është në pritje të lëvizjeve pozitive për sa i përket çështjeve të adresuara në këto takime.

Kryetari z. Dobruna ftojë avokatet e Ferizajt që marrinë pjesë dhe të japin kontributin e tyre në Komisione dhe Komitete të Odës së Avokatëve të Kosovës sepse sipas kryetarit, Ferizaj ka avokatë profesional dhe kontributi i tyre është shumë i rëndësishëm për OAK.

Ndërkaq, avokatet e regjionit të Ferizajt gjatë takimit shprehen shqetësimet e tyre rreth Tarifave, mos pagesat e angazhimeve të tyre sipas detyrës zyrtare si dhe vendimit të OAK për mos përmbushjes së kredive AVLO.

Në këtë takim është diskutuar edhe për mbajtjen e seminareve në regjionin e Ferizajt, zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së Degës Regjionale të Ferizaj, vendimet e AVLO, Lobimi për Ligjin e Procedurës Kontestimore, Ligjin për Avokatinë, Arkat fiskale, pjesëmarrja e tyre me shkrime në buletinin “Avokatura” etj.


















 
































 


OAK-KGJK: Gjyqësori dhe Avokatura pjesë të rëndësishme të drejtësisë

Prishtinë, 23.07.2012Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Enver Peci. Kryetari z. Dobruna dhe kryesuesi z. Peci kanë diskutuar rreth sfidave me të cilat po ballafaqohet sistemi gjyqësor dhe avokatura në Republikën e Kosovës.  

Kryetari i OAK-së dhe kryesuesi i KGJK-së janë shprehur të gatshëm për eliminimin e problemeve me të cilat po ballafaqohen dy institucionet të rëndësishme të sistemit të drejtësisë.

Sipas tyre, një angazhim konstruktivë mes OAK-së dhe KGJK-së do të sillte rezultate të prekshme në fushën e drejtësisë dhe ofrimi i shërbimeve ndaj qytetarit do të ishte i kënaqshëm.

Në këtë takim u diskutua edhe për çështjen e angazhimin e avokatëve ex-officio, tarifat ex - officio, pagesa e taksave, krijimi i zyrave për avokat nëpër gjykata si dhe mos lejimi i avokatëve në seanca gjyqësore pa ID kartela dhe togje të avokatëve.


Delegacioni i OAK takohet me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës

Prishtinë, 23.07.2012Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit, z. Ibrahim Dobruna, janë pritur në takim nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, z. Naim Rexha.  

Kryetari i OAK-së dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës janë pajtuar që bashkëpunimi mes OAK-së dhe Policisë së Kosovës të jetë në frymën e zbatimit të ligjit dhe ofrimit të cilësisë juridike në kuptimin e mbrojtjes para organeve të drejtësisë.

Gjatë takimit janë evidentuar sfidat e dy institucioneve me të cilat janë duke u ballafaquar dhe disa nga këto sfida janë; respektimi i listës sipas detyrës zyrtare, pagesat e angazhimeve të avokatëve sipas detyrës zyrtare si dhe një mori çështjesh në interes të të dy institucioneve.
 


OAK - Gjykata e Qarkut zotohen për bashkëpunim

Prishtinë, 27.06.2012 - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna ka zhvilluar takim me kryetarin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, me të cilin ka diskutuar për mundësinë e një bashkëpunimi mes dy institucioneve në fushat me interes të përbashkët.  
 
Në hapje të takimit, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna, e njoftoj kryetarin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, z. Hamdi Ibrahimi për angazhimet që është duke i bërë OAK në ngritjen e profesionalizmit të avokatëve si dhe për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar në konsolidimin e këtij profesioni që është si pjesë e sistemit të drejtësisë.
 
Kryetari Dobruna vlerësoi përpjekjet për reformim dhe angazhim të gjykatave për të krijuar rend, disiplinë dhe rregull.
 
Ndërsa, në anën tjetër, kryetari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, z. Hamdi Ibrahimi, shprehu zotimin për bashkëpunim duke i identifikuar nevojat e përbashkëta, të cilat sipas tij, pa një bashkëpunim të tillë i gjithë sistemit nuk mundet me ec përpara.
 
Çështjet tjera në këtë takim janë diskutuar rreth orareve, caktimit sipas detyrës zyrtare të avokatëve, problemi i pagesave në angazhime sipas detyrës zyrtare, hapësira (Zyre) për avokatë në gjykatë etj.
 
Kryetari i OAK-së dhe ai i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës konsideruan si të rëndësishme komunikimin dhe bashkëpunimin edhe me autoritetet tjera të sistemit të drejtësisë.
 


Gjenerata III e Avokatëve dhe praktikantë dhanë betimin

Prishtinë, 02.07.2012Në një ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës është mbajtur betimi i avokatëve dhe avokatëve praktikantë të gjeneratës së III të këtij viti.
 
Avokatet dhe avokatet praktikantë të rinj dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna i cili gjeneratat e tilla i ka cilësuar si kontribues të ardhshëm dhe të denjë të drejtësisë në vend.

Pas ceremonisë, avokatët dhe avokatët praktikantë si dhe pjesëmarrësit e tjerë të pranishëm në këtë ceremoni janë shërbyer me koktej rasti.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 600 avokatë dhe 60 avokatë praktikantë.


OAK manifestoi “Ditën e Avokatisë 2012”

Prishtinë, 09.06.2012 – Me moton “Avokatia, pjesë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë”, Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), me datë 9 dhe 10 qershor, shënoi manifestimin “Dita e Avokatisë 2012”, që është mbajtur në Prishtinë. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë avokatë, gjyqtar, prokuror dhe personalitete të larta vendore dhe ndërkombëtare, të cilët e vlerësuan lartë rolin e avokatisë në Republikën e Kosovës.

Manifestimi është përcjell me ngjarje dhe aktivitete të veçanta që e kanë bërë madhështore këtë eveniment.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes ka thënë se Oda e Avokatëve të Kosovës sot po e hap manifestimin e “DITËS SË AVOKATISË” e shënuar me 10 qershor, në Republikën e Kosovës, datë që korespodon me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar dhe Lidhjen e Prizrenit.

Sipas kryetarit, kjo datë, na bashkon në Manifestim për dy ditë radhazi, jo vetëm për të shënuar të arriturat e rezultatet e angazhimeve tona, por për të qenë edhe pjesë e zhvillimeve në të ardhmen.

“Avokatia kosovare ka kaluar nëpër një rruge jo të lehtë drejt konsolidimit dhe arritjes se vlerave të mirëfillta sikur që kaloi e gjithë shoqëria kosovare. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, për herë të parë e ngrit avokaturën në kategori kushtetuese (neni 111) duke e konfirmuar pavarësinë e saj si pjesë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Këtë e mbështet edhe Ligji për Avokatinë. Kështu, Avokatia përmes OAK po konsolidohet si një strukturë e fortë dhe e qëndrueshme, në mënyrë që të përballet me kërkesat e anëtarësisë, profesionit ligjor dhe të komunitetit. Kjo si rezultat i bashkëpunimit dhe mbështetjes së fuqishme të partnereve strategjik, si USAID përmes ABA/Roli më parë e tani përmes NCSC-ës; UNDP; OSBE; Këshilli i Evropës, UNCEF”, ka thënë kryetari i OAK-së para të pranishmëve.

Kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna shtoi se sot, kur në Kosovë po vihen themelet e një sistemi të ri legjislativ, ODA nuk pranon të jetë e përjashtuar nga kontributi dhe pjesëmarrja në projektimin, hartimin dhe ndryshimin e ligjeve të Kosovës. ODA ka potencial, dije dhe përvojë profesionale, për të kontribuar në sistemin legjislativ të Kosovës. 

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë,  Hajredin Kuçi, mori pjesë në “Ditën e Avokatisë”, që është organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës. Duke ju drejtuar avokatëve të pranishëm, ministri Kuçi, vlerësoi se avokatia është një nga hallkat e rëndësishme të Sistemit të Drejtësisë në Kosovë, ndërsa është me rëndësi që avokatët profesionin e tyre ta ushtrojnë lirshëm, me fisnikëri dhe me profesionalizëm, në shërbim të qytetarëve të vendit por mbi të gjitha në shërbim të së drejtës dhe të drejtësisë.

Duke folur për përceptimin e drejtësisë  Kuçi tha se “në demokraci shteti nuk është aparat i dhunës por është instrument i së drejtës dhe përdor dhunën ndaj atyre që e shkelin të drejtën”.   Kuçi me këtë rast tha se “avokatët nuk janë në anën tjetër të drejtësisë, por ata janë në anën e drejtësisë. Avokatët nuk janë ata që e mundin shtetin apo që i mundin gjyqtarët, mirëpo janë ata që i ndihmojnë qytetarët në mënyrë që prokurorët dhe gjyqtarët mos ta shkelin të drejtën”.

Duke ju dhënë mbështetje dhe përkrahje nga Ministria e Drejtësisë, Zëvendëskryeministri Kuçi ju tha avokatëve se “Nuk ka drejtësi të paanshme, pa avokat profesional dhe të ndershëm. Ju jeni garantues të sundimit të ligjit!”

Zëvendëskryeministri Kuçi në fjalimin e tij prezantoi dy ide për të cilat kërkoi mbështetjen e avokatëve në mënyrë që ato të realizohen. Meqenëse sivjet është 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Kuçi dha idenë për organizimin e një konference ndërkombëtare së bashku me avokatët dhe juristët nga Shqipëria, me temën “100 vjet të drejtësisë te shqiptarët”. Ai premtoi që sponsore e konferencës do të ishte Ministria e Drejtësisë, por organizimi më mirë do të ishte të behej nga OAK. Ideja e dytë e Kuçit kishte të bënte me caktimin e Ditës së Drejtësisë në Kosovë më 22 korrik, datë e cila përkon me ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nxori vendimin për Ligjshmërinë e Shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së avokatëve Penalist të Shqipërisë, z. Sajmir Vishaj në fjalën e tij shprehu kënaqësinë që për herë të parë avokatet shqiptar marrin pjesë në festën e “Ditës së avokatisë” në Kosovë. Ai  uroi që festat e tilla të manifestohen së bashku në të ardhmen.

Me rastin e manifestimit të kësaj dite për avokatinë në Kosovë, OAK ka zhvilluar një mori aktivitetesh, ku synim të saj ka pasur shërbimin ndaj komunitetin, ku janë përfshirë:
 
Hapja e ceremonisë është mbajtur në “Sëiss Diamond Prishtina”, duke filluar prej orës 10:00, ku kanë marrë pjesë personalitetet të larta të sistemit të drejtësisë, avokatë, gjyqtar dhe prokuror vendor dhe ndërkombëtar si dhe disa nga kryetarë të Odave Rajonale dhe atyre të Evropës.
 
OAK, i ka vër fokus të veçantë programit ”Vetëdijesimi Ligjor i Komunitetit – ofrimi i ndihmës juridike falas për qytetaret”, që do të mbahet në Sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë, nga Grupi i Avokateve të Rinj dhe Praktikanteve të Odës.
 
Ndërsa, duke shprehur ndjenjën e solidaritetit të këtij profesionit dhe të manifestimit të “Ditës së Avokatisë”, me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut është organizuar dhurimi vullnetar i gjaku - në dobi të komunitetit. Është viti i katërt që OAK ka bashkëpunim me Qendrën për Transfuzionin e Gjakut dhe nga ky aktivitet, vetëm në vitin e kaluar janë dhuruar rreth 60 doza gjak nga Stafi i OAK-së, avokatet dhe nga qytetarët tjerë kalimtar të rastit.
 
Me moton “Bashkohuni edhe ju”, Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) ka grumbulluar veshmbathjet nga avokatët si dhe profesionistët tjerë ligjor. Pas sistemimit në OAK ato janë shpërndarë personave që kanë nevojë në mbarë Kosovën. Kjo iniciativë është njëra nga aktivitetet e organizuar nga OAK, për “Ditën e Avokatisë” në mbështetje solide familjeve që janë nën nevojë në Kosovë.
 
Një aksion i tillë humanitar është organizuar edhe për SOS Fshatin në Prishtinë, ku në çdo aktivitet të organizuar për manifestimin e “Ditës së Avokatisë”, kanë qenë të vendosura edhe kutit për mbledhjen e parave nga të pranishmit dhe qytetarët tjerë kalimtar.
 
Aktivitetet e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), për këtë ditë kanë qenë edhe shpërndarja e broshurave, Buletinit “Avokati Kosovar” si dhe materiale tjera të shprandara nga grupet e praktikanteve të avokatisë, të cilët edhe i kanë informuar qytetarët më gjerësisht për rolin e Odës.
 
Pastaj, janë organizuar edhe aktivitete sportive që janë zhvilluar në disiplinën e Futbollit, basketbollit dhe Shahut. Në këto aktivitet interesimi i pjesëmarrësve ka qenë i madhe si nga ana e avokatëve, avokatë praktikant, gjyqtar dhe prokuror vendor dhe ndërkombëtar si dhe studentet e Fakultetit Juridik të UP-së.
 
Më poshtë po paraqesim fituesit të aktiviteteve sportive:

 
- Fitues në disiplinën e Futbollit është - Inter-Law (Student të F.J të UP-së)
- Fitues në disiplinën e Basketbollit – Student të F.J të UP-së
- Fitues në disiplinën e Shahut – av. Shaqir Behrami, në Drenas
 
Po ashtu, janë organizuar edhe dy gjykime të improvizuar me praktikantet e avokatisë, ku të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të OAK-së, përfaqësues të Gjykatës Komunale, mysafir nga Shqipëria, praktikantët e OAK-së si dhe student. Me këtë rast kryetari i OAK-së ua ka ndarë praktikantëve të OAK-së nga një Certifikatë për angazhimin në përgatitjen e gjykimit të improvizuar. Gjykimi i improvizuar u mbajt në Gjykatën Komunale në Prishtinë.
 
Gjithashtu, me rastin e manifestimit “Dita e Avokatisë”, Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), në bashkëpunim me NCSC organizuan tryezën me avokatët dhe gjyqtarët e Prishtinës. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të OAK-së, përfaqësues nga NCSC, gjyqtar, prokuror si dhe mysafir nga Shqipëria.
 
Dhe në përmbyllje të manifestimit është organizuar një Mbrëmje solemne që është mbajtur në Swiss Diamond Hotel Prishtina.




Kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e


 



 










 
Zëvendëskryeministri dhe
ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi në ceremoninë e "Ditës së Avokatisë 2012"


 

 



 
 






Avokatet praktikant të OAK-së në ceremoninë e hapjes së "Ditës së Avokatisë 2012"
 



 








Prerja e tortës së “Ditës së Avokatisë 2012”








 
 




Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), në bashkëpunim me NCSC organizuan tryezën me avokatët dhe gjyqtarët e Prishtinës, me rastin e manifestimit “Dita e Avokatisë”.






 



 
Pjesëmarrësit në gjykimin e improvizuar me praktikantet e avokatisë, me rastin e Ditës së Avokatisë 2012".
 







Gjatë gjykimit të  improvizuar me praktikantet e avokatisë, me rastin e Ditës së Avokatisë 2012".



 

 











Shpërndarja e medaljeve për ekipin fitues në Futboll



































Finalistet në garën e Futbollit të organizuar me rastin e Ditës së Avokatisë 2012".





Shperndarja e medaljeve në garën e Basketbollit - "Dita e Avokatisë 2012"




















 
Finalistet në garën e Basketbollit të organizuar me rastin e Ditës së Avokatisë 2012".

















 


OAK dhe RTK shprehen përkushtimin për bashkëpunim

Prishtinë, 05.06.2012Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna është pritur në takim nga drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), z. Sylejman Shaqiri.

Kryetari i OAK-së, Ibrahim Dobruna njoftoi drejtorin e RTK-së, Sylejman Shaqiri për angazhimin dhe aktivitetet e OAK-së në ruajtjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Në këtë pikë, kryetari z. Dobruna theksoi nevojën e krijimit të një bashkëpunimi me RTK-në në fushat e përkrahjes dhe të mbështetjes profesionale mes dy institucioneve. Duke u ndalur tek aktivitetet, kryetari z. Ibrahim Dobruna ftoi drejtorin e RTK-së, z. Sylejman Shaqirin që të jetë pjesë e manifestimit të “Ditës së
Avokatisë”, që do të mbahet me datë  9 – 10 qershor 2012.

Në anën tjetër, drejtori i Përgjithshëm i RTK-së z. Sylejman Shaqiri shprehu kënaqësinë për përkushtimin dhe angazhimin e OAK-së, në ngritjen e kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, drejtori Sylejman Shaqiri uroi kryetarin e OAK-së për manifestimin e “Ditës së Avokatisë” dhe njëherit shprehu gatishmërinë për krijimin e bashkëpunimit në avancimin e çështjeve të rëndësishme dhe sa më cilësore për qytetarët e Kosovës.

Gjatë takimit është diskutuar për krijimin e bashkëpunimit mes OAK-së dhe RTK-së në fushatë me interes të përbashkët si dhe përkushtimin dypalësh në intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen përmes formave profesionale.

Si aspekte kyçe të bashkëpunimit mes OAK-së dhe RTK-së janë potencuar disa pika si; informimi i opinionit publik rreth temave që kanë të bëjnë me drejtësinë, realizimi i emisioneve me karakter promovues si dhe aspekte tjera sensibilizuese. 
 


Reagim ndaj televizionit “Klan Kosova”

Prishtinë, 30.05.2012 - Për hir të informimit sa më të mirë të opinionit publik, por edhe të korrektësisë së informacionit, Oda e Avokatëve të Kosovës njofton se ne raportin e gazetares, Rajmonda Zhdrella që është transmetuar në edicionin e lajmeve qendrore të orës 20:00 të Televizionit “Klan Kosova”, të datës 30.05.2012 dhe që kishte për temë “Rrënimin e disa shtojcave të lokaleve pa leje në lagjen Ulpiana në Prishtinë”, është intervistuar një person i ashtuquajtur në raport “avokat Maliq Lushaku”.
 
OAK është autoritet i vetëm  për licencimin e avokateve në Republikën e Kosovës e cila është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës neni 111, por edhe me Ligjin për Avokatinë.
 
I vetëquajturi avokatë, Maliq Lushaku nuk është avokat i regjistruar në regjistrin e avokatëve të Odës së Avokatëve të Kosovës, dhe nuk ushtron profesionin e avokatisë në Republikën e Kosovës, andaj paraqitja e  tij në televizionin “Klan Kosova”, duke e shfrytëzuar autoritetin e avokatit, OAK e konsideron cenim të profesionit të avokati dhe mashtrim të qytetareve.


Kryetari i OAK-së takoi kryetaret e Komiteteve dhe Komisioneve

Prishtinë, 24.05.2012Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin për Juristët në Kosovë (PJK) kanë organizuar takimin me kryetaret e Komiteteve dhe Komisioneve të OAK-së.

Takimi kishte për qëllim rishikimin e punëve dhe angazhimet e Komiteteve dhe Komisioneve të OAK-së si dhe intensifikimin e veprimeve të aktiviteteve.

Në takim është parë e nevojshme edhe rishqyrtimi i planit strategjik të OAK-së, ku në të janë paraparë disa obligime rreth planifikimeve buxhetore dhe të aktiviteteve për Komitetet dhe Komisionet e OAK-së.

Në hapje të takimit, kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna ka theksuar se kryetaret e Komiteteve dhe Komisioneve të OAK-së, e kanë të drejtën e mundësisë së ofrimit të të gjithë informatave që janë të nevojshme për krijimin e një lidhje e informacionit direkt të Komiteteve dhe Bordit Drejtues, që më pastaj kërkesat e anëtarësisë të sensibilizohen dhe të kanalizohen në plane të secilit Komitet.

Kryetari z. Dobruna kërkoi nga kryetaret e Komiteteve dhe Komisioneve që të përcaktojnë afatet kohore të zbatimit, por edhe të ndërtimit të vijave buxhetore për implementimin e atyre programeve.

Z. Dobruna shtroi nevojën e përpilimit të programeve të secilit Komitet dhe Komision për vitin kalendarik dhe në këto plane të paraqiten; plani i aktiviteteve, plani buxhetor si dhe afati kohor i arritjeve të këtyre qëllimeve.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Programit për Juristët në Kosovë (PJK), Harold D. Dampier shprehu kënaqësinë për realizimin e takimit me kryetaret e Komiteteve dhe Komisioneve të OAK-së.

Përfaqësuesi i PJK-së theksoi gatishmërinë për mbështetjen e Komiteteve dhe Komisioneve në hartimin e planeve, por edhe në forma tjera planifikuese .

Oda e Avokatëve të Kosovës aktualisht ka 29 Komitete dhe Komisione dhe brenda këtyre organeve janë 244 anëtarë. 
 


Gjyqtarët dhe avokatët angazhohen për një sistem të mirëfilltë të drejtësisë

Prishtinë, 16.10.2012 - Kryetaret e shtatë Degëve Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës nën kryesimin e kryetarit, z. Ibrahim Dobruna kanë marrë pjesë në takimin me kryetarët e Gjykatave të Qarkut dhe Komunale në Republikën e Kosovës.
 
Takimi është organizuar nga Gjykata Supreme e Kosovës dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës, ku u diskutuan nevojat konkrete për ngritjen kapaciteteve të gjyqtarëve, avokatëve dhe zyrtarëve tjerë të drejtësisë përmes bashkëpunimit reciprok.
 
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna vlerësoi lartë organizimin e këtij takimi duke thënë se është hera e parë që në një takim të përbashkët, po marrin pjesë kryetarët e Gjykatave dhe kryetarët e Degëve Regjionale të OAK-së.
 
Ai shtoi se iniciativat dhe takimet e tilla janë shumë të rëndësishme të vazhdohen, që sipas tij, bashkërisht mund të kontribuojmë në krijimin e një fryme tradicionale të bashkëpunimit nga e cila, përfitues do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës.
 
Gjatë takimit, pjesëmarrësit kanë punuar edhe në sesione grupore, ku kanë trajtuar temat të cilat kanë qenë të paraparë sipas agjendës.
 
Në sesionin e parë të takimit të kryetarëve të Gjykatave të Qarkut, Komunale dhe me kryetarët e Degëve Regjionale të OAK-së është paraqitur tema: “ Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore – sfidat”. Pjesëmarrësit të ndarë në grupe kanë paraqitur idetë e tyre për zgjidhjen e sfidave që paraqitën me rastin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
 
Ndërsa, në sesionin e dytë të takimit është diskutuar tema: “Paraburgimi – sfidat praktike”. Pjesëmarrësit kanë përgatitë raporte në grupe për numrin e propozimeve për caktimin e paraburgimit (sa propozime për paraburgim janë aprovuar dhe sa janë refuzuar) në cilën gjykatë për vitin 2012.
 
Ndërkaq, në sesionin e tretë të takimit është diskutuar tema: “Konfirmimi i aktakuzës”.
 
Panelistë të takimit kanë qenë; kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës dhe drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës.

 











Përfaqësuesit e OAK-së takuan partneret strategjik

Prishtinë, 24.05.2012 Përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës janë takuar sot me përfaqësuesit e UNDP-së, UNICEF-it, Programit për Juristët në Kosovë (PJK) si dhe me përfaqësuesit të Public International Law & Policy Group  (PILPG) të cilët janë edhe partneret strategjik të OAK-së.
 
Nga ana e përfaqësuesve të OAK-së janë ngritur një mori çështjesh që janë të nevojshme për mbështetje në vazhdimin e ngritjes së kapaciteteve profesionale të anëtarëve të OAK-së.   
 
Kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna prezantoi progresin e  bërë në proceset  dhe angazhimet e Odës së Avokatëve të Kosovës duke përmendur arritjet, sfidat si dhe nevojat për mbështetje të mëtutjeshme.
 
Po ashtu, kryetari z. Dobruna ngriti nevojën për të forcuar bashkëpunimin midis Odës së Avokatëve të Kosovës dhe donatorëve në financimin e prioriteteve që rrjedhin nga plani Strategjik i OAK-së.
 
Ndërsa, në anën tjetër partneret e OAK-së; UNDP, UNICEF, Programi për Juristët në Kosovë (PJK) si dhe Public International Law & Policy Group  (PILPG), vlerësuan përpjekjet e OAK-së në angazhimin dhe përkushtimin për zbatimin e prioriteteve në ngritjen e cilësisë profesionale të avokatëve në Kosovë.
 
Në këtë takim u vu në theks të veçantë nevoja për takime të rregullta mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe partnereve strategjik, gjë që kjo iniciativë është përkrah nga pjesëmarrësit. 


U mbajt mbledhja e 123 e Bordit Drejtues të OAK-së

Prishtinë 26.05.2012 - Sot u mbajt mbledhja e 123 (njëqindenjëzetetretë) e Bordit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, e kryesuar nga kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna.

Në këtë takim u shqyrtuan kërkesat dhe u morën vendime të rëndësishme, që ndërlidhen me punën dhe angazhimin e avokatëve në Republikën e Kosovës konform dispozitave  ligjore të OAK-së.

Ndër të tjera u shqyrtua dhe u aprovuar pa ndonjë plotësim dhe ndryshim procesverbali i mbledhjes 122 të Bordit Drejtues.

Kryetari z. Ibrahim Dobruna i ka njoftuar anëtarët e Bordit Drejtues lidhur me aktivitetet e realizuara. Po në këtë pikë, edhe kryetaret e Degëve Regjionale të OAK-së, kanë raportuar në mbledhjen e Bordit Drejtues lidhur me aktivitetet e tyre një mujore në kuadër të Degëve Regjionale te OAK të cilat i përfaqësojnë ex-officio në Bordin Drejtues si dhe kanë paraqitur planet për realizimin e aktiviteteve në muajin qershor 2012.

Gjithashtu, nga Kryetaret e Degëve Regjionale të OAK u kërkua të angazhohen në informimin sa me të mirë të avokatëve të regjionit të tyre për organizimin e “Ditës së Avokatisë” që do të mbahet me 9 dhe 10 qershor 2012.
 


Fjala e kryetarit të OAK-së, Ibrahim Dobruna në takimin pritës të Avokatëve mbrojtës të rastit “Kleçka”

Zonja e zotëri,

Të nderuar Koleg, dhe Ju përfaqësues të medieve
 
Është kënaqësi e madhe dhe privilegj për mua, që nga pozita e Kryetarit të OAK-ës, të pres Avokatet mbrojtës të OAK-ës, të angazhuar në rastin, tani më të njohur, si “Kleçka”,
 
Jam shumë i lumtur të shohë se profesionalizmi në mes të avokatëve të OAK-së dhe Gjykatave po vazhdon të rritet edhe më tepër.
 
Dhe këtë takim rasti, në respekt të punës së Juaj, dua ta filloi me thënien e Sir Winston Churchill (1874 – 1965), të cilën e pashë të varur në muret e Qendrës për Trajnim të Avokatëve, në Dublin të Irlandës, citoi:
 
We make a living by what we get.
 We make e live by what we give
 
Që në gjuhën tonë të ëmbël do të thotë:
 
Ne jetesën e bëjmë nga ajo që marrim, por Jetën e bëjmë nga ajo që japim
 
Dhe kjo që keni bërë Ju, të nderuar koleg, me angazhimin e Juaj profesional, në çështjen Kleçka, dhe shumë avokat në rastet të tjera të ngjashme, para e pas lufte,  JU bëjnë që të JETONI.
 
Ju përgëzojë në emër OAK-në dhe në emrin tim personal për suksesin, profesionalizmin, etikën, kompetencën dhe përkushtimin e treguar.
 
Përgatitja e gjeneratës së ardhshme të avokatëve përmes trajnimit strikt në të drejtën materiale, etiken dhe profesionalizmin, është ndër detyrat kryesore të cilën mund ta bëjë profesioni ligjor në çfarëdo vendi.
 
Dhe Ju, koleg të nderuar, jeni një shembull i mirë, i avokatit kosovar profesional, etik, kompetent.
 
Po ky sukses duhet bartur tek kolegët tanë në përgjithësi, por në veçanti të avokatet e rinj. E kjo mund të bëhet përmes angazhimit të juaj si ligjërues dhe trajnues në kuadër të AVLO.
 
OAK-ja ka zgjeruar shumë programet e saja të AVL-së në vitet e fundit, duke dyfishuar numrin e avokatëve të cilëve u janë ofruar këto programe përmes kombinimeve të programeve të drejtpërdrejta, apo publikimeve, por duhet pasuruar edhe me programe të telekonferencave, programeve elektronike interaktive.
 
Ne kemi vlerësuar se është njëri ndër shërbimet më të çmueshme që mund t’u ofrojmë anëtarëve tonë, e të cilat kanë si detyrim arsimimin e vazhdueshëm ligjor të obligueshëm.
 
Për momentin, 40 shtete në SHBA kanë AVL-në e detyrueshme për të gjithë avokatët dhe shumicës së tyre u kërkohet një numër minimal i orëve të instruksioneve në etikë dhe profesionalizëm.
 
Sepse, tri veti janë që vlerësoji një avokat,
 
Të njoh veten, ta kontrolloi, dhe ta përsosë. Dy të parat janë të arritshme, e fundit kërkon angazhim, por perfeksionimi nuk ka limit.
 
Kjo paraqet një sfidë pasi që OAK do të jetë si ofruese e përmbajtjes së AVL-së, ashtu edhe zbatues i rregullave të reja.
 
Por është një sfidë e cila mund të përmbushet, në fushat e etikës dhe profesionalizmit, OAK po ashtu luan një rol udhëheqës në Kosovë.
 
JU nuk keni të drejtë që shkathtësitë e Juaj profesionale të mbani të mbyllura, ato dhe ju bashkë me to do të jetoni, vetëm kur ti bartni tek gjenerata e juristëve të rijë.
 
Si Kryetar i OAK-së jam në pozitë të theksojë rendësin qendrore të etikes dhe profesionalizmit në profesionin ligjor.
 
Unë fuqimisht besoj, siç besojnë shumë udhëheqës dhe anëtar tjerë të OAK-së se profesioni ligjor në Kosovë është në gjendje të mbajë pavarësinë e vet përmes vet - rregullimit efektiv.
 
Pasi që profesioni ligjor në Kosovë ka qenë në gjendje të kontrollojë vetveten dhe të disiplinojë ata avokat dhe gjyqtarë të cilët shkelin rregullat e etikës, ne kemi qenë në gjendje, mbi të gjitha, të rezistojmë përpjekjeve nga kushdo qoftë që të marrin për sipër rregullimin e avokatëve.
 
Avokatët dhe gjyqtarët Kosovar po ashtu gëzojnë, shumica, respektin dhe besimin e publikut i
cili përherë ka ndihmuar që profesioni ligjor të mbajë autoritetin e vet për të krijuar dhe zbatuar vet standardet e veta.
 
Por avokatët në tërë botën janë duke u ballafaquar me sfida të shtuara për pavarësinë e profesionit ligjor.
 
Ne po shohim kërcënime për konfidencialitetin e komunikimeve në mes të avokatëve dhe klientëve.
  
OAK është e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtës avokat-klient, e cila siguron se njerëzit mund të ndajnë të gjitha informatat relevante me avokatët pa frikën se ajo informatë do të përdoret kundër tyre.
 
Ne po ashtu po shohim detyrime të stërngarkuara raportimi për avokatët të parapara nga ligjet e reja qëllimmira për të luftuar shpëlarjen e të hollave, keqpërdorimet e korporatave dhe veprimeve tjera të palejueshme.
 
Problemi më i dukshëm nga këto kërcënime të shumta për pavarësinë dhe vet-rregullimin e profesionit ligjor është se, ato janë duplifikime të panevojshme të rregullave ekzistuese të etikës për avokatët.
 
Thjeshtë, nuk ka asnjë arsye që agjensionet shtetërore të uzurpojnë autoritetin e gjyqësorit dhe avokatisë, të cilat gjithmonë e kanë demonstruar aftësinë për të mbrojtur interesat e publikut duke pasur një profesion etik dhe të përgjegjshëm.
 
Po i përmendi këto çështje sepse besojë se nuk janë unikate për Kosovë dhe se shpresojë se avokatët dhe gjyqtarët në të gjitha vendet do të pranojnë kur interesat e përbashkëta janë në pyetje dhe do të veprojnë bashkërisht për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin e profesionit ligjor.
 
Nuk besojë se duhet të veprojmë fillimisht, e madje as pjesërisht, nga interesat personale.
 
Sundimi i ligjit, i cili mund të garantohet nga një sistem ligjor i pavarur, efektiv, nuk ekziston për të mirën e avokatëve dhe gjyqtarëve.
 
Ekziston dhe duhet përparuar e perfeksionuar në tërë globin, sepse është i vetmi mjet për sigurimin e dinjitetit dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtat qytetare të të gjithëve.
 
Dhe sundimi i ligjit është i mundur vetëm kur ata të cilët janë ngarkuar me zbatimin – gjyqtarët dhe avokatët - kryejnë punën në një mënyrë etike dhe profesionale të nivelit të lartë.
 
Profesioni ligjor ka përgjegjësi solemne të sigurojë se standardet etike janë të mbikëqyrura dhe disiplina efektive është zbatuar kur ato standarde janë shkelur.
 
Profesion ligjor, gjyqësia dhe në të vërtet i tërë sistemi gjyqësor dëmtohet, kur opinioni çmon se avokatë nuk po i përmbahen standardeve më të larta të sjelljes etike.
 
Në mënyrë që të zhvillojmë kuptimin dhe respektimin për profesionin ligjor, avokatia dhe gjyqësori nuk duhet vetëm të zbatojnë rregullat e etikes por po ashtu të edukojnë publikun për ato rregulla dhe mënyrat e plotësimit të ankesës kur ata besojnë se avokati ka shkelur rregullat.
 
Ne në Kosovë, OAK-ja dhe shoqatat shtetërore dhe lokale duhet të punojnë shumë afër që t’i bëjmë qytetarët të vetëdijshëm për obligimet etike të avokatit dhe mekanizmat për paraqitjen e ankesës.
 
Klientët të cilët nuk i fitojnë rastet – pa marrë parasysh si mund të definohet “fitorja” – sigurisht se do të jenë të pakënaqur me përfundimin, por ka gjasa se ata do të jen të kënaqur me procesin, dhe me shërbimet ligjore qe ata kanë marrë, nëse mendojnë se avokatët e tyre kanë qenë komunikues ndaj tyre plotësisht të hapur dhe të sinqertë rreth aranzhimeve të çmimeve për shërbime.
 
Një çështje tjetër e përditshme në Kosovë dhe jam i sigurt edhe në vende tjera, është perceptimi se avokatët dhe gjyqtarët janë më pak qytetar në sjelljet e veta se sa ishin në të kaluarën.
 
Unë besojë se perceptimi i mungesës së qytetërimit ka një bazë por se edhe është pak i fryrë në një masë nga ekzistimi i  një grupi të vogël avokatësh agresiv, sjelljet e të cilëve mund të dëmtojnë reputacionin e tërë profesionit.
 
Sidoqoftë, është jashtëzakonisht me rendësi të ruajmë traditën e qytetërimit dhe trajtimit me respekt të të gjithëve para ligjit.
 
Shkollat juridike duhet të përfshijnë më shumë instruksione se si të trajtohen të tjerët në mënyra adekuate derisa janë duke punuar si avokat të zellshëm për klientët.
 
Kurset e arsimimit të vazhdueshëm ligjor mund të fokusohen po ashtu në çështjen se si mund të mos pajtohesh e të mos jesh i papajtueshëm.
 
Është me rendësi të mbajmë qytetërimin në mënyrë që publiku t’i sheh avokatët si anëtar te një profesioni të dijshëm dhe fisnik. Është po ashtu me përfitim të fuqishëm që karrierën tonë ligjore ta bëjmë më të kënaqshme.
 
Gjatë gjashtë muajve të parë të mandatit tim si Kryetar i OAK-së, kam pasur nderin dhe kënaqësi të madhe të bisedojë dhe takohem me udhëheqësit e gjyqtarëve dhe avokatëve nga një mori vendesh.
 
Jam thellësisht i impresionuar me përkushtimin e avokatëve dhe gjyqtarëve në tërë botën në avancimin dhe mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e lirisë.
 
Unë besojë se shoqatat e avokatëve të botës duhet të komunikojnë në mes vete dhe të bashkëpunojnë ne mes vete në këto përpjekje.
 
Ne nuk duhet të harrojmë asnjëherë se ne jemi një profesion globalisht dhe se ju dhe unë duhet t’i ndihmojmë njëri tjetrit në përpjekjet tona që të ruajmë pavarësinë e profesionit ligjor në Kosovë.
 
Unë jam avokat si Ju, por jam kolegu juaj dhe ju jeni kolegë të mi.
 
Profesioni ligjor nuk ekziston në izolim, ne të gjithë jemi të lidhur me përkushtimin e thellë për drejtësi të barabartë para ligjit. Por ky bashkëpunim me avokatet tjerë duhet bazuar në parime. Ne nuk mund të krijojmë rrugë një kahesh të bashkëpunimit. Bashkëpunimi duhet të jetë i dyanshëm.
 
Ne jemi një profesion.
 
Çdo sulm në pavarësinë e profesionit ligjor në një vend tjetër është një sulm në pavarësinë e profesionit ligjor në vendin tim. Po edhe anasjelltas.
 
Çfarëdo sulmi në liritë në vendin tim është sulm kundër lirive në vendet tjera.
 
Çfarëdo cenimi i njerëzve të vendit tonë si shkak i dështimit të sundimit të ligjit është dëm për popullin e vendit tim dhe i qenies njerëzore.
 
Ne duhet të bëjmë krejt çka është në mundësit tona të ruajmë pavarësinë e profesionit tonë dhe të sundimit të ligjit.
 
OAK-ja qëndron përkrahë avokatëve dhe gjyqtarëve të Kosovës në angazhimet tona të ndërsjella drejt këtyre synimeve fisnike. Ky ishte edhe qëllimi i kësaj pritjeje.
 
Faleminderit për vëmendjen tuaj të sinqertë.

 
Ibrahim Z. Dobruna, avokat
Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës


Prishtinë, Kosovë
10 maj, 2012

 


OAK dhe PJK identifikuan prioritetet e bashkëpunimit

Prishtinë, 08.05.2012Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit Ibrahim Dobruna  janë takuar me përfaqësuesin të Programi për Juristët në Kosovë (PJK), Harold D. Dampier.

Qëllimi i takimit ishte identifikimi i nevojave të Odës së Avokatëve të Kosovës në ngritjen e menaxhimit  të kapaciteteve të Komiteteve, Komisioneve  si dhe involvimi edhe më i madh i anëtarësisë në këto organe.  

Kryetari i OAK-së dhe përfaqësuesi i PJK janë dakorduar që takimet të jenë të rregullta dhe atë 2 herë në muaj.  

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Programi për Juristët në Kosovë (PJK) me datë 24.02.2012 kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi. Qëllimi i këtij Memorandum Mirëkuptimi është themelimi i bashkëpunimit në mes OAK-së dhe PJK-së në ndërmarrjen e përpjekjeve të përbashkëta për zhvillimin dhe ngritjen e mëtutjeshme të Profesionit të Juristit në Kosovë, bazuar në fushëveprimin e aktiviteteve të përcaktuara me Programin për Juristët në Kosovë.

Ky memorandum mirëkuptimi është nënshkruar për periudhën 1 (një) vjeçare, me mundësi vazhdimi.


Gjenerata II e Avokatëve dhe avokatëve praktikantë dhanë betimin

Prishtinë, 04.05.2012Në një ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës është mbajtur betimi i avokatëve dhe avokatëve praktikantë të gjeneratës së II të këtij viti.

Avokatet dhe avokatet praktikantë të rinj dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna i cili gjeneratat e tilla i ka cilësuar si kontribues të ardhshëm dhe të denjë të drejtësisë në vend.

Pas ceremonisë, avokatët dhe avokatët praktikantë si dhe pjesëmarrësit e tjerë të pranishëm në këtë ceremoni janë shërbyer me koktej rasti.














Praktikantet e OAK zhvilluan vizitën në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Prishtinë, 03.05.2012 - Nën organizimin e Odës së Avokatëve të Kosovës, respektivisht Qendrës Trajnuese për Avokatë në kuadër të Programit Gjithëpërfshirës për Praktikantë (PGJP) është organizuar vizita studimore me praktikantët e avokatisë në Qendrën Korrektuese në Dubravë të Istogut, ku nga afër u njohën me kushtet e të burgosurve, si bëhet trajtimi adekuat i njerëzve të cilët vuajnë dënimet si dhe me sistemin brenda për brenda burgut.


Numri i Praktikantëve të pranishëm në këtë vizitë studimore ka qenë 39. Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, grupi nën udhëheqjen e stafit të OAK-së, është pritur nga zv. Drejtori i Qendrës Korrektuese, z. Adem Ahmetaj i cili ka njoftuar pjesëmarrësit e kësaj vizite për Qendrën korrektuese, funksionimin e saj, numrin e të dënuarve aktual, kapacitetet e kësaj qendre për të pranuar të dënuar të tjerë, aktivitetet me të cilat ata merren gjatë qëndrimit në vuajtje të dënimit.  

Nën përcjellejn e zyrtarëve kompetent, pjesëmarrësit kanë vizituar pavijonet e kësaj Qendre Korrektuese, qendrën e kontrollit, spitalin, menzën, shkollën, bibliotekën, Qendrën e Trajnimeve dhe punëtoritë, duke vështruar nga afër kushtet e të dënuarve dhe fazat në të cilat ata kalojnë gjatë mbajtjes së dënimit.
 
Është vlerësuar se kjo vizitë ka arritur qëllimin e saj meqenëse praktikantët e Avokatisë janë njohur më për së afërmi me trajtimin që u ofrohet të burgosurve, kushtet në të cilat ata qëndrojnë në vuajtje të dënimit dhe ndikimi i tyre në riintegrimin dhe risocializimin e të burgosurve.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës për çdo vit organizon vizita të tilla për praktikantet e avokatisë.


Fotografi e përbashkët në Istogë me avokatet praktikant të OAK-së














Drekë e përbashkët në "Trofta" të Istogut me avokatet praktikant të OAK-së














 


N J O F T I M

Në kuadër të informimit sa më të mirë të anëtarësisë, profesionisteve ligjor, opinionit publik si dhe për të qenë sa më transparentë, rreth punës së Odës së Avokatëve të Kosovës, gjegjësisht rreth funksionimit të sistemit të avokatisë në Republikën e Kosovës, OAK ka hapur tashmë e-mail-in e saj zyrtar pyetje@oak-ks.org, për pyetje dhe për shprehje të mendimeve lidhur me funksionimin e Avokatisë si dhe për çështjet që janë në interes të sistemit të drejtësisë në përgjithësi në Republikën e Kosovës.
 
Pyetjeve të Juaja, do u përgjigjet Stafi Administrativë apo organet e Odës së Avokatëve të Kosovës brenda një afati të shkurtër.
 
Shpresojmë që kjo iniciativë të jetë e mirëpritur dhe pjesëmarrja Juaj, do t’i kontribuoi profesionalizmit të avokatisë, por edhe të sistemit të drejtësisë në përgjithësi në Kosovë.
 
Vërejte: Oda e Avokatëve të Kosovës nuk do u përgjigjet pyetjeve, komenteve etj, që përdoren gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve të caktuara.
 
Për më të rejat nga OAK, mund t’i gjeni në web faqen www.oak-ks.org  
 
OAK-në mund ta gjeni edhe në rrjetin social facebook: www.facebook.com/odaavokateve.ks
 


Fjala e përfaqësuesit të OAK-se në takimin konsultativë për Akademinë e Drejtësisë

Av. Avni Gjakova
Prishtinë
Kryetar i Klubit të Doajenëve të OAK-së
 
Prishtinë, 17.04.2012 - Përkitazi me konceptin e transformimit të institutit gjyqësor të Kosovës në Akademi të Drejtësisë zotërit e përmendur me parë, i parashtruan 4 opsione të formës së shndërrimit. Unë si përfaqësues i OAK-së i kushtova vëmendje opsionit të tretë dhe të katërt. Opsioni i tretë parashikon mundësinë e themelimit të dy akademive, asaj për gjyqtar dhe prokuror dhe të akademisë tjetër për ushtruesit e profesioneve të lira. Lidhur me akademinë e dytë, konceptuesi i transformimit e bënë radhitjen e të ashtuquajturave profesione të lira, ku i numëron avokatet, noteret, ndërmjetësuesit dhe ndonjë tjetër sikur përmbaruesit privat.
 
Ky koncept i ndarjes të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga njëra anë, në anën tjetër radhitja e avokatëve me Ndërmjetësues, Noter dhe Ekzekutues privat për botëkuptimin tim prej një juristi me shumë përvojë është një lloj denigrimi i avokatisë sepse kudo në botë edhe tek ne ekziston Instituti Juridik i jurisprudencës që përmbledh në vete institucionin e gjyqësisë, prokurorisë dhe domosdoshmërish të avokatisë, që bënë Shkamin (Stolin) trekëndësh i cili kurrsesi nuk mund të qëndroj vetëm në dy këmbë. Edhe pse nuk e kam studiuar në tërësi dokumentin që sa po e mora konsideroj që konceptuesit nuk i kanë kushtuar vëmendje konceptit të zhvillimit të avokatisë, dhe e gjitha kjo duke si me lenë pas dore profesion.
 
Në qoftese nisemi nga fakti se pran Odës së Avokatëve të Kosovës janë të regjistruar mbi 600 avokatë aktiv, ndërkaq sipas shënimeve të këtij koncept dokumenti të transformimit, në Kosovë punojnë 224 gjyqtarë dhe 87 prokuror, atëherë është dashur që së paku edhe për këto fakte t’i kushtohet rëndësi e veçantë përpunimit të konceptit të zhvillimit të mirëfilltë të shërbimit të avokatisë.
 
Më duhet patjetër të përmend diçka nga historiku i OAK-së. Në vitet kur u hoq dhunshëm autonomia e Kosovës i vetmi institucion legal që veproj dhe punoj pa ngecje ishte OAK. Pra, nuk u shëndërruar në Odën e Avokatëve të Kosovës dhe Metohisë por ngeli Oda e Avokatëve të Kosovës duke iu falënderuar angazhimit të jashtëzakonshëm parimor të avokatëve të asaj kohe që nënkuptonte edhe avokatë serb dhe malazez.
 
Kjo rrethanë ishte fatlume dhe për faktin se shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë që u detyruan me leshu punën (sepse nuk pranuan që të japin betimin pran, qeverisë së Serbisë në Beograd) u regjistruan në OAK dhe mbijetuan, e që është shumë me rëndësi nuk dolën nga “Zanati” sepse më vonë pas çlirimit disa u kthyen në gjyqësi, prokurori dhe disa mbeten avokatë. Këto rrethana e bëjnë relevante faktin e zhvillimit bashkëkohor të avokatisë krahas gjyqësisë.
 
Së këndejmi, ne e përkrahim themelimin e akademisë së drejtësisë në mënyrë që OAK si në disa shtete tjera të Evropës do të themeloj akademinë e avokatisë që do të rregullon saktësisht të gjitha standardet që bashkërendohen me rolin dhe përgjegjësinë që e ka profesioni i avokatit e në kuadër të sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe të standardeve juridike ndërkombëtare bashkëkohore. Ndërkaq, sa i përket shërbimit të Noterisë, të Ndërmjetësuesve dhe ekzekutuesve privat ato do ti përshtaten kërkesave të gjyqësisë sepse janë shërbime për mirëvajtjen e gjyqësorit.
 
Me  që se bëhet fjalë për koncept të transformimit të gjyqësisë dhe prokurorisë e që do të ndryshohet edhe sistemit i dhënies së provimit profesional për gjyqtar dhe prokuror atëherë në këtë kuptim edhe OAK do të angazhohet që të organizoj dhe të rregulloj në tërësi provimin për avokatë që do të mbahet në kuadër të OAK, respektivisht akademisë së avokatisë e që për këto do të bëhen përgatitje profesionale afatgjata për realizimin e tyre.
 
Konsideroj se OAK do të ketë përparësi të natyrës financiare më që shpenzimet për realizimin e programit të transformimit dhe të vetë akademisë së avokatisë në pjesën më të madhe do ti heqin vetë avokatet, pra do të vetëfinancohet.   
              


Pranohen 10 praktikantë në OAK me financim të UNDP-së

Prishtinë, 05.10.2012 - Oda e Avokatëve të Kosovës me përkrahjen e UNDP-së kanë pranuar 10 avokatë praktikantë të cilët do të aftësohen për ushtrimin e pavarur të profesionit. Me kandidatët e zgjedhur do të lidhet kontratë me shkrim, në afat prej 1 (një) viti, sa edhe zgjatë stazhi i praktikantit, ndërsa pas një viti, Oda e Avokatëve të Kosovës, do të lëshoj certifikatë përkatëse si dëshmi për përfundimin e stazhit të praktikës.

Në këtë konkurs kanë aplikuar 27 aplikantë të cilët ju kanë nënshkruar intervistës nga Komisioni Intervistues i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Komisioni intervistues në përbërje të: Blerim Prestreshi, Isamedin Dedinca dhe Yll Zekaj për intervistimin dhe vlerësimin e kandidatëve, në bazë të suksesit gjatë studimeve dhe përformancës së treguar në intervistë, ka vendosur të pranoj kandidatët si në vijim:
 
1.       Adelina Rakaj
2.       Naim Meholli
3.       Besa Rexhepi
4.       Kushtrim Bytyqi
5.       Teuta Beka –Bunjaku
6.       Musa Bajraktari
7.       Armond Zhubi
8.       Magdalena Milosevic
9.       Blerina Haxhimurati
10.   Hana Zariqi
 


Kandidatet për avokatë praktikat të cilët nuk janë përzgjedhur nga Komisioni Intervistues kanë të drejtë që të aplikojnë për kryerjen e praktikës vullnetare në OAK.

Oda e Avokatëve të Kosovës numëron rreth 50 avokatë praktikantë të cilët vijojnë stazhin e praktikës për 1 vjet dhe pas përfundimit të praktikës, OAK i pajis me certifikata për vazhdimin e mëtutjeshëm të karrierës së tyre.

Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës 748 praktikantë të avokatisë të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera. 


Fjala e kryetarit të OAK-së të mbajtur gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Bordit Drejtues të datës 14.04.2012

Kryetari i drejtohet anëtarëve të Bordit Drejtues të OAK-së, lidhur me shqetësimet e fundit në profesionin e avokatisë në Kosovë

P
ër të shkarkuar fjalen e kryetarit, Klikoni këtu
 














Komunikatë për media

Prishtinë, 12 Prill 2012

Reagim ndaj mendimit te Avokatit të Popullit, z. Sami Kurteshi
 
Bordi i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) konsideron se mendimi i Avokatit të Popullit, z. Sami Kurteshi të dhënë gazetës “Kosova Sot” më datë 12 Prill 2012 është juridikisht i gabueshëm dhe në këtë rast Bordi i OAK vlerëson si në vijim: 
  1. Neni 111 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se:
    1. Avokatura është profesion i pavarur, e cila ofron shërbime sikur është e rregulluar me ligj;
    2. Mënyra e fitimit të së drejtës për të ushtruar profesionin e avokatit, si dhe marrja e kësaj të drejte, rregullohen me ligj.
    3.  
  2. Në përputhje me ligji për avokatinë, Nr. 03/L-117, Neni 1, Avokatia është profesion i lirë dhe i pavarur. Gjithashtu, neni 1, paragrafi 3 dhe 4 i këtij neni sigurojnë pavarësinë e OAK si organizatë e pavarur publike dhe ka autorizim të nxjerr akte normative me qëllim rregullimin dhe organizimin e avokaturës në mënyrë të pavarur
  3.  
  4. Procedura e regjistrimit të avokatëve është e rregulluar me anë të Nenit 5 të ligjit për odën e avokatëve i cilin në paragrafin 2 përcakton se: Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që të paraqesë dokumentet për regjistrim në Regjistrin e Avokatëve dhe të deklarojë vendndodhjen e selisë së tij si Avokat. Sic shihet, këto standarde të regjistrimit vendosen nga OAK gjithashtu. Ndërsa kushtet për regjistrim në OAK janë të përcaktuara me anë të nenin 6 të këtij ligji.
  5.  
  6. Për më shumë, Kreu V, Neni 20 i Ligjit për Odën e Avokatëve, ndër të tjerash, e ngarkon OAK edhe me përgjegjësinë e rregullimit dhe kontrollimit të profesionit të Avokatit në Kosovë.
  7.  
  8. Me nenin 39 par.1 pika 7 te Ligjit për Odën e Avokatëve, ngarkohet OAK te nxjerr rregulloren mbi regjistrimin e avokatëve të huaj.
  9.  
  10. OAK në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-117 nuk është institucion i cili vendos standardet se kush duhet e kush nuk mund të bëjë përfaqësim gjyqësor. Për ata persona ose institucione të njohura me legjislacionin në fuqi në Kosovë kanë njohuri se është gjykata, prokuroria publike apo organi tjetër kompetent ai që vendos nëse do të pranoj një autorizim të një përfaqësuesi ligjor apo jo.
OAK ka detyrim të siguroj zbatimin e ligjit për Odën e Avokatëve dhe se këto përgjegjësi nuk janë diskrecionale.

Dispozitat kushtetuese të cilat avokati i popullit pretendon se OAK i ka shkelur referuar nenit 30, paragrafi 5 nuk mbulojnë të drejtat e ofrimit të shërbimit të avokatisë nga shtetas të huaj e që përjashtojnë autoritetin e OAK të dhëne me nenin 111 të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjit për Odën e Avokatëve të Kosovës në Nenin 1, 5, 20 të ligjit për Oden e Avokatëve të Kosovës;

Qëndrimi i Avokatit të Popullit është juridikisht i gabuar, jo profesional, tendencioz dhe nuk ka themel juridik.

OAK është institucion i rregulluar me ligj si dhe avokatia si profesion i pavarur është kategori kushtetuese (Neni 111 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës) dhe e siguruar me Ligjin për Odën e Avokatëve të Kosovës, andaj, Avokati i Popullit apo kushdo tjetër nga institucionet duhet të përmbahet dhe të mos cenoj kategorinë kushtetuese dhe ligjore të OAK dhe pavarësinë e profesionit të avokatisë të rregulluar me Kushtetutë dhe me anë të Ligjit për Avokatinë duke ndërhyrë në autoritetin e OAK. OAK është e vendosur të mbroj pavarësinë e saj të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për avokatinë.
 

ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS


OAK zhvilloi punetorinë dy ditore për amandamentimin e Ligjit për avokatinë

Strugë/Maqedoni, 01.04.2012 - Oda e Avokatëve të Kosovës gjegjësisht, anëtarët e Bordit Drejtues dhe Komisioni për Legjislacion e kanë zhvilluar punëtorin dy ditore për përgatitjen e amendamenteve të Ligjit për Avokatinë, të cilat amendamente më pastaj do të dërgohen Kuvendit të Republikës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm. 
 

Punëtoria është mbajtur në Strugë të Maqedonisë me datë 30 mars - 1 prill 2012, përkatësisht në Hotelin “DRIN”.














 


OAK vlerëson punën pro bono të avokatëve

Prishtinë, 14.03.2012 - Oda e Avokatëve të Kosovës ka ndarë Falënderim për avokatin Dastid Pallaska për kontributin e dhënë në Qendrën Trajnuese për Avokat, në mbajtjen e seminareve për avokatë dhe praktikantë të avokatisë pro bono, në kuadër të Arsimimit të vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (ALVO) dhe Programit Gjithëpërfshirës për praktikantë. 


OAK manifestoi 8 marsin me avokatet femra

Prishtinë, 08.03.2012 - Për të katërtin vit me radhë, në një atmosferë festive, Oda e Avokateve të Kosovës në bashkëpunim me NCSC - Programin për Juristët në Kosovë, me rastin e 8 marsit 2012 ka organizuar drekë solemne për të gjitha avokatet femra dhe po ashtu, është organizuar ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për Ese-të me të mira për studentet femra të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës (UP)...


Çmimi i vendit të parë për Ese-në më të mirë i takoj, Lyra Ahmeti, vendi i dytë, Edona Morina dhe vendi i tretë, Besa Rexhepi.

Festimi dhe ndarja e shpërblimeve për Ese-n më të mirë është mbajtur të enjten me datë 08/03/2012 duke filluar nga ora 11:00 në Hotelin “Vectory” në Prishtinë.




Fitueset e shpërblimeve për Ese-të me të  
mira






































 


Kryetari i OAK-së priti në takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë

Prishtinë, 28.02.2012 - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna ka pritur në takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi me të cilin kanë biseduar rreth bashkëpunimit mes OAK dhe Ministrisë së Drejtësisë në fushat me interes të përgjithshëm rreth zbatimit të ligjit.
 
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna, ka falënderuar Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, për vizitën e cila vizitë është e para zyrtare e një funksionari të lartë të shtetit të Kosovës.
 
“Ne e kemi pasur një bashkëpunim ma herët me Ministrinë e Drejtësisë dhe shumë të arritura janë të arritura të përbashkëta dhe u pajtuam që së bashku tani e tutje të angazhohemi që qytetari i Kosovës të ketë qasje në drejtësi dhe të jetë i barabartë para ligjit”, ka thënë kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna.
 
Në anën tjetër, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, shprehu kënaqësi për takimin e realizuar me kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Ministri Kuçi ka uruar z. Dobruna për zgjedhjen në postin e Kryetarit të Odes së Avokatëve të Kosovës dhe ka ofruar mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe ndihmën e tij personale për fuqizim e OAK-së, ngase sipas tij fuqizimi i OAK-së është edhe fuqizim i sistemit të drejtësisë në Kosovë sepse avokatët janë pjesë e sistemit të drejtësisë në kuptimin e gjetjes dhe vendosjes së rendit dhe ligjit.
 
“Ministria e Drejtësisë do të angazhojë edhe OAK-në në të gjithë organizimet e veta, në procedurat e hartimeve të ligjeve, mbështesim OAK-në në ndryshimin e Ligjit për Avokatinë i cili do të jetë më funksional dhe më praktikë për OAK-në dhe njëkohësisht më i përshtatshëm edhe për avokatët në Kosovë”, ka theksuar z. Hajredin Kuçi.
 
Po ashtu, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë është shprehur i gatshëm që të mbështet Odën e Avokatëve të Kosovës në përmirësimin e kushteve, në mënyrë që të jenë sa më të mira dhe funksionale për ofrimin e shërbimeve cilësore, gjithashtu edhe ofrimin e kushtëve më të mira për avokatët kur ata përfaqësojnë sipas detyrës zyrtare. 
 
Ndër të tjera, ai tha se Ministria e Drejtësisë ka në projekt për ndërtimin e Akademisë së Drejtësisë dhe në këtë Akademi edhe avokatët do të jetë pjesë e përbashkët e trajnimeve që do të mbahen për gjyqtarë dhe prokurorë dhe në Bordin e saj do të jetë edhe një anëtare nga OAK.
 
“Unë jam shumë i kënaqur me punë që është duke e bërë Oda e Avokatëve të Kosovës dhe i shpreh të gjithë gatishmërinë për punën dhe mbështetjen dhe unë jam i bindur se avokatët në Kosovë kontribuojnë shumë në vendosjen e rendit dhe ligjit, në vendosjen e ligjit mbi të gjitha por edhe të perceptimit pozitivë të drejtësisë në vendin tonë’, ka thënë dhe Ministrin e Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi.

 


Delegacioni i OAK-së viziton familjen Haradinaj

Prishtinë, 25.02.2012 – Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit z. Ibrahim Dobruna kanë vizituar kullat e Haradinajve në Gllogjan, ku është pritur nga babai i Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj. 

Kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna është shprehur se Oda e Avokatëve të Kosovës është duke e përcjellur me vëmendje procesin gjyqësor ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili është duke u gjykuar në Gjykatën e Hagës.

Kryetari z. Dobruna tha se të gjitha provat na japin të besojmë thellë së shumë shpejt do të merret një verdikt lirues dhe zoti Haradinaj presim të jetë në mesin e familjes së tij dhe të japë kontribut për shtetin e Kosovës.

Në anën tjetër, babai i Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj falënderoi delegacionin e Odës së Avokatëve të Kosovës për vizitën dhe shprehu shpresën se një ditë pafajësia do të dëshmohet dhe Ramushi me të tjerët do t’i bashkohen familjeve të tyre dhe vendit të vet.

Këto takime dhe vizita të Odës së Avokatëve të Kosovës janë të rregullta dhe në vazhdën e agjendave të parapara.

 


OAK – PJK nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Prishtinë, 24.02.2012 - Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Programi për Juristët në Kosovë (PJK) kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi. Qëllimi i këtij Memorandum Mirëkuptimi është themelimi i bashkëpunimit në mes OAK-së dhe PJK-së në ndërmarrjen e përpjekjeve të përbashkëta për zhvillimin dhe ngritjen e mëtutjeshme të Profesionit të Juristit në Kosovë, bazuar në fushëveprimin e aktiviteteve të përcaktuara me Programin për Juristët në Kosovë.
 
Ky memorandum mirëkuptimi është nënshkruar për periudhën 1 (një) vjeçare, me mundësi vazhdimi.

Për më tepër, klikoni mbi këtë link: http://oak-ks.org/bashkepunime-76-0-1


Kryetari i OAK-së takoi dekanin e Fakultetit Juridik të UP-së

Prishtinë, 22.02.2012 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna është takuar me Dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, z. Bajram Uka. Kryetari z. Dobruna dhe Dekani z. Uka kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në ndërtimin e lidhjeve të qëndrueshme në shkëmbimin e ekspertizës, përvojës dhe resurseve të përbashkëta.
 


Delegacioni i OAK takoi Ambasadorin e Gjermanisë

Prishtinë, 30.01.2012 - Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit, z. Ibrahim Dobruna, janë pritur në takim nga Stafi i Ambasadës Gjermane i prire nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Ernst Wolfgang Reichel. Gjatë takimit Kryetari i OAK-së, z. Dobruna kërkoi nga ambasadori bashkëpunimin me të ngushtë në mes të OAK-së dhe Ambasadës Gjermane në Kosovë, dhe në veçanti u kërkua që Ambasada Gjermane të ushtroj ndikimin e saj në zgjedhjen e problemit të gjyqësorit në Mitrovice për shkak se mbi 150,000 banorë të Mitrovicës tash e 3 vite ju mungon qasja në drejtësi.
 
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna, shprehu kënaqësinë për takimin dhe falënderoj Qeverinë Gjermane për përkrahjen që ia ka dhënë Republikës së Kosovës, veçanërisht në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
 
Z. Dobruna njoftoi ambasadorin për bashkëpunimin e mirë të OAK-së me Oden Federale të Avokatëve të Gjermanisë, përmes së cilës OAK ka pasur një vizitë në Gjermani dhe të një realizimi të një seminari se bashku në Mavrovë të Maqedonisë, për krijimin e një Rregullore për Avokatët e Specializuar. Sipas kryetarit, Rregullorja në fjalë ka qenë model i referimit dhe kemi adoptuar me  rregulloren speciale të Odës Federale të Avokatëve të Gjermanisë në atë të OAK-së, nga e cila qëllim ka qenë që përmes kësaj rregulloreje me krijuar një Rregullore për Avokatët e Specializuar në Kosovë, pasi një rregullore e tillë na mungon.
 
“Ne jemi duke bërë përpjekje për me krijuar lehtësia për avokatët e rinj, avokatët minoritar dhe avokatet femra, por programet kemi vështirësi me i zhvilluar për shkak të vështirësive financiare që i kemi, sepse OAK burim kryesor e ka anëtarësimin e avokatëve në OAK, që është një buxhet mjaftë i vogël për ngritjen e kapaciteteve tjera dhe mbajtjen e këtyre programeve që janë mjaftë të rëndësishme për neve, andaj mendoj se përmes këtij takimi dëshiroj të forcojmë bashkëpunimin”, ka thënë kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna gjatë takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Ernst Wolfgang Reichel.
 
Kryetari i OAK-së ngrehu si shqetësim çështjet problematike që janë në terren, e një ndër këto probleme është edhe çështja e Mitrovicës në Veri e cila nuk është aktive dhe tash, Gjykata e Mitrovicës në Veri është transferuar në Vushtrri, gjë që ka sjell deri tek vështirësitë e mëdha për mbi 150,000 banorë të Mitrovicës për shkak të hapësirës së vogël në këtë Gjykatë.
 
“Unë mendoj se Ju si ambasador dhe Qeveria Gjermane do të ndikoj tek institucionet e Republikës së Kosovës, e posaçërisht tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës në krijimin e kushteve sa më të mira në ato Gjykata”, ka kërkuar kryetari i OAK-së nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.
 
Kryetari z. Dobruna theksoi se OAK është e interesuar që të vazhdohet me arsimimin e vazhdueshëm dhe ekspertet nga Gjermania të specializuar në lëmit e ndryshme, do të sillte një bashkëpunim të mirë për ngritjen e kapaciteteve profesionale për avokatët në Kosovë.
 
Duke u ndalur tek organizmi i Konferencës Rajonale Akademike që mendohet të mbahet në shtator të këtij viti, kryetari z. Dobruna ka thënë se lidhur me organizimin e këtyre konferencave, neve na mungon eksperienca e organizimit, andaj do të ishte e mirëseardhur që të kemi një përkrahje me ekspertë për këtë lëmi, por edhe përkrahje financiare, pasi OAK nuk mundet me i mbuluar të gjitha shpenzimet për shkak të buxhetit të vogël.
 
Në anën tjetër, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Ernst Wolfgang Reichel ka shprehur gatishmërinë e Ambasadës Gjermane për të intensifikuar bashkëpunimin me odën e avokatëve të Kosovës.
 
Ambasadori Gjerman ka thënë se do të bëjmë përpjekje për përkrahje në çështjet që janë në nevojë nga OAK, por ai duke u ndalur tek përkrahja për Zyrën e Komisionit Disiplinor të OAK-së, z. Reichel tha se do të ishte mirë që kjo çështje të shqyrtohet me Odën e Avokatëve të Gjermanisë dhe nëse kërkohet ndonjë ndihmës nga ambasada e Gjermanisë atëherë janë organizatoret që merren me këtë.
 
Ambasadori gjerman shtroi çështje për diskutim vendimin  për reciprocitet nga OAK nga e cila prej 1 janarit 2012 e kanë të pamundshme me u regjistruar Avokatet Gjerman dhe për këtë shpesh na pyesin për të ardhur me punuar në Kosovë.
 
Kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna për sa i përket kësaj çështje është shprehur se me ndryshimin e Rregullores për Licencimin e Avokateve të Huaj në Kosovë në Kuvendin e datës 29 tetor 2011 janë te njoftuar edhe avokatet te cilët janë te regjistruar ne regjistrin e avokateve te huaj në Kosovë, disa prej te cilëve kane qenë edhe prezent ne Kuvend dhe kane marr materialet e kuvendit. Këtë informacion e kanë pasur edhe bashkë avokatët e tyre kosovar. Kurse për aplikantët që janë të interesuar për licencim, në listën e kushteve dhe dokumentacionit që duhet të plotësojnë për licencim, është futur edhe reciprociteti nga shteti i origjinës. Deri me tani asnjë nuk ka sjellë dokumentin që kërkohet për ta dëshmuar reciprocitetin.
 
Bordi Drejtues ne mbledhjen e datës 29 dhjetor 2011 ka marr vendim sipas se cilit, obligohen avokatet e huaj që janë te regjistruar ne regjistrin e avokateve te huaj te OAK që brenda afatit prej 60 ditësh të ofrojnë dëshmi për lendet që i kanë në procedim para marrjes së këtij vendimi me qëllim te procedimit deri në përfundimin e tyre.
 
Kurse për kandidatet që aplikojnë për marrjen e licencës si avokat i huaj duke përfshirë edhe ata që tani me janë të licencuar nga OAK, për marrje të lëndëve të reja dhe ushtrimin e veprimtarisë se avokatit të huaj me tutje në Kosovë obligohen që të ofrojnë dëshmi nga vendi i origjinës për reciprocitetin në procedurat e regjistrimit edhe për avokatet kosovar.
 
OAK do te qëndroj plotësisht prapa vendimit te marr nga Kuvendi i cili është plotësisht ne frymën e standardeve evropiane për ushtrimin e profesionit ligjore. Kurse, ne pjesën e zbatimit për rastet te cilat avokatet e huaj i kane ne procedim te cilat kane filluar para marrjes se vendimit te Kuvendit ka pasur parasysh të drejtat e njeriut, sigurinë juridike për qytetarët dhe sundimin e ligjit.


Zyra për Komunikim



 


Kryetari i OAK-së takoi kryetarin e gjyqtarëve të EULEX-it

Prishtinë, 30.01.2012 - Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës në udhëheqjen e kryetarit, z. Ibrahim Dobruna, janë pritur në takim nga kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, z. Francisko Florit, me të cilin kanë biseduar rreth bashkëpunimit të ndërsjellët të deritanishëm mes OAK-së dhe Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjetjes së mënyrave për tejkalimin e situatave të ndryshme në të ardhmen.
 
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna është shprehur i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin me EULEX-in për ofrimin e shërbimeve juridike për qytetarët e Republikës së Kosovës.
 
Z. Dobruna gjatë bisedës shprehu shqetësimin e qytetarëve për gjykatat në Mitrovicën Veriore të cilat janë transferuar në Gjykatën e Vushtrrisë dhe kushtet për punë janë shumë të vështira për shkak të hapësirës shumë të vogël.
 
Sipas kryetarit z. Dobruna, OAK-së nuk i intereson politika sepse me këtë gjendje atje është shkelje e të drejtave të njeriut dhe Konventave Evropiane dhe kjo gjendje është e papranueshme dhe për këtë EULEX-it është kompetentë për krijimin e lehtësirave.
 
Kryetari i OAK-së shtroi nevojën e pjesëmarrjeve të ekspertëve ndërkombëtar që janë të angazhuar në EULEX, që të ligjërojnë nëpër seminare të organizuara në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm dhe të Obligueshëm Ligjor (AVLO) të OAK-së.
 
Si rast shumë të mirë për me kontribuar ekspertet ndërkombëtar, sipas kryetarit z. Dobruna do të ishte edhe pjesëmarrja me shkrime në buletinin e OAK-së “Avokatura”.
 
Duke u ndalur tek çështja e organizimit të konferencës, kryetari i OAK-së ka thënë se jemi duke bërë përpjekje për organizimin e një konference rajonale me temë: “ Dëmet e Luftës”, mendohet të organizohet në shtator të këtij viti dhe ndihma e EULEX-it me ekspertë në këtë fushë do të jetë një përkrahje e madhe për OAK-në.
 
Ndërkaq, në anën tjetër kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, z. Francisko Florit, duke folur rreth transferimit të Gjykatave të Mitrovicës në Vushtrri ka thënë se ne kemi vizituar Gjykatën Komunale në Vushtrri dhe është shumë e vërtet që atje është gjendje e vështir, por arsyeja pse është transferuar Gjykatat e Mitrovicës në Vushtrri është më shumë politike.
 
Andaj, sipas z. Francisko Florit, për këtë zgjedhje politike e cila ka vendos Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe nëse fillohet me një iniciativë për gjetjen e një zgjidhjeje tjetër, atëherë besoj se do të ndryshohen qëndrimet.
 
Po ashtu, ai u shpreh i gatshëm që të angazhohen ekspertet e EULEX-it për ligjërime në lëmi të caktuara për seminare të organizuara nga OAK, posaçërisht z. Florit shprehi dëshirën dhe vullnetin që do të angazhohet edhe vetë personalisht që të jetë pjesë e këtyre seminareve.
 
Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, z. Francisko Florit shprehu respektin për avokatët kosovar për punën e tyre profesionale të cilën janë duke e bërë dhe tha se relacionet me avokatët janë shumë të mira dhe punën që janë duke e bërë janë shumë profesional.
 
Gjatë bisedës është diskutuar edhe për mundësinë e vënies së kontaktit me Odën e Avokatëve të Italisë dhe për këtë. Z. Florit shprehu zotimin se do të angazhohet personalisht rreth kësaj çështje, por ai lidhur me këtë kërkojë nga kryetari i OAK-së që përmes një letre të adresohen çështjet me të cilat mund të jenë të rëndësishme për OAK-në në mënyrë që të paraqiten në Odën e Avokatëve të Italisë. 






 


Delegacioni i OAK-së takoi kryetarin e Komunës së Prishtinës

Prishtinë, 27.01.2012 - Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit, z. Ibrahim Dobruna janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Isa Mustafa me të cilin kanë biseduar rreth intensifikimit të bashkëpunimit në fushat të cilat janë në interes të përbashkët dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
 
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna shprehu kënaqësinë e mikpritjes nga ana e kryetarit të Prishtinës dhe shpalosi çështjet për diskutim të cilat janë në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryetari i OAK-së, shpalosi sfidat me të cilat është duke u ballafaquar OAK dhe sipas tij, OAK nuk është në një situatë të mirë financiare, pasi varet prej pagesës së anëtarësisë, po ashtu të projekteve të ndryshme përmes së cilat përkrahet OAK.
 
Z. Dobruna shtroi çështjen edhe të hapësirës në të cilën vepron dhe e ka selinë kryesore OAK e cila është e pa mjaftueshme për punë efikase dhe ofrim të shërbimeve sa më të mira për qytetarët, andaj sipas kryetarit, OAK është duke bërë përpjekje që në këtë aspekt të punohet, por edhe nga ana e kryetarit të Komunës së Prishtinës për gjetjen e një lokacioni për Odën e Avokatëve të Kosovës.
 
Sipas z. Dobruna kjo çështje është nevojë urgjente dhe do të ishim mirënjohës nëse punojmë së bashku në këtë drejtim në mënyrë që edhe qytetarëve, avokatëve, avokatëve praktikantë t’i ofrojmë shërbime sa më cilësore dhe profesionale.
 
“Plani ka qenë për pallatin e Drejtësisë që po ndërtohet, që të ketë edhe OAK një hapësirë, por kjo hapësirë për OAK-në tashmë është tkurrur dhe nuk është ndarë ndonjë hapësirë e mjaftueshme dhe kjo është shqetësuese për neve për anashkalimin që po na bëhet”, ka thënë kryetari i OAK-së, Ibrahim Dobruna.  
 
Duke u ndalur tek çështja e Ligjit të ri mbi Avokatinë, kryetari z. Ibrahim Dobruna theksoi se ne kemi Ligjin për Avokatinë që është aprovuar qysh në fillim të mandatit të UNMIK-ut në Kosovë dhe ai ligj brenda vetës ka shumë zbrazësia, andaj ne kemi nevojë për mbështetje nga grupi parlamentar i LDK-së që të përkrahin amandamentimin e ligjit në Parlamentin e Kosovës.
 
Z. Dobruna shtroi çështjen për diskutim edhe çështjen e Tarifave për Avokatë të cilat janë shumë të vogla dhe se me një bashkëpunim institucional do të ishte i mirëseardhur që kjo çështje, po ashtu të procedohet edhe nga Komisionet Legjislative tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës i cili është edhe organi që ka të drejtën e ndryshimeve të Tarifave për avokatë.
 
“Ne e kemi një ide që mendojmë të realizojmë brenda muajit shtator të këtij viti për një konferencë rajonale me temë “Dëmet e Luftës” dhe për këtë kemi gjetur mbështetje dhe përkrahje nga ambasadat në Kosovë. Neve na nevojitet mbështetje nga ju dhe pjesëmarrja juaj në këtë konferencë e cila do të jetë një kontribut mjaftë i rëndësishëm”, potencoi kryetari z. Dobruna.
 
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Isa Mustafa, për sa i përket Ligjit për avokatinë, ai shprehi gatishmërinë që të bisedoj me kryetarin e Komisionit për Legjislacion në Parlamentin e Kosovës, z. Arben Gashi, që amandamentimi i Ligjit mbi Avokatinë të ketë mbështetje sa më shumë në mënyrë që të procedohet brenda kohës sa më shpejtë të mundshëm.
 
Ndërsa, për sa i përket ndarjes së një lokacioni për OAK, kryetari z. Mustafa ka thënë se ne do të bisedojmë me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë dhe me Ministrinë e Drejtësisë për gjetjen e një lokacioni sa më të përshtatshëm të mundshëm për OAK.


Zyra për Komunikim e OAK-së


Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës takoi Ambasadorin e Norvegjisë

Prishtinë, 24.01.2012 - Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës është takuar me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, me të cilin kanë biseduar rreth përkrahjes dhe ndihmës që i ka dhënë Qeveria e Norvegjisë përmes UNDP-së, Qendrës Trajnuese për Avokatë dhe Degëve Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës për gjatë këtyre viteve.
 
Kryetari i OAK-së z. Ibrahim Dobruna, në emër të Bordit Drejtues të OAK-së dhe avokatëve në Kosovë ka falënderuar Qeverinë dhe Shtetin Norvegjez për mbështetjen që i ka dhënë Odës së Avokatëve të Kosovës përmes projektit të UNDP-së.
 
Sipas kryetarit Dobruna, mbështetja nga Qeveria dhe shteti Norvegjez kanë luajtur një rol të veçantë për Degët Regjionale të OAK-së dhe QTA-së që është e vetmja qendër trajnuese për avokatë në Rajon.
 
Z. Dobruna e njoftoj gjithashtu ambasadorin Norvegjezë për rolin e QTA-së që sipas tij,  përmes Qendrës Trajnuese për Avokatë kemi krijuar një sistem të mirë të arsimimit të vazhdueshëm ligjor.
 
Duke u ndalur tek çështja tjetër për organizimin e një konference rajonale me shtetet e dala nga Ish Jugosllavia dhe një nga temat që do të jetë “Dëmet e Luftës”, ai kërkojë mbështetjen dhe përkrahjen në organizimin e kësaj konference nga qeveria e Norvegjisë dhe ambasada e saj në Kosovë e cila do të ishte mjaftë e rëndësishme për ne. Po ashtu, numri një i OAK-së i bëri ftesë ambasadorit të Norvegjisë që të jetë pjesë e kësaj konference.
 
Sa i përket manifestimit të 10 qershorit “Ditës së Avokatisë”, kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna ftoi ambasadorin Norvegjez që të jetë pjesë e kësaj ceremonie.
 
Ndërkaq, në anën tjetër ambasadori i Norvegjisë në Kosovës, z. Jan Braathu ka theksuar se prioritet i qeverisë së Norvegjisë është përkrahja e sistemit të drejtësisë në Kosovë, andaj ai u ndje i kënaqur për rezultatet përkrahjes së deritanishme.
 
Sipas ambasadorit Norvegjezë, ideja për trajtimin e kësaj teme përmes konferencës rajonale është mjaftë interesante që të trajtohet. Ai u shpreh i habitur që ende nuk është trajtuar me herët kjo temë sepse është e një rëndësie të veçantë.
 
Ambasadori z. Braathu tha se duhet të kemi kujdes me këtë çështje, pasi mund të kemi reagime edhe në Serbi sepse nëse ngritët në Kosovë kjo çështje atëherë edhe Serbia do të reagoj.
Ndërsa, për s ai përket përkrahjes së kësaj teme, ai potencoi se duhet ta kemi parasysh edhe një fakt tjetër që Shtetet e mëdha nuk janë të interesuara që të paraqitet kjo temë.
 
Duke u shprehur me rezerva rreth kësaj pike, ambasadori Norvegjezë tha se kjo temë është e komplikuar dhe për këtë mundet me qenë edhe për qeverinë e Norvegjisë, andaj mua me duhet që të pyes Qeverinë e Norvegjisë rreth kësaj çështje.
 
Duke e njoftuar më detajisht ambasadorin e Norvegjisë, kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna ka thënë se ne do ta diskutojmë në mbledhjen e Bordit Drejtues të OAK-së dhe do të dizajnohet programi i konferencës rajonale dhe kjo mund të jetë më shumë konferencë akademike dhe nga konkluzionet që do të nxirren do të përgatiten edhe veprimet konkrete. 
 
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, z. Jan Braathu theksoi se ajo që mundem të ju them është që na mbani në kontakt me të gjitha informatat rreth përgatitjeve, në mënyrë që të keni mbështetje financiare nga ambasada dhe për këtë do të pritni përgjigjen tonë, por vetëm si çështje akademike konferencën mund ta mbështesim.
 
Në fund, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, z. Jan Braathu e konsideroi Kosovën vend mik dhe demokratik me një të ardhme mjaftë optimiste, ashtu edhe Odën e Avokatëve të Kosovës është një shembull i mirë dhe jemi të gatshëm që të mbështesim edhe në të ardhmen.

 


Delegacioni i OAK-së takoi ambasadorin e Kroacisë, Sllovenisë dhe Shqipërisë

Prishtinë, 20.01.2012 - Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës është takuar me Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, z. Zoran Vodopija,
 
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna njoftoi Ambasadorin Kroat me zhvillimet në Odën e Avokatëve të Kosovës me gatishmërinë e bashkëpunimit me Odën e Avokatëve të Kroacisë.  

Sipas kryetarit z. Dobruna, Kosova dhe Kroacia kanë të njëjtën trashëgimi juridike dhe me këtë rast përfitimi do të ishte shumë i madh për të dyja vendet më fillimin e bashkëpunimit institucional.
 
Gjithashtu, Oda e Avokatëve të Kosovës pret përkrahje nga qeveria Kroate dhe drejtpërdrejt nga ambasada në organizimin e një konference ndërkombëtare që OAK planifikon me temë “Trajtimi i dëmeve të luftës dhe bashkëpunimi rajonal”, ku do të merrnin pjesë avokatë nga odat rajonale, si: Oda e Avokatëve të Sllovenisë, Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, etj.
 

  Kryetari i OAK-së, Ambasadori i Kroacisë dhe avokati, Destan Rukiqi


Në organizmin e kësaj konference na nevojitet ekspertiza kroate, ajo profesionale dhe ajo organizative.
 
Ambasadori Kroate, z. Vodopija, ka thënë se menjëherë do t’i vejë kontaktet me Odën e Avokatëve të Kroacisë.
 
Kryetari Dobruna thekson se avokatët e Kosovës janë të gatshëm që të përfaqësojnë kompanitë kroate të cilat janë të interesuara të investojnë në Kosovë duke ndihmuar në lehtësimin e procedurave juridike.
 
Takimi i delegacionit të OAK-së me Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë
 
Me datë 19.01.2012 (E enjte) ne orën 10:00 - Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës është takuar me Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Jožef HLEP.
 
Kryetari Dobruna njoftoi Ambasadorin slloven me disa të dhëna rreth Odës së Avokatëve të Kosovës, numrin e përgjithshëm të avokatëve që ushtrojnë profesionin në Kosovë, si dhe dëshirën për fillimin e një bashkëpunimi të dyanshëm me Odën e Avokatëve të Sllovenisë. Ky bashkëpunim do të fillonte në rrugë institucionale përmes Ambasadës sllovene në Prishtinë.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës është e interesuar në organizimin e një Konference rajonale me temën: “Dëmet e luftës në Kosovë”, ku do të merrnin pjesë avokatë nga odat rajonale, si: Oda e Avokatëve të Sllovenisë, Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, etj.
 
Meqenëse është konferenca e parë e këtij lloji, neve na nevojitet eksperienca e avokatëve në regjion, prandaj kontaktet e shpeshta dhe shkëmbimi i njohurive rreth organizimit dhe temës në fjalë, do të ishte në interes të posaçëm për ne.
 Kryetari i OAK-së, Ambasadori i Sllovenisë dhe
 administratorja e OAK-së


Ambasadori slloven, z. Hlep, tha se jemi të gatshëm të ndihmojmë në vendosjen e kontakteve në mes të dy Odave, ndërsa sa i përket organizimit të konferencës, është një temë shumë e ndjeshme dhe së pari do të duhej të konsultohej me shtetin e tij.
 
Përndryshe janë të hapur dhe presin që Oda e Avokatëve të Kosovës t’i drejtohet Ambasadës me një kërkesë me shkrim, rreth çështjeve konkrete në të cilat kërkohet impenjimi i Ambasadës.
 
Kryetari Dobruna gjithashtu kërkoi lehtësime për avokatë në procesin e marrjes së vizave për shtetin slloven, gjegjësisht propozoi nënshkrimin e një marrëveshjeje nga të dyja palët lidhur me këtë çështje.
 
Po ashtu, Ambasadori slloven u njoftua edhe me funksionimin e Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor për avokatë, përmes Qendrës Trajnuese të Avokatëve dhe u shpreh i entuziazmuar me zhvillimet në OAK.
 
Takimi i delegacionit të OAK-së me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë
 
Me datë 20.01.2012 ( E premte) në orën 10:00 - Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës është takuar me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë me të cilin kanë biseduar rreth hapave konkret për bashkëpunime në të ardhmen në shkëmbimin e ekspertëve për ofrimin e shërbimeve juridike mes dy vendeve. 
 
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Ibrahim Dobruna është shprehur i interesuar për të krijuar një ambient të bashkëpunimit në ofrimin e shërbimeve juridike.

 
Kryetari i OAK-së, Ambasadori i Shqipërisë dhe Drejtori ekzekutiv i OAK-së

Kryetari Dobruna njoftoj Ambasadorin e Shqipërisë për idenë e organizimit të një konference rajonale që për temë do të ketë “Dëmet e luftës”. Andaj, duke parë që konferenca të tilla janë shumë të rëndësishme, kryetari i OAK-së kërkoj mbështetjen nga ambasadori që të japin kontribut edhe kolegët ekspertë nga Shqipëria.
 
Ndërsa, sa i përket pjesëmarrjes në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i OAK-së tha se ne ndihemi të privilegjuar që të jemi pjesë e manifestimit të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
 
Duke u ndalur tek bashkëpunimi, z. Dobruna tha se ne kemi po ashtu, Qendrën Trajnuese për Avokatë që është e vetmja në rajon e cila ka për qëllim rritjen e cilësisë e arsimimit të vazhdueshëm të avokatëve, andaj ne kemi nevojë në nivel qendror me na mbështet me libra nga Shqipëria sepse ne e kemi një bibliotekën solide dhe librat e sjellë nga Shqipëria do na pasuronin Bibliotekën tonë.
 
Kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna i bëri ftesë ambasadorit të Shqipërisë që me rastin e manifestimit të “Ditës së Avokatisë” që të jetë pjesë e ceremonisë manifestuese.
 
Ndërkaq, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Islam Llauka, duke falënderuar për takimin, uroj kryetarin e OAK-së për detyrën e re duke thënë se shpresoj që këtë detyrë që e keni marr do ta dinamizoni punën në OAK.
 
Ambasadori z. Llauka shprehu mbështetjen për organizimin e konferencës rajonale me temë “Dëmet e Luftës”, dhe sipas tij, do të jepnin një ndihmesë të madhe në argumentime edhe ekspertet nga Shqipëria.
 
“Unë do të marrë pjesë në këtë konferencë rajonale dhe do të mundohem të jap kontributin tim në këtë konferencë, andaj ju përgëzoj për këtë ide”, ka thënë ambasadori i Shqipërisë, z. Islam Llauka.
 
Ai u shpreh i habitur se si kanë ngecë bashkëpunimi me Dhomën Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë pas vizitës së realizuar nga OAK atje. Lidhur me këtë ai theksoi se nëse nuk ka gatishmëri për takim nga ana e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë me OAK, atëherë do ta ngre këtë si shqetësim në Qeverinë e Shqipërisë.
 
Duke u ndalur tek manifestimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ambasadori i Shqipërisë është shprehur i befasuar se si nuk keni pasur deri më tash ftesë për manifestimet e pavarësisë së Shqipërisë. Ai u zotua se këtë anashkalim do e korrigjoj dhe do të jeni pjesë edhe ju në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.


Zyra për Komunikim e OAK-së