Zyra e Prokurorit Disiplinor
02 Maj 2018Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës
Neni 104
1. Procedura disiplinore zhvillohet nga organet disiplinore të Odës.
2. Organet disiplinore përbëhen nga:
2.1 Zyra e Prokurorit Disiplinor;
2.2 Komisioni Disiplinor;
2.3 Komisioni për Ankesa.
3. Veprimet e organeve disiplinore rregullohen me akt të veçantë.
Neni 105
1. Zyra e Prokurorit Disiplinor inicion, pranon dhe shqyrton çdo fletëparaqitje ndaj avokatëve dhe praktikantëve.
2. Prokurori Disiplinor zgjidhet nga Këshilli Drejtues.
3. Gjatë punës, Zyra e Prokurorit Disiplinor është e pavarur në zhvillimin e procedurës së hetimit sipas Ligjit për Avokatinë, Statutit të Odës, Kodit të Etikës profesionale të Avokatëve dhe Rregullores Disiplinore të Odës.
4. Përbërja e Zyrës së Prokurorit Disiplinor dhe procedura e përzgjedhjes përcaktohen me akt të veçantë.
5. Zyra e Prokurorit disiplinor sipas fletëparaqitjes së paraqitur do të kryej veprimet hetimore të nevojshme dhe pas kësaj:
5.1 me vendim do ta hudhë poshtë fletëparaqitjen, nëse konkludon se veprimet e paraqitura nuk kanë elemente të shkeljes disiplinore ose për shkak të paraqitjes së parashkrimit të shkeljes dhe të zhvillimit të procedurës disiplinore, ose
5.2 do të përpilojë Propozimin për zhvillimin e procedurës disiplinore për shkeljen disiplinore dhe të njëjtën e përfaqëson deri në përfundimin e procedurës disiplinore.
5.3 Kundër vendimit për hudhje poshtë të fletëparaqitjes disiplinore paraqitësi i fletëparaqitjes ka të drejtë kundërshtimi, nëpërmjet Prokurorit Disiplinor të Odës, në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pranimit të vendimit, për të cilën vendos Këshilli Drejtues i Odës.
<< prapa