Komisioni Disiplinor

Anëtaret e Komisionit Disiplinor
1. Agron Curri -Kryetar
2. Adnan Pacolli - Anëtar
3. Rrahim Ajeti - Anëtar
4. Violeta Jashari - Anëtar
5. Arsim Bilalli - Anëtar
6. Marigona Berisha - Anëtar
7. Sarande Beqiri - Anëtar
8. Fitim Shporta - Anëtar
9. Besian Syla - Anëtare
10. Bajram Lajqi - Anëtar
_____________________________________________________________________________________
Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës
Neni 106
Komisioni disiplinor përbëhet nga dhjetë (10) anëtarë të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Odës.
Neni 107
Komisionet disiplinore zgjedhin nga radhët e veta Kryetarin e Komisionit që udhëheq punën e Komisionit.
Neni 108
1. Gjatë punës, anëtarët e komisionit disiplinor janë të pavarur dhe vendosin sipas Ligjit, Statutit të Odës, Kodit të Etikës profesionale të Avokatëve, Rregullores Disiplinore dhe akteve tjera normative të Odës.
2. Sipas propozimit të Këshillit Drejtues apo 1/3 e anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë secilin anëtar të Komisionit Disiplinor, edhe para skadimit të mandatit, nëse vërtetohet se nuk e ka kryer detyrën në mënyrë korrekte dhe profesionale.
3. Vendimi i Kuvendit është përfundimtar.
<< prapa