AVLO
Detyrimet për AVLO
Çdo avokat aktiv, duhet t’i ketë të kryera (realizuara), dhjetë (10) orë kredi të arsimimit të vazhduar ligjor. Avokati i regjistruar për të parën herë në profesion detyrohet që deri në tri vitet e para raportuese të kyçjes në profesion, t’i ketë të kryera (realizuara) pesëmbëdhjetë (15) orë kredi të arsimimit të vazhduar ligjor gjatë secilit vit raportues. Ndërsa, Avokatët që kanë mbushur 70 vite janë të obliguar t’i kenë të kryera (realizuara) pesë (5) orë kredi AVLO brenda një viti.
<< prapa