Komitetet e përkohshme
Rregullore për organizimin dhe punën e komiteteve
Neni 6
1. Për çështjet e caktuara ditore të ashtuquajtura ad-hoc, Këshilli Drejtues do të formojë Komitetet e përkohshme. Ato krijohen për një çështje a detyrë të caktuar.
2. Të këtilla mund të jenë: programet dhe shërbime të caktuara përfitimi për anëtarët dhe komunitetin, pastaj programe komunikimi me gjykatat dhe organet e autoritetet e tjera, për fillimin, mbështetjen dhe realizimin e iniciativave dhe politikave ditore.
3. Komitetet e përkohshme pushojnë së funksionuar me përfundimin e projektit respektivisht zgjedhjen e çështjes për të cilën janë formuar.
<< prapa