Njoftim

28 Gusht 2017

Oda e Avokatëve të Kosovës, në përpjekje për të përmbushur obligimet e saja ligjore ndaj avokatëve, ka kërkuar mbështetje në vazhdimësi nga institucionet qendrore dhe ato lokale në sigurimin e kushtëve të punës, por se deri më tani ka ngelur vetëm në premtime dhe nuk është ofruar diçka konkrete.

Duke u gjindur në një situatë të tillë, Këshilli Drejtues i OAK në Mbledhjen e 184 të mbajtur më datë 25.08.2017, ka marrë Vendim  për t’i hyrë iniciativës për sigurimin e një objekti për nevojat e OAK dhe avokatisë, duke u bazuar në forcat e veta dhe në të njejtën kohë për të punuar në drejtim për sigurimin e donatorëve të cilët do të shprehin interesim për mbështetjen e OAK-së.

Më qëllim të transparencës së punës të cilën e bënë Këshilli Drejtues, është vendosur që të gjitha çështjet të cilat lidhen dhe kanë të bëjnë me këtë synim, të njoftohen të gjithë avokatët.

Andaj, Këshilli Drejtues i OAK-së gjithashtu ka marrë Vendim që të mbahet një Kuvend i Jashtëzakonshëm i OAK-së për të trajtuar mënyren e arritjës së këtij synimi i cili është jetik për avokatinë. Për këtë ofertuesit e interesuar mund të deponojnë ofertat e tyre me shkrim në OAK, për të cilën do të jeni të informuar.

OAK do të bëjë pranimin e Ofertave në afatin prej 15 ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi.

Këshilli Drejtues i OAK
Osman Havolli, Kryetar

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha